Sonte do mësoni si ta “çmendni” burrin kur bëni dashuri...

  • 14 November 2018 - 21:37
Sonte do mësoni si ta “çmendni” burrin kur bëni dashuri...

Çdo grua do të dëshironte të kënaqte plotësisht burrin e saj dhe në mesin e mijëra obsesioneve dikush pyet se si ta “çmendi” burrin në shtrat. Natyrisht nuk ka një përgjigje të vetme për ta bërë atë të bjerë në këmbët tuaja në dhomën e gjumit, por ka udhëzime të vogla që mund të ndiqen.

Bërja e dashurisë duhet të jetë një aktivitet krejtësisht i natyrshëm, por duke bërë një ndryshim të vogël në rregulla, për të përmirësuar cilësinë e marrëdhënies, nuk bën dëm.

Këtu janë disa këshilla të vogla për ta “çmendur” burrin tuaj në shtrat: Bëhu e ëmbël dhe pastaj papritur merr qëndrimin tuaj joshës/ Nuk ka asgjë më të fuqishme se ta “çmendesh” burrin në shtrat, se sa një ndryshim i papritur i pozicionit. Zakonisht është burri që merr iniciativën, por fakti që gruaja dominon e bën atë të humbasë “kokën”, sepse e bën mashkullin që të braktisë zonën e tij të rehatisë.

Përgatiteni ngadalë për momentin/ Zakonisht burrat janë të drejtpërdrejtë dhe arrijnë menjëherë në atë pikë duke e bërë marrëdhënien e mërzitshme dhe monotone. Nëse doni ta “çmendni”, përgatitni së pari terrenin, me një kërcim sensual ose me përdorimin e lodrave për të rritur.

Përjetoni fantazitë e tij/ Imagjinoni sa provokative është që një burrë ta shohë gruan e tij të veshur me diçka sensuale. Luani infermierja dhe pacienti… dhe gjëra të tilla.

Shmangni përdorimin e alkoolit/ Alkooli përcjell aromë të keqe dhe meshkujt nuk do të reagojnë mirë ndaj stimujve. Kërko për pozicione të reja/ Ka mijëra libra që tregojnë të gjitha pozicionet që mund të bëni kur jeni duke bërë dashuri me një burrë.

 

(Kosova Sot)