Rrugë me emra shqiptarë në Kili, ja harta

  • 30 June 2015 - 21:08
Rrugë me emra shqiptarë në Kili, ja harta

Duke lexuar një shkrimtar kilian, një poet të cilin po e lexoja në spanjisht, në një moment gjatë rrëfimit poetik më mbetën sytë te emri i një rruge që kishte vargëzuar poeti, emri i rrugës ishte… “Rruga e Dibrës”?!… U befasova sepse bëhej fjalë për një qytet në jug të Kilit me emrin Hualpën?!… Qytet nga vinte poeti i cili kishte lindur aty…

Kuptohet plot kureshtje u futa në Google dhe kërkova më shumë për këtë rrugë me këtë emër kur për befasinë time mësova se aty në atë qytet në Kili jo vetëm që kishte një rrugë me emrin “Rruga e Dibrës” por kishte edhe disa rrugë të tjera me emra qytetesh shqiptare!?…

Në gjuhën spanjisht kishte “Rruga Durrësi”, “Rruga Berat”, “Rruga Elbasan”, ”Rruga Shkodra”, “Rruga Tirana”, (Google diku e jepte gabim “Triana” por në vazhdim po të ndiqet rruga, më poshtë në hartë del e qartë, “Tirana”)”, “Rruga Vlora”, (Valona)”…

Kërshëria më shtyu të kërkoj me gjatë dhe nga kërkimet mësova se Hualpen është një qytet në jug të Kilit, është pjesë e Provincës Concepción, Regjionit të Bio Bio…

Emrat e rrugëve të atij qyteti janë vëne ashtu sepse të parët ata që themeluan qytetin kishin qenë emigrantë që kanë ardhur nga disa shtete europiane dheemrat i kane vendosur sipas vendeve të tyre të origjinës, nga kishin ardhur emigrantët!…

Sipas historikut të qytetit emigrantët thuhet se kishin Anglezë, Skocezë, Francezë, Çekë dhe Jugosllavë…

Në faqen online të bashkisë thuhet se emigrantët nga Jugosllavia kishin qenë: “Kryesisht Kroatë”?!… Dhe paskan zgjedhur emra qytetesh shqiptare?!… Si janë zgjedhur emrat e qyteteve shqiptare për emra rrugësh në Hualpen Kili!? Një mister që meriton vemendje studiuesish te mirefilltë besoj! /Ilir Seci/Illyiria/