Pse tradhtojnë meshkujt? Ja çfarë thonë psikologët

  • 13 February 2016 - 10:12
Pse tradhtojnë meshkujt? Ja çfarë thonë psikologët

Meshkujt tradhtojnë më shumë se femrat, këtë e thonë dhe statistikat ku përqindja është më e madhe tek meshkujt.

Arsyet se pse meshkujt tradhtojnë janë më koncize ndërsa femrat tradhtojnë më shumë për shkaqe emocionale. Ja disa arsyet se përse tradhtojnë meshkujt:

Martesë jo e lumtur

Një martesë jo e lumtur, mund të çojë shumicën e meshkujve në një flirt duke pasuar në tradhëti. Shpesh kur një mashkull nuk merr nga partnerja e tij atë që dëshiron përqafon zgjidhjen më të lehtë “të shkojë me një femër tjetër”. Në vend që të analizojnë se çfarë shkon keq në marrëdhënie dhe të angazhohen për të rregulluar problemet, shumica e meshkujve zgjedhin “arratisjen” që pothuajse gjithmonë identifikohet me tradhëtinë.

Vetëm për seks

Kjo është arsyeja më e rëndësishme se pse meshkujt tradhëtojnë bashkëshortët e tyre. Sipas psikologëve, është më e lehtë për një mashkull të ketë marrëdhënie seksuale me një grua pa pasur ndonjë ndjenjë emocionale kundrejt saj, ndërsa për një grua nuk është pikërisht e njëjta gjë, përtej seksit ajo ka një arsye bindëse pse kalon në tradhëti.

Një grua nuk është e mjaftueshme

Pa marrë parasysh se sa e angazhuar apo besnike është bashkëshortja, shumë meshkuj priren të mendojnë se të kesh një grua nuk është e mjaftueshme.

Thjesht për ego

Meshkujt kanë ego shumë të brishtë. Edhe kur martesa apo lidhja e tyre shkon shumë mirë e preferojnë një hallakatje të rastit pa e menduar shumë gjatë. Shpesh ata provojnë tradhëtinë për të provuar nëse janë akoma tërheqës për seksin e kundërt.

Kompleksi i superioritetit

Shumë meshkuj mendojnë se janë superiorë ndaj femrës dhe bëjnë gjithçka për ta dëshmuar këtë, edhe nëse bëhet fjalë për të tradhtuar partneren. Shpesh egoizmi i shtyn të marrin atë që duan, pa pyetur shumë se kush lëndohet nga kjo situatë. Në shumë raste meshkujt kanë humbur pasurinë, shëndetin, fëmijët dhe familjen duke zgjedhur marrëdhëniet jashtë martese, por kjo nuk i pengon ata të bëjnë përsëri të njëjtën gjë. Në fund të fundit, burrat janë burra!

(Kosova Sot)