7 shenjat që tregojnë se duhet t’i thuash të dua!

  • 13 October 2015 - 16:27
7 shenjat që tregojnë se duhet t’i thuash të dua!

Askujt nuk duhet t’i thoni të dua nëse nuk jeni 100% të sigurt në këtë që e thoni! Ja kur është momenti adekuat për një gjë të tillë

1. Ju bën më të lumtur sesa që keni qenë ndonjëherë

Dashuria e jetës tuaj do t’ua bëjë të qartë pse Taylor Swift këndon aq shumë këngë të dashurisë. Kur jeni krah për krah me të, do të jeni më të lumtur sesa ndonjëherë më parë, qoftë edhe nëse jeni duke bërë diçka të mërzitshme, sikur që është bërja e shopingut të domosdoshëm në vetëshërbim. Ai ju bën të lumtur, pa marrë parasysh se ku gjendeni, transmeton gazeta Kosova Sot Online. 

2. Ai nuk do të frikësohet nga deklarata juaj e dashurisë

Edhe nëse e dini se jeni në dashuri, nuk duhet t’i thoni fjalët magjike “të dua”, nëse mendoni se pala tjetër do të frikësohet nga përkushtimi, i cili qëndron prapa një deklarate të tillë. Fundja, nëse e doni, ju do të doni që ai të rrijë me ju sa më gjatë që të jetë e mundur. Për këtë shkak, mund të ndodhë që ta shtyni shpalljen tuaj të dashurisë ndaj tij derisa të bindeni se ai është në nivel të përgjegjësisë së duhur.

3. Nuk mund ta parandaloni ndarjen nga ai

Edhe nëse ka ndonjë arsye për t’u ndarë nga ai person, ju nuk mund ta paramendoni jetën pa të. Ai është një pjesë aq e madhe e jetës tuaj, saqë nuk keni ndërmend kurrë të ndaheni nga ai. Thjesht, e dini se jeta ju ka bashkuar për të mos u ndarë kurrë më.

4. Edhe nëse nuk ia keni thënë ende, ia keni demonstruar tanimë

Veprat flasin më zëshëm sesa fjalët. Edhe nëse ju dy ende nuk ia keni thënë fjalët magjike njëri-tjetrit, ju ia keni demonstruar njëri-tjetrit atë çka ndjeni. Jini të sigurt se ai e di se si ndiheni.

5. Jeni ekip i vërtetë

Në një lidhje të shëndoshë, të dy personat veprojnë sikur të ishin një. Kjo d.m.th. se ai respekton pikëpamjet tuaja dhe juve, si të barabartë me të. Fundja, dashuria nuk ka të bëjë me superioritet, por me trajtimin e personit tjetër si të barabartë plotësisht me ju.

6. Kur jeni me të, ndiheni më së miri

Kur jeni në dashuri, edhe vetë heshtja është disi e këndshme. Nuk do të hezitoni që të bëni marrëzi në prani të tij dhe nuk do t’ju pengojë as të bëni biseda serioze me të. Pa marrë parasysh se çka bëni, ndiheni mirë kur jeni me të.

7. Thjesht, e ndjeni një gjë të tillë

Dashuria dhe epshi janë dy emocione krejtësisht të kundërta. Ndoshta këtë ende nuk e dini, por pasi që të bini në dashuri të vërtetë, do ta kuptoni për çka e kemi fjalën. Kur të jeni me dashurinë e vërtetë nuk do ta pyetni veten se a është ai, “ai i duhuri”, apo jo, sepse do ta dini se është.

(Kosova Sot)