A duhet treguar kur tradhtojmë?

  • 09 October 2015 - 15:01
A duhet treguar kur tradhtojmë?

Ju ende nuk e dini se çfarë ka ndodhur … por ja që keni qenë të pabesë ndaj partnerit/es suaj. Dhe tashmë gjendeni në dilemën për t’ia thënë ose jo! Sipas disa revistave femërore, “më mirë të jeni besnik, nëse nuk dini të mbani gojën mbyllur”. Atëherë ju duhet të flisni apo të tregoheni të qetë pas një tradhtie? Sipas Gérard Decherf, doktor i psikologjisë në Paris, marrëdhëniet varen nga personaliteti. “Ka tri nivele të ndryshme evolucioni tek individët”, saktëson ai. Çdo person reagon sipas nivelit të tij të evolucionit.

Personaliteti narcisist: Mos tregoni asgjë

“Niveli i parë është funksionimi i tipit narcist”, shpjegon G. Decherf. Kjo kategori lidhet me një individ që në thellësi të vetes nuk ka hequr dorë nga statusi i tij si fëmijë. Dëshiron të gjejë avantazhet në periudhën fëmijërore, e karakterizuar nga një ndjesi e pushtetit absolut. Në këtë rast, personi është i përqendruar në vetvete. Përpiquni të risiguroheni edhe për cilësitë fizike dhe ato intelektuale.

Në këtë kontekst, tradhtia nuk drejtohet kundër tjetrit: ajo efektivisht lejon forcimin e vetëvlerësimit. Në një rast të tillë, nëse flisni me bashkëshortin ose bashkëshorten për “hallakatjen” tuaj, ju do ta bënit atë të vuante kot. Është e preferueshme që narcisisti të fillojë me iniciativën e vet një “punë” personale, me qëllim për të rifituar besimin në vete.

Xhentil? – Sinqeriteti përpara çdo gjëje

“Përkundër tipit narcisist gjejmë personat me një funksionim të tipit ‘xhentil’, më pak të prekur nga fëmijëria”, thotë Gérard Decherf. Çiftet xhentile apo “të rritura”, jetojnë një marrëdhënie të vërtetë, në të cilën tjetri ekziston më së miri: njihet me nevojat dhe me kënaqësitë e tij. Respektohet.

Përgjithësisht në këto çifte, për t’u ruajtur cilësia e marrëdhënies, partnerët merren në konsideratë. Dhe në momentin që njihet tjetri me gjithë tërësinë e tij, mosrrëfimi i një akti tradhtie duket i papërshtatshëm.

Pranimi i një marrëdhënieje kalimtare nuk vë në rrezik marrëdhënien, sepse tjetri është i aftë të përballojë një rrëfim të tillë. Ndërkohë, një tradhti pak më e “rëndësishme” duhet rrëfyer me kujdes të madh.

Narcisist-pervers? Tregoni që ta shihni të vuajë

Tipi i tretë i personalitetit është ai i individëve narcisistë të lidhur me një funksionim pervers. Në këto raste, tradhtia vjen nga vetë çifti. Bëhet fjalë për bashkëshort dhe bashkëshorte që tenton të “godasë”.

Kjo shpjegohet me frikën për të humbur tjetrin. Për të mbajtur fort pas vetes partnerin/en, nxitohet në një veprim të ngjashëm të tipit: “mund të gjej shumë lehtë ndonjë tjetër që më bën më të lumtur” ose “nëse më do, do t’u nënshtrohesh nevojave të mia”. Pra, posedimi karakterizon marrëdhënien. Në këto raste, tradhtia nuk maskohet kurrë, sepse nuk shfaqet si një dobësi ose një diversitet, por si një armë për ta mbajtur tjetrin fort dhe ndoshta për ta bërë atë të vuajë.

Në fund mund të themi se, tri personalitetet e përmendura më sipër, tregojnë pra reagime të ndryshme. Në çdo rast, e rëndësishme është të respektoni partnerin/en. Ta doni atë me të vërtetë, përndryshe ndahuni dhe mund të bëni çfarë të doni pa të. Të qenët besnik dhe të respektueshëm në një marrëdhënie që krijoni, është një çelës suksesi për një jetë dhe një familje të shëndoshë e të lumtur.