Dalin ditarët 1928-2018/ Çfarë ka lënë të shkruar Mbreti Zog

  • 27 August 2016 - 12:41
Dalin ditarët 1928-2018/ Çfarë ka lënë të shkruar Mbreti Zog

****  Agjencia Pro Democratia prezanton projektin me 9 akte që do të realizohen në një hark kohor dy-vjeçar duke shënuar ditën e shpalljes së Mbretërisë shqiptare më 1 shtator 2018. Në logon 90 vjet/ Mbretëri shqiptare, trashëgimi kulturore dimensioni i festimeve do jetë gjithëpërfshirës jo vetëm si kujtesë politike, dhe historike por sidomos si trashëgimi kulturore. Me këtë ide, një prej organizatorëve, Julian Zyla, thotë se: “ka ardhur koha që të vendosim nëse duam të mbetemi një vend ku opinioni i njerëzve për një pjesë të rëndësishme të historisë sonë, siç është periudha e Mbretërisë, të mbetet ende tejet e ndikuar nga komunizmi

1928-2018/ Rikthehet Mbretëria

Do të bëhet një moment historik “rikthimi” i Mbretërisë në mënyrën se si do ta kremtojnë 90 vjetorin e shpalljes së saj. Agjencia Pro Democratia prezanton projektin me 9 akte që do të realizohen në një hark kohor dy-vjeçar duke shënuar ditën e shpalljes së Mbretërisë shqiptare më 1 shtator 2018. Në logon 90 vjet/ Mbretëri shqiptare, trashëgimi kulturore dimensioni i festimeve do jetë gjithëpërfshirës jo vetëm si kujtesë politike, dhe historike por sidomos si trashëgimi kulturore. Me këtë ide, një prej organizatorëve , Julian Zyla,thotë se: “ka ardhur koha që të vendosim nëse duam të mbetemi një vend ku opinioni i njerëzve për një pjesë të rëndësishme të historisë sonë, siç është periudha e Mbretërisë, të mbetet ende tejet e ndikuar nga komunizmi. Ne besojmë që, përtej implikimeve politike, Mbretëria shqiptare përfaqëson një moment historik dhe gjithçka që ka lidhje me të, në të shkuarën apo në të tashmen, bën pjesë në trashëgiminë tonë kulturore. Për këtë arsye, pas pak ditësh, më 1 shtator, që është dhe dita kur është shpallur Mbretëria më 1928, do të prezantojmë projektin “90 vjet/Mbretëria Shqiptare-Trashëgimi Kulturore”. Ky projekt përbëhet nga 9 akte të cilat do të nisin të realizohen në një periudhë dy-vjeçare, për të shënuar 90 vjetorin e shpalljes së Mbretërisë shqiptare më 1 shtator 2018.”

Një nga aktet e këtij projekti, konsideruar mjaft të rëndësishme për mënyrën se si qeverisi gjatë mbretërisë së tij Mbreti Zog është botimi i ditarëve të tij. Për herë të parë, si pjesë themelore e projektit dhe e trashëgimisë kulturore, do të realizohet botimi i plotë i ditarëve të Mbretit. Kjo do të jetë një mundësi e komunikimit dhe përjetimit të drejtpërdrejtë me historinë e kësaj periudhe, e sidomos me mendimet e një prej liderëve që është shndërruar në një situatë studimore për studiuesit. Në këtë rast botimi i ditarëve do të lidhet me rrëfimet e drejtpërdrejta të Mbretit. Për këtë arkiv, Zyla ndalet të tregojë se “ideja e Mbretit Zog në rolin e personit që shkruan mund të jetë sa normale për studiuesit që e njohin ish-udhëheqësin e shqiptarëve para pushtimit italian, aq edhe intriguese dhe e veçantë për publikun e gjerë. Pjesë të ditarëve të Mbretit janë arritur të botohen edhe më parë. Por kjo do të jetë hera e parë që çdokush do të ketë mundësinë të lexojë të plotë përmbledhjen e shkrimeve të tij në ditarë. Është një pikënisje e mirë për ne si qytetarë shqiptarë për të sfiduar njohuritë tona për Mbretin dhe për çështjet e kohës dhe rrethanave në të cilën ai udhëhoqi dhe jetoi.”

Projekti 90/ Mbretëria shqiptare – trashëgimi kulturore është mbështetur sigurisht edhe nga Familja Mbretërore, duke u përfshirë në aktin tjetër të rëndësishëm që lidhet me imazhin, fotot historike. Kështu mishërimi në këtë 90 vjetor do të shoqërohet me paraqitjen e albumit fotografik me 90 foto emblematike shumë prej të cilëve thuhet se publikohen për herë të parë, të cilat do të pasqyrojnë momentet më të rëndësishme të Familjes, por dhe më të bukurat si dasma e Mbretit Zog apo ajo e Princit  Leka II.

“Projekti “90 vjet/Mbretëria Shqiptare-Trashëgimi Kulturore” ka fatin të ketë mbështetjen e Familjes Mbretërore dhe për elementë të projektit si Albumi Fotografik, botimi i Ditarëve, biografia e Pricit Leka II etj, ne do të mbështetemi mjaft edhe te bashkëpunimi me ta. Për albumin do të kujdeset më konkretisht edhe agjencia Mapo Images. Në fakt, fillimisht, ne menduam që albumin ta kishim gati për aktivitetin e ditës së enjte, më 1 shtator. Por meqenëse pranë kemi dasmën e Princit me znj. Elia Zaharia, vendosëm të presim, në mënyrë që dasma e tyre të mund të jetë pjesë e albumit”, flet Zyla për mbështetësit dhe përgatitësit e albumit.

Ndërsa ajo që ka mbetur si gjurmë gjatë kohës së diktaturës, duke shuar në mënyrë arbitrare këtë pjesë të historisë, lidhet me Zogollët. Një libër për “Zogollët dhe Familjet e Mëdha të Shqipërisë” do të evindentojë njerëzit e shquar,por dhe familjet e tilla duke i lënë vendin e duhur familjeve që kanë ndikuar ndjeshëm zhvillimet historike dhe ekonomike të Shqipërisë. Për atë se çfarë ka ndodhur me familjet e mëdha dhe Zogollët duhet të ndjekësh ngjarjet e tyre, që siç shprehet Zyla këto “ngjarje që kanë shoqëruar familjet e mëdha të një kombi janë një mundësi për të njohur historinë e atij vendi nga një këndvështrim shumë domethënës. Shpesh ti mund të jesh pranë oborrit mbretëror, por po aq shpesh historitë mund të të çojnë në kampe internimi apo në peripeci persekutimesh. Sidoqoftë, familjet që kanë ofruar individë të cilët kanë ndikuar rrjedhën e historisë sonë meritojnë vëmendje dhe libri që ne do të kemi si pjesë të Projektit do të ketë pikërisht këtë synim: pra, t’u japë vëmendjen dhe seriozitetin e merituar.”

Një tjetër kontekst i rëndësishëm artistik, që ka mbajtur në këmbë trashgiminë Mbretërore do të lidhet me filmin artistik mbi Mbretin Zog, vlerësuar si një nga elementët më ambiciozë të projektit, një film me metrazh të gjatë si një dritare mbi Oborrin,  periudhën dhe Mbretin Zog. Deri tani nuk ka njoftim mbi detaje të filmit. Por sipas organizatorëve do të jetë një bashkëpunim midis artistëve shqiptarë, kosovarë dhe hungarezë. “Nuk përjashtohet një bashkëpunim më i gjerë. Filmi artistik është ndoshta mediumi më i mirë për të arritur një publik të gjerë, ndaj angazhimi ynë për të realizuar një vepër arti sa më dinjitoze është sa në respekt të Familjes Mbretërore dhe historisë shqiptare, aq edhe në respekt të publikut dhe pritshmërive të tij”, tregon Juliani.

Në këtë kolanë aktesh është kornizuar tashmë edhe figura e Princit Leka II, për të cilin po përgatitet një punim biografik, i autorizuar, që do të flasë për jetën e tij, e ndërthurur me studimet, intervistat, duke shkuar më afër njohjes me trashëgimtarin e Familjes Mbretërore shqiptare.

Por ndërtimi i Mbretërisë ka lënë pas edhe arkitekturën e saj, duke plotësuar kështu moziakun e akteve kremtuese ku bëhet fjalë për kthimin e Vilës së Mbretit Zog në Shirokë në Muze të Familjes Mbretërore.

Kjo vjen sipas organizatorëve “në respektim të interest të Shkodrës mbarë shqiptarëve, të parimeve të trashëgimisë së pronës dhe të trashëgimisë kulturore. Familja Mbretërore synon kthimin e Vilës së Shirokës në Muze Kombëtar të Familjes Mbretërore”. Ndërsa për herë të parë për studentët do të ofrohen 10 tema doktorature në Universitetin Europian të Tiranës rreth periudhës dhe Familjes Mbretërore. “Shumë është thënë dhe është studiuar rreth Mbretit Zog dhe kohës në të cilën Shqipëria ishte mbretëri. Këto 10 punime do të aplikojnë seriozitetin e kërkimit shkencor mbi çështje juridike, ekonomike dhe sociale të asaj kohë”

Ky projekt ridimensionon një nga periudhat më të përfolura në historinë tonë, sidomos sa i takon historiografisë së shkruar në diktaturë për të cilën ende nuk ka përgjigje zyrtare në rishikimin e saj. Megjithatë kjo nismë e pro Demokratia me Fondacionin Mapo dhe UETPRESS do rikthejë vëmendjen në një antologji kulturore, duke dhënë mundësinë e shfaqjes së lulëzimit të kësaj trashëgimie, gjurmë të së cilës janë edhe sot.

Për herë të parë ditarët e Mbretit

Një nga aktet e këtij projekti, konsideruar mjaft të rëndësishme për mënyrën se si qeverisi gjatë mbretërisë së tij Mbreti Zog është botimi i ditarëve të tij. Për herë të parë, si pjesë themelore e projektit dhe e trashëgimisë kulturore, do të realizohet botimi i plotë i ditarëve të Mbretit. Kjo do të jetë një mundësi e komunikimit dhe përjetimit të drejtpërdrejtë me historinë e kësaj periudhe, e sidomos me mendimet e një prej liderëve që është shndërruar në një situatë studimore për studiuesit. Në këtë rast botimi i ditarëve do të lidhet me rrëfimet e drejtpërdrejta të Mbretit. Për këtë arkiv, Zyla ndalet të tregojë se “ideja e Mbretit Zog në rolin e personit që shkruan mund të jetë sa normale për studiuesit që e njohin ish-udhëheqësin e shqiptarëve  para pushtimit italian, aq edhe intriguese dhe e veçantë për publikun e gjerë. Pjesë të ditarëve të Mbretit janë arritur të botohen edhe më parë. Por kjo do të jetë hera e parë që çdokush do të ketë mundësinë të lexojë të plotë përmbledhjen e shkrimeve të tij në ditarë. Është një pikënisje e mirë për ne si qytetarë shqiptarë për të sfiduar njohuritë tona për Mbretin dhe për çështjet e kohës dhe rrethanave në të cilën ai udhëhoqi dhe jetoi.”

Albumi/ 90 vjet Mbretëri dalin foto të papublikuara

“Projekti “90 vjet/Mbretëria Shqiptare-Trashëgimi Kulturore” ka fatin të ketë mbështetjen e Familjes Mbretërore dhe për elementë të projektit si Albumi Fotografik, botimi i Ditarëve, biografia e Pricit Leka II etj, ne do të mbështetemi mjaft edhe te bashkëpunimi me ta. Për albumin do të kujdeset më konkretisht edhe agjencia Mapo Images. Në fakt, fillimisht, ne menduam që albumin ta kishim gati për aktivitetin e ditës së enjte, më 1 shtator. Por meqenëse pranë kemi dasmën e Princit me znj. Elia Zaharia, vendosëm të presim, në mënyrë që dasma e tyre të mund të jetë pjesë e albumit”, flet Zyla për mbështetësit dhe përgatitësit e albumit.

Film artistik për Mbretërinë, bashkëpunim shqiptaro-hungarez

Një tjetër kontekst i rëndësishëm artistik, që ka mbajtur në këmbë trashgiminë Mbretërore do të lidhet me filmin artistik mbi Mbretin Zog, vlerësuar si një nga elementët më ambiciozë të projektit, një film me metrazh të gjatë si një dritare mbi Oborrin,  periudhën dhe Mbretin Zog. Deri tani nuk ka njoftim mbi detaje të filmit. Por sipas organizatorëve do të jetë një bashkëpunim midis artistëve shqiptarë, kosovarë dhe hungarezë. “Nuk përjashtohet një bashkëpunim më i gjerë. Filmi artistik është ndoshta mediumi më i mirë për të arritur një publik të gjerë, ndaj angazhimi ynë për të realizuar një vepër arti sa më dinjitoze është sa në respekt të Familjes Mbretërore dhe historisë shqiptare, aq edhe në respekt të publikut dhe pritshmërive të tij”, tregon Juliani, shkruan mapo.

(Kosova Sot)