Pas 64 viteve, CIA më në fund zbulon detaje të puçit iranian

  • 21 June 2017 - 16:16
Pas 64 viteve, CIA më në fund zbulon detaje të puçit iranian

Dokumente zyrtare të publikuar javën e kaluar kanë hedhur dritë mbi rolin qendror të Agjencisë së Inteligjencës Qendrore (CIA) në puçin e vitit 1953, i cili e rrëzoi kryeministrin iranian, Muhammad Mossadegh, duke e ushqyer një rritje të madhe të nacionalizmit që kulmoni me Revolucionin Iranian të vitit 1979 dhe helmimin e marrëdhënieve SHBA-Iran drejt shekullit 21.

Përafërsisht 1.000 faqe të këtyre dokumenteve po ashtu zbulojnë për herë të parë detaje se si CIA kishte tentuar ta anulonte puçin e dështuar – i cili megjithatë u shpëtua në minutën e fundit nga një spiun i pashtruar në teren, transmeton Express.

I njohur si “Operacioni i Ajaxit”, komploti i CIA-s përfundimisht kishte të bënte me naftën.

Firmat perëndimore e kishin kontrolluar pasurinë e naftës të rajonit, qofshin ato kompani amerikano-arabe të naftës në Arabinë Saudite, apo kompani anglo-iraniane të naftës në Iran. Kur kompania amerikane në Arabinë Saudite u dorëzua para presionit në fund të vitit 1950 dhe u pajtua që t’i ndajë përgjysmë fitimet nga nafta me Riadin, koncesioni britanik në Iran u vu nën presion të madh për ta bërë të njëjtën gjë. Por, Londra refuzoi me ngulm.

Prandaj, në fillim të viti 1951, midis brohoritjeve të forta popullore, Mossadegh e nacionalizoi industrinë e naftës të Iranit. Britania e Madhe e tërbuar nga kjo, nisi të bëjë konspiracion me shërbimet inteligjente të SHBA-së për ta rrëzuar Mossadeghin dhe ta rikthejë monarkinë nën sundimin e shahut [mbretit të Iranit në atë kohë]. (Edhe pse disa në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, sic tregojnë edhe dokumentet e publikuar ani, e fajësuan papajtueshmërinë britanike për tensionet dhe kishin kërkuan të punonin me Mossadegh).

Tentim puçi filloi më 15 gusht, por ishte parandaluar menjëherë. Mossadegh arrestoi dhjetëra persona. Gjenerali Fazlollah Zahedi, konspirator i rëndësishëm, u fsheh, ndërsa shahu iku nga vendi.

CIA, duke besuar se puçi kishte dështuar, e anuloi atë.

“Operacioni është tentuar dhe ka dështuar dhe ne nuk duhet të marrim pjesë në cfarëdo operacioni kundër Mossadegh, i cili mund të gjurmohet deri në SHBA,” Zyrat Qendrore të CIA-s i kishin shkruar shefit të tyre në Iran në një mesazh, që u zubulua së fundmi, dërguar atij më 18 gusht të vitit 1953.

“Operacionet kundër Mossadegh duhet të mos vazhdojnë më”.

Ky ishte mesazhi që Kermit Roosevelt, oficer i lartë i CIA-s në Iran, e kishte injoruar me qëllim, sipas Malcolm Byrne, i cili i drejton Projektet e Lidhjeve SHBA-Iran në Arkivin e Sigurisë Nacionale në Universitetin “Geroge Washington”.

“Një person ishte në dhomë me Kermit Roosevelt kur ai e mori këtë mesazh,” Byrne ka thënë për Foreign Policy.

“[Roosevelt] tha jo – nuk kemi mbaruar ende këtu,” ka thënë ai.

Tashmë dihej se Roosevelt nuk e kishte respektuar urdhrin për ta ndërprerë operacion. Por, vetë mesazhi dhe përmbajtja e tij nuk kanë qenë të ditura më parë. Pasojat e këtij vendimi ishin historike.

Të nesërmen, më 19 gusht 1953, me ndihmën e turmat “e marra me qira” që besohet fuqishëm se ishin aranzhuar me ndihmën e CIA-s, puçi pati sukses.

Heroi nacionalist i Irani u burgos, monarkia e rikthyer nën sundimin e shahut mik të perëndimit, dhe nafta anglo-iraniane – e riemëruar British Petroleum – tentuan t’i rikthenin fushat e naftës. (Por s’ia dolën vërtet: Përkundër puçit, zbythja nacionaliste kundër rikthimit të kontrollit të huaj të naftës ishte shumë e madhe, duke e lënë BP dhe fuqitë tjera që ta ndajnë së bashku pasurinë e naftës me Teheranin).

(Kosova Sot)