Një lule për dashurinë dhe një libër për përjetësinë

  • 11 February 2016 - 11:15
Një lule për dashurinë dhe një libër për përjetësinë

Ata që bëjnë dhurata çdo vit për Shën Valentin, kanë gjithmonë nevojë për ide dhe libri është, minimumi, një ide e zgjuar. Dhe, qoftë edhe dhuratë e përsëritur, një titulli i ri e bën gjithmonë dhuratë të re.

Por një libër do ia vlente edhe për ata që nuk e kanë kuptuar kurrë se pse 14 shkurti u kthye në këtë lloj feste masive.

E dini që në Ditën e Shën Valentinit në Barcelonë meshkujt u japin femrave trëndafila, ndërsa femrat u japin atyre libra? Jo domosdoshmërisht duhet të jeni çift, mjafton të keni simpati për njëri-tjetrin.

Megjithatë ky rregull në shoqërinë e sotme nuk është i prerë. Një vajzë ka po aq gjasa për të marrë një libër dhe anasjelltas. Një lule për dashurinë dhe një libër për përjetësinë.

Besoni te librat, edhe kur nuk besoni në Shën Valentin. Librat ashtu si dashuria, janë për çdo ditë.

Dashuria është në ajër, ja disa sugjerime: