Roman dashurie:Si u dashurova në ty (57)

  • 13 November 2018 - 16:04
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (57)

Unë qesha, por jo me ironi. "Ti dëshiron të merresh me të sipas mënyrës tënde atëherë"? i bëra gjest Dan-it, i cili po sillej në gjakun e tij. Nell po dridhej, ishte trembur. "Ndoshta një dush do të tingëllonte mirë"? "Po. E gjitha kjo do të shkojë nga këtu kur ti të kesh dalë nga dushi". Unë e pashë panikun rreth fytyrës së saj. "Ti nuk do të shkosh, apo jo"? "A dëshiron që unë të shkoj"? Ajo e shkundi kokën e saj, një lëvizje të lehtë që ma dridhi zemrën dhe të ndiej për të. "Atëherë do të jam këtu. Vetëm se…shko dhe bëj një dush të ngrohtë". Ajo e tha këtë dhe u zhduk në dhomën e saj të gjumit. E dëgjova dushin kur u lëshua, dhe, po provoj të mos e imagjinoj atë në kokën time. Kjo nuk është ajo që ka nevojë tani. Split e kapi për këmbë Dan-in. "Kap për krahun e tij, Colt"? Unë ulem dhe e kap atë, dhe e dërgojmë shkallëve poshtë dhe dalim te vetura e Split-it. Një çift kaloi pranë dhe na shikoi mërrolur, por pasi që është Viti i Ri, ata nuk e thonë asgjë. Së bashku e vendosëm në ulëset e prapme dhe e mbyllim derën. Split e hap derën e shoferit dhe futet brenda, por nuk po mbyllej. "Ajo nuk i takon kësaj bote, Colt". Ai nuk më shikon mua, sikurse po e thotë. "E di". "E as ti. Kurrë nuk e ke bërë". "Unë e di atë po ashtu". "Më pëlqen mor djalë i bardhë. Mos u përziej, do të përfundosh i vdekur dhe kush do ta pastrojë veturën"? Split e nis veturën dhe e mbush me shpejtësi. Është një veturë e rregulluar e vitit '73, "Bonneville" me motor origjinal. Është një bukuroshe e vërtetë dhe ne gjithmonë ishim pak xheloz. Ai e kishte blerë këtë zonjë në "Rochester", për disa mijëra dollarë. Nuk nevojitej pak, që nga momenti kur zonja e vjetër mezi e kishte vozitur, pasi që bashkëshorti i saj i kishte vdekur. Ai vinte tek unë kur kishte nevojë për mua apo për diçka, por, ishte kjo mënyra për të qenë në kontakt me mua. "Nuk do ta bëj, Split". "E çfarë e ke ndërmend të bësh me këtë derrin Dan"? "Unë nuk e di, dhe nuk dua ta di. Ai meriton të vdesë, për nuk e dua që kjo të bëjë në ndërgjegjen time". "O ta hajë dreqi. Ke derdhur mjaft gjak për këtë bushtër". Unë qesha. "Faleminderit që ma kujtove". "Vetëm e të jetë reale". E mbylli derën e tij e hapi dritaren. Do të ndaloj pranë shitores dhe do të tregoj nëse do t'ia dalë". "Mos. Vetëm përkujdesu që kurrë të mos kthehet këtu". Split më buzëqeshi, dukeshin dhëmbët e tij të bardhë në errësirë. "Nuk e mendoj se kjo do të jetë problem". Transmisionin e vendosi në 'D', por bënte pauzë. "Problemi ishte se ai duhej të luftonte Alvarez-in javën e ardhshme". Unë qesha. "Alvarez nuk kishte gjasë. Ai ishte idiot, por ishte një bir bushtre i fortë". "E ke humbur thirrjen tënde, Colt". E drodha kokën. "Unë jam mirë, mbylle këtë dreq". "E di, e di. Vetëm thashë". (Vijon)

 

 

(Kosova Sot)