Tri arsyet e ndarjes

  • 10 October 2015 - 09:24
Tri arsyet e ndarjes

Shpesh mund të thoni se si nuk e keni vërejtur se ndarja “po vjen”, ndërsa në anën tjetër, ndarjet vërtetë mund të jenë të papritshme. Nuk është me rëndësi se si vjen deri te ndarja, ato zakonisht kanë dicka të përbashkët. Këto janë tri arsyet e fshehta që pothuajse gjithmonë janë shkaktarë për ndarjen

Ai ndjehet nën presion dhe i duket vetja joadekuat për lidhjen

A vrapon vazhdimisht pas tij? A do më shumë dashuri, vëmendje, më shumë seks, se sa që ai të ofron? A ndjen se si vazhdimisht je duke u përpjekur të rregullosh gjërat në lidhje?

Në qoftë se e gjen veten në njërën prej këtyre situatave, atëherë lidhja jote është në mospajtim dhe është shumë e mundur që ai ndjehet nën presion. Duhet ta dish se nuk është krejt faji yt. Shumica e meshkujve ikin nga presioni emocional kur është në pyetje jeta e tij (që në mendjen e tij, ashtu duket). Në qoftë se mashkulli ndjehet nën presion, ai do të ndjehet i pasigurt, do t’i duket se nuk mund t’ju kënaqë, dhe në këtë rast, ai do të tërhiqet, më parë se të provojë të rregullojë problemin.

Lidhja i duket sikur garë

Në qoftë se mashkulli duhet të luftojë me femrën për “kontroll” në lidhje, ai do të kujtojë se në jetën e gruas me të cilën është, nuk ka hapësirë për meshkuj. Duhet ta dini se kjo është një gjë shumë e rëndësishme për lidhjen.

Kjo nuk do të thotë që mashkulli duhet ta kontrollojë krejt lidhjen, secila palë duhet të ketë kontroll mbi sfera të caktuara, por në qoftë se femra në lidhje sillet sikur ajo mund t’i arrijë të gjitha dhe deklaron se duhet t’i bëj të gjitha vetë, ajo ne fund përfundon – e vetme. Nuk duhet të ndjeheni se me partnerin jeni duke luftuar për dicka, lidhjes i duhet një bashkëlojtar, jo një kundërshtar. Në fund të fundit, nuk bëhet nami nëse ia leni ta hapë kavanozin (të cilin mund ta hapni edhe vetë), ta ndërrojë dritën e prishur, t’ua hapë derën, të lavdërohet për të arriturat e veta, etj.

Nuk ndjehet i respektuar

Kurrë nuk do të mund të arrini të ndërtoni një lidhje serioze me një mashkull të cilin nuk e respektoni. Që të keni një marrëdhënie stabile duhet ta ndjeni se jeni aty për njeri tjetrin, si dhe t’i merrni në konsideratë mendimet e njëri tjetrit. Mashkulli duhet ta dijë se në momentin e tij më të dobët do ta gjejë mbështetjen tuaj, e jo gjykimin. Ai duhet të dijë se ju jeni në gjendje të kaloni gjithcka me të dhe për të, se për shkak të sinqeritetit nuk do ta humbë respektin tuaj.