Roman dashurie:Si u dashurova në ty (58)

  • 14 November 2018 - 16:12
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (58)

Mora pak letër dhe një preparat pastrimi. Ajo, për fat, ka dysheme të drurit, e nga kjo dysheme gjaku hiqet më lehtë sesa nga tepihu. Përpos dyshemesë, më duhet t'i pastroj edhe muret. Kur i laj me ujë, dalin krejt të pastra. Nell del me flokë të lagëta, e veshur vetëm me një bluzë të gjatë "Disney", e cila i vinte deri në mes të kofshëve. Ajo duket më e ndjeshme sesa ndonjëherë më parë. Për këtë shkak, e përqafoj, para se të dija se çka jam duke bërë. Kësaj here ajo nuk tendoset, merr frymë thellë, bile disa herë. "Në rregull është që të qash", i them. Ajo e tundë kokën. "Jo, nuk është". "Ty të kanë sulmuar. Të lejohet të qash". "E di. Por nuk dua. Nuk mundem", thotë ajo, duke u larguar nga unë dhe duke shkuar në kuzhinë. Ia marr shishen e rakisë nga dora, para se ajo arrin të pijë nga ajo. "Nuk jam i sigurt se kjo është mënyra më e mirë". Ajo kundërshton dhe e merr shishen sërish. Unë ia marr përsëri nga dora. "Nuk mund të harroj asgjë". "E di". Ajo e merr shishen dhe i mbushë gotat. "Kam nevojë për këtë". "Jo, nuk ke". Ajo kthehet kah unë, me sytë tërësisht të hirtë kësaj here. "Mos më thuaj se çka më duhet! Ti nuk më njeh". "Unë di shumëçka rreth zhytjes së dhembjes me uiski. Rakia ta largon dhembjen për një kohë. Por, më pas nuk ka raki në botë e cila mund ta largojë dhembjen". "Ty nuk të ka dhunuar askush". "As ty! Unë e ndalova. Më vjen keq. Më vjen keq që nuk erdha më herët, por ka një dallim të madh midis të qenit e dhunuar dhe gati e dhunuar". Sytë e saj shkëlqejnë dhe unë e mbaj në duar. "Nuk jam duke thënë se kjo është në rregull. Nuk është në rregull. Të lejohet të ndjehesh sikur që je ndier. Vetëm jam duke thënë se konsumimi i uiskit nuk do ta shlyejë atë që ka ndodhur". "Çka dreqi di ti, bre". Ajo e zbraz gotën dhe tenton ta mbushë përsëri. Atëherë ia shoh vragat. Disa të reja, disa më të vjetra. E disa edhe të freskëta. Shumë të freskëta. Ajo më heton se unë ia pash vragat. Ajo pret nga unë që ta pyes, por unë nuk e pyes asgjë. Ende nuk e kisha veshur bluzën, kështu që ia bëj me dorë kah disa vraga të mia, ku disa i kisha mbuluar me tatuazhe. Por, disa i kisha lënë ashtu si ishin. Po. Unë e di pse ajo e lëndon veten, ajo që nuk e di, është arsyeja kryesore. Ajo gjendet thellë në të dhe duhet kohë dhe durim që ta nxjerr nga ajo. Dhe, me gjasë edhe mua do të më duhet t'ia tregojë arsyet e mia. Gjë që, me të vërtetë, nuk dua ta bëj. Ajo më shikon. Kësaj here sytë e saj janë të butë, plot mirëkuptim. "Edhe ti je prerë?" "Prehesha dikur". "Pse?" Unë e tundi kokën. "Kjo është një storje për një natë tjetër dhe e ka çmimin e vet". Ajo sikur kthjellet. "Çfarë çmimi?" "Që edhe ti të ma tregosh storjen tënde". (vijon)

 

(Kosova Sot)