Dokumenti/ Kur Enveri hoqi ‘armiqtë’ nga sistemi i drejtësisë

  • 16 February 2017 - 19:30
Dokumenti/ Kur Enveri hoqi ‘armiqtë’ nga sistemi i drejtësisë

Viti 1951 cilësohet si spastrimii fundit i drejtësisë. Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument që fakton kohën kur Partia e Punës mori vendimin për spastrimin e fundit të të gjithë administratës nga “elementët e mbetur armiq”, u vendos edhe largimi i këtyre gjyqtarëve të mbetur.

Postimi i Dervishit 

1951/Spastrimi i fundit i drejtësisë

Deri në vitin 1951 në Shqipëri kishin mbetur një grup fare i vogël gjyqtarësh të vjetër. Këta që prej vitit 1945 nuk gjykonin çështje politike, por vetëm çështje civile.

Mirëpo në vitin 1951, në kohën kur Partia e Punës mori vendimin për spastrimin e fundit të të gjithë administratës nga “elementët e mbetur armiq”, u vendos edhe largimi i këtyre gjyqtarëve të mbetur.

Gjyqtarët në fjalë ishin profesionistë, por meqë nuk ishin komuniste nuk pëlqeheshin nga regjimi në fjalë. Natyrisht në atë kohë nuk kishte as KLD dhe as KED, por kishte parti.

1

(Kosova Sot)