Këshilla për vajzat e braktisura: Ja se çfarë lëvizjesh do të rikthejnë ish-in!

  • 02 May 2016 - 16:51
Këshilla për vajzat e braktisura: Ja se çfarë lëvizjesh do të rikthejnë ish-in!

Kthimi i të dashurit nuk është diqka që rekomandohet gjithmonë por në qoftë se ju keni vendosur që të luftoni ende për to, këtu keni disa këshilla:

Jepini kohë atij

Edhe pse durimi është ndoshta i fundit që këshillohet, "Jepini atij pak kohë" tingëllon më e keqja, por përvoja ka treguar se kjo mund të funksionojë. Nëse ju kohëve të fundit jeni shkatërruar, lëreni të marrë frymë dhe të mendojë rreth asaj se sa ai me të vërtetë ju mungon.

Punoni me veten tuaj (ndoshta problemi është tek ju)

Nëse ju doni ta ktheni atë, bëjeni më të mirën dhe më të zgjuaren dhe ta ktheni veten në një version të ri. Adresat e ndryshme psikologjike apo libra motivuese mund të jenë një përkrahje e madhe në kohë të vështira. Në vend të kësaj ju do të shpenzoni shumë kohë duke menduar për ish-in, të filloni të mendoni për veten.

Merreni parasysh se sa keni nevojë për të

Ndërsa gjërat janë ende të freskëta dhe kur zemra juaj është thyer në mijëra copa, e vetmja gjë që doni është që të ri-filloni. Në ato momente mos merrni vendime. Koka e ftohtë e merr parasysh nëse ai është me të vërtetë një zgjedhje e mirë.

Merrni iniciativën

Nëse ju mendoni se ai do të lexojë shenjat e tua, postimet në Facebook ose interpretojë fotot tuaja dhe mbi këtë bazë, të kuptojë se ju e doni atë, ju jeni duke gabuar. Nëse ju me të vërtetë keni arritur në përfundimin se nuk mund dhe nuk doni të jeni pa atë, i tregoni atij! Mos prisni për hapin e tij të parë, por atë bëjeni vet!

(Kosova Sot)