Një teknikë kineze për të ngrohur jetën tuaj seksuale

  • 30 November 2015 - 22:03
Një teknikë kineze për të ngrohur jetën tuaj seksuale

Kushtojini vëmendje feng shui-t, sepse edhe ndryshimi më i vogël i cili është në përputhje me feng shui-n mund të ndikojë mirë në jetën tuaj seksuale.

Dhoma e fjetjes e mbingarkuar me letra, me laptopin e ndezur tërë kohën dhe të lidhur në internet, me librat nëpër rafte, me fotografitë dhe lodrat e fëmijëve – një dhomë e tillë nuk është e mirë për jetën seksuale.

E gjithë kjo ua tërheq vëmendjen nga “akti kryesor”.

Tek “feng shui” gjëja më e rëndësishme është balanca. Ku ka balancë ka edhe përparim. Balanca në dhomën e gjumit duhet të jete “jing-jang”, mashkull-femër, pushim-dashuri, gjumë-seks.

Krijimi i lidhjes më të mirë dhe jetës seksuale më të mirë fillon me krijimin e harmonisë dhe balansit në lidhje dhe në dhomën e gjumit të cilën e ndajnë partnerët.

Nëse mendoni se jeta juaj seksuale ka rënë në krizë, aplikoni rregullat e mëposhtme të “feng shui-t”.

Dhoma juaj duhet të paraqesë simbolin “dashuria në shikim të parë”
Dhoma juaj e gjumit le të manifestojë gjithmonë “dashuri” sa herë që të futeni në të. Nuk mendohet në krevat në formë zemre, por në një dhomë e cila është e pastër, e cila duket bukur dhe në të cilën nuk ka libra, kompjuterë dhe vegla për ushtrime.

Hiqni vrasësit e pasioneve
Për shumë çifte, fëmijët janë vrasësit e pasionit. Nëse keni fëmijë, juve ju duhet hapësirë në të cilën ata nuk do të jenë prezent. Largoni nga dhoma e gjumit të gjitha fotografitë, lodrat dhe gjërat e tjera që u përkasin fëmijëve. Dhoma juaj e gjumit duhet të jetë vetëm për të rritur.

Zbukuroni
Blini dyshek të mirë dhe mbulesa të bukura që të ndjeheni bukur çdoherë që të gjendeni në dhomën e gjumit. Shmanguni luleve, dekorimeve dhe gjërave që janë “femërore” ose “mashkullore”. Zgjidhni ngjyra neutrale dhe elemente neutrale dekorative.

Krijoni barabarësi
Dizajnerët ndoshta nuk e duan simetrinë, por feng shui e do. Në të dy anët e krevatit duhet të vendosni nga një komodinë identike mbi të cilat qëndrojnë dy llamba identike, në mënyrë që të krijohet barabarësi dhe ndjenjë e të drejtave të barabarta.

Hiqni pasqyrat
Pasqyrat e dyfishojnë numrin e njerëzve në një hapësirë – ndërsa kur bëhet fjalë për dhomën e gjumit, vetëm dy njerëz duhet të jenë në të. Krahas kësaj, pasqyrat shkaktojnë edhe pagjumësi, e nëse nuk jeni të pushuar nuk do të jeni të disponueshëm edhe për seks.