Këto janë rregullat kryesore për t’u bërë një xhentëlmen i vërtetë

  • 28 April 2016 - 23:43
Këto janë rregullat kryesore për t’u bërë një xhentëlmen i vërtetë

Mjekra duhet të shkurtohet
Mbajeni mjekrën dhe mustaqet të shkurtuara. Një pamje e tillë bën të dukeni i mprehtë.
Gjithashtu, është e rekomandueshme të vizitoni berberin çdo javë.

Ushtroni rregullisht
Të mbani vijën e trupit është një rregull strikte. Nuk është nevoja të dukeni si Arnold Schwarzenegger, mirëpo një trup sportiv është bonus për ty dhe zonjën tuaj.

Lëkura
Kujdesi për lëkurën është pjesë thelbësore e meshkujve të vërtetë. Vizitojeni ndonjë farmaci dhe blini ndonjë krem të mirë për lëkurë, i cili i zgjidh të gjitha problemet tuaja me lëkurë.

Shëndeti oral
Përderisa pastrimi i dhëmbëve çdo ditë është një domosdoshmëri, duhet të siguroheni se nuk mbani erë të keqe dhe nuk keni dhëmbë të verdhë. Këto probleme mund t’i zgjidhni duke e vizituar një herë në vit dentistin dhe duke përdorur pastrues për gojë.

Thonjtë duhet të jenë të shkurtuar!!!
Thonjtë duhet të jenë të pastër dhe të shkurtuar. Pikë!

Era e trupit
Asnjë qenie normale njerëzore nuk mund të mbajë erë si trëndafil. Mirëpo, gjithmonë ka një limit. Vetëm sepse është vera, kjo nuk ju arsyeton të mbani erë si një mi. Bëni dush çdo ditë dhe përdorni deodorant për të mbajtur larg erën e keqe.

(Kosova Sot)