Shenjat se jeni shumë kontrolluese në lidhjen tuaj

  • 20 November 2018 - 10:18
Shenjat se jeni shumë kontrolluese në lidhjen tuaj

Të jesh në lidhje ka të bëjë me kujdesin dhe kompromisin, të keni respekt të barabartë për partnerin dhe në të gjitha vendimet të merrni pjesë si çift. Në vijim ju sjellim disa shenja klasike që e dëshmojnë se ju për së tepërmi e kontrolloni lidhjen tuaj E SHPEJTË PËR TË KRITIKUAR Ju gjithmonë jeni e shpejtë për të kritikuar partnerin kur ka diçka që nuk ju pëlqen. Nuk ka lidhje edhe nëse një çështje e caktuar nuk ka pasur të bëjë me ju, nëse nuk ju pëlqen si tingëllon, ju fluturoni dhe gjërat i merrni më personale se sa normalja. IZOLUESE Juve nuk ju pëlqen kur ai del me miqtë e tij apo kolegët e punës, duke preferuar që ai të mbetet në shtëpi dhe të mos bëjë gjë. Kjo është një sjellje klasike izoluese. VENDNDODHJA Ju gjithmonë dëshironi dhe kërkoni ta dini ku ndodhet ai gjatë gjithë kohës, e ju e pushtoni me porositë tuaja dhe me thirrjet telefonike derisa ta kuptoni saktë se ku është dhe me kë ndodhet dhe çfarë është duke bërë. VËMENDJA Ju dëshironi që ai të përqendrohet dhe energjinë ta shpenzojë në juve dhe në vetëm juve, e ju bëheni xheloze dhe zemëroheni se ai po investon diçka apo në dikë që nuk ju përfshin juve. IA KONTROLLONI TELEFONIN Ju nuk mendoni dy herë për të nxjerrë telefonin e tij nga xhepi kur ai fle dhe shikoni nëpër porosit dhe thirrjet e tij dhe gjithçka nëpër rrjetet shoqërore. Kjo është një shkelje e privatësisë dhe një indikator se ju jeni tepër kontrolluese. 

(Kosova Sot)