Enver Hoxha: Zogu nuk shtiu një pushkë, tani bisedon me Çurçillin

  • 21 October 2017 - 10:31
Enver Hoxha: Zogu nuk shtiu një pushkë, tani bisedon me Çurçillin

LETRA E HOXHËS PËR HAXHI LLESHIN

Hoxha kërkonte që të agjitohej në popull kundër zogistëve


"Popullit do t'i themi që Zogu dhe Çurçilli mund të fjalosen dita me ditë, për çështjen t'onë neve jemi vetëm ata që do të vendosin dhe as Çurçilli as Zogu do të vendosin për fatin e popullit t'onë, por do të jetë vetëm ky që do vendosij për fatin e vet dhe për regjimin që do ta qeverisij. Dhe këtë gjë do ta sigurojë lufta e jonë, lufta e popujve të tjerë të rrobuar dhe lufta që bëjnë popujt e Demokracive të mbëdha me Bashkimin Sovjetik në Krye", shkruan ndër të tjera Enver Hoxha për Haxhi Lleshin".


Katër ditë, pas letrës ku i shpjegonte Haxhi Lleshit se si nuk duhej të flisnin kurrsesi për çështjen e kufijve në Dibër, Enver Hoxha, i nis një letër të dytë ende më të gjatë Haxhi Lleshit, ku i bën thirrje të tregojnë kujdes ndaj zogistëve, të cilët në shtator '43, po organizoheshin e po bënin fushatë për të gjetur mbështetje në popull. Hoxha, edhe pse tregohet moskokëçarës në dukje ndaj faktit të këtij organizimi të ri politik gjatë Luftës, dëshmon të kundërtën ndërsa zgjatet pafund në letër rreth këtij argumenti, derisa shpalos edhe strategjinë e tij se si do të agjitonin në Popull kundër zogistëve. "Popullit do t'i themi që Zogu dhe Çurçilli mund të fjalosen dita me ditë, për çështjen t'onë neve jemi vetëm ata që do të vendosin dhe as Çurçilli as Zogu do të vendosin për fatin e popullit t'onë, por do të jetë vetëm ky që do vendosij për fatin e vet dhe për regjimin që do ta qeverisij. Dhe këtë gjë do ta sigurojë lufta e jonë, lufta e popujve të tjerë të rrobuar dhe lufta që bëjnë popujt e Demokracive të mbëdha me Bashkimin Sovietik në Krye" shkruan ndër të tjera Enver Hoxha për Haxhi Lleshin.


Trakti i partisë zogiste

Më poshtë Shqiptarja.com e sjell të plotë këtë letër që ruhet në fondin 14 në AQSH. Më 28 shtator 1943 I dashuri Haxhi, Muarëm letrëzën tënde ku na lajmëroje për ardhjen këtej të xheneralit Italian dhe ndarjen e divizionit në batalione të ndryshme, të ngjitura ç'do batalioni t'onë partizan. Tash që keni me vete nga një bateri topash besojmë se do të veproni më me forcë kundra fuqive Gjermane, kudo që ti gjeni dhe ti kërkoni ti gjeni. Disa dit më parë të çova disa letra me të cilat ju vinim në korent të disa çështjeve që do tu shërbenin në zhvillimin e punës dhe qëndrimin që mund të mbani. Besojmë se i ke marë dhe to di kesh punuar me shokët udhëheqës. Besojmë se jeni në dinjeni të një trakti të hedhur tashti shpejt nga një parti Zogiste, trakt i cili firmohej nga Fiqri Dinia si Komandant i Përgjithshëm, prej Muharem Bajraktarit, Myftar Kaloshit, Bazit të Canës, Aqif Lleshit e disa Murat Bashër të tjerë. Ky trakt kërkon të mbledhij popullin nënë flamurin e Zogut, "shpëtimtarit, Yllit të Shqipërisë" e tjera gomardhëqe por që kanë alarmuar gjendjen. Këjo situatë që ka krijuar hedhja e këtij trakti, është në favorin t'onë pse të gjithë elementat që hiqeshin si demokratë e që rinin të fjetur ose të gjithë ata që ishin në ball e që na lëftonin tash ju ka rënë puna ngushtë, pse shofin një rezik Zogist dhe të tronditur nga këjo gjë këkrojnë të gjejnë një mbështetje të cilën ata e dinë që s'mund ta gjejnë gjëkundi gjetkë përveçse tek ne. Në këto kondita që tash këta elementa po lëkunden në ball, po na fërkohen ne dyke filluar të shajnë Ballin dhe të ngrehin çështjen e Zogut, dyke kërkuar të formojnë nga një parti demokrate e duke kërkuar të hynë në lëvizjen t'onë. Në këtë situatë juve duhet të jeni të squt dhe të dini të përfitoni nga këjo gjë dhe një kohësisht të ruheni nga provokacioni. Për sa i përket atyre firmatarëve të traktit ne i njohim të gjithë se kush janë dhe se cilat janë qëllimet dhe planet e tyre. Bazi i Canës dyke parë se sa vleftë ka në këtë lëvizje, ku s'pyetet veç se ay që lëfton dhe derdh gjak kujtoj se ishte koha e përshtatshme të ngrinte flamurin e Zogut me të gjithë të falimentuarit e tjerë. Ky njeri që s'ka hedh gadi as një pushkë kundër italianëve nuk do të hedhij as një gjysmë pushke kundër Gjermanëve.


Organizimi i forcës mercenare

Për kët arësye (dhe ka mundësi që Gjemani të ketë gisht në këtë çështje) ky po ngre çështjen e Zogut dhe përpiqet që mercenarët e të falimentuarit që kanë bënë gjith ato mutësira ti grumbullojë reth emërit të Zogut, dhe pa ngajtur gjermanët, por tuke i ndihmuar me këtë mënyrë, ay të organizojë një forcë mercenare për të thënë dhe ay fjalën e tij dyke kujtuar se do të pinë ujë metodat e vjetra. Këjo punë që bëjnë këta të famëshm majora ka të mirat dhe të këqijat e veta për çështjen tonë. E keqia është se ne s'duhet të biem në grackën që sigurisht po na ngreh armiku i cili përpiqet të krijojë diversione për të na hudh në grindje njëri me tjetrin dhe të bëjmë kësisoj që të harohet gjermani okupator, të bëjë që populli i hutuar dhe nga një frikë e Zogut të grumbullojë forcat dhe energjitë vetëm e vetëm për një gjë në të ardhme që natyrisht po të mos dimë ne të vepërojmë si edhe të luftojmë dyke u organizuar e forcuar do të mbetet një energji e vdekur ose një energji që armiku do të përpiqet nga ana tjetër ta kanalizojë për interesat e veta. Por nga ana tjetër ne nuk duhet as pak që të rimë me duar lidhur përpara kësaj situate, por duhet të marim pozita. Në këtë rast juve do të veproni kësisoj: Nuk jemi kundra formimit të ndonjë partije qoftë këjo Zogiste ose social-demokrate por jemi vetëm për atë parti përparimtare që kanë për qëllim kryesor luftën kundra okupatorit dhe këlyshëve të tij, luftën kundër të gjith atyre që me një mijë manevra po i shërbejnë haptazi a tërthorazi armikut. Të gjith ato parti reaksionare që dalin si kërpulla gjoja si parti patriotike e nacionaliste dhe që me qendrimin e tyre o me mos luftimin e tyre dhe me programin që shfaqin i shërbejnë armikut, neve do ti luftojmë si të dëmshme. Trakti i hedhur nga Partija "Zogiste" është një trakt dhe një Parti që i shërben okupatorit pse ajo vë në shesh problemin e një regjimi, në një kohë kur okupatori është edhe brenda në votrat t'ona, ajo parti përpiqet me programin e saj ti imponojë popullit një regjim dhe ta ngrumbullojë këtë popull reth një flamuri e një partije. Këjo parti ose më mirë këta efendilerë që s'njohin sovranitetin e popullit dhe të drejtën e këtij të vetëvendosij regjimin që ay dëshëron, nuk mund të jetë një parti përparimtare, një parti që ka për qëllim luftën kundra okupatorit po synon vetëm drejt marjes së pushtetit nga ana e një klike antipopullore.


Çështja e regjimit do t'i lihet në dorë popullit ta zgjedhë

Një parti e vërtetë në kuptimin përparimtar duhet të marij pjesë në frontin nacional çlirimtar, ta lërë më njanë çështjen e regjimit dyke mbajtur kurdoherë të drejtën e independencës së Partis dhe tërë aktivitetin e saj ajo parti duhet ta drejtojë drejt luftës kundra okupatorit. Çështja e regjimit do ti lihet në dorë popullit ta zgjedhij, dhe ky regjim do të jetë një regjim demokratik popullor. Këjo Parti Zogiste, s'paraqitet në këto forma, por këjo paraqitet si një grumbull njerëzish që deri dje kanë bënë kompromiset më të turpshme me okupatorin, që kërkojnë të përvetësojnë lëvizjen e me gënjye turmat, dhe që as pak s'kanë në program as në praktikë luftën kundra okupatorit. Nga ana tjetër Bazi i Canës, si anëtar i Këshillit dhe i Shtabit të Përgjithshëm bën pjesë në një komandë tjetër siç e le të kuptojë trakti. Kundra tij do të meret sigurisht një qëndrim i kiartë nga ana e këshillit e Shtabit dhe për këtë arësye na ço edhe ty mendimin tënd. Pra kundra kësaj Partije qëndrimi i jonë duhet të jetë ay që thamë më sipër. Popullit do ti themi që Zogu dhe Çurçilli mund të fjalosen dita me ditë, për çështjen t'onë neve jemi vetëm ata që do të vendosin dhe as Çurçilli as Zogu do të vendosin për fatin e popullit t'onë, por do të jetë vetëm ky që do vendosij për fatin e vet dhe për regjimin që do ta qeverisij. Dhe këtë gjë do ta sigurojë lufta e jonë, lufta e popujve të tjerë të rrobuar dhe lufta që bëjnë popujt e Demokracive të mbëdha me Bashkimin Sovietik në Krye. Zogun e di populli se sa ka luftue e derdh gjakun për Shqipërinë, populli e di se sa ay ka luftue jashtë tok me njerëzit e tij në Mërgim, populli e di se sa kanë lëftue Zogistët në Shqipëri, dhe për kët arësye ne e dimë se sa kredi ka Zogu dhe propaganda e tij këtu. Për këtë arësye ju në popull ta hapni gojën ashtu si duhet, dyke i thënë popullit pikpâmjen e jonë që Zogu le që shkoj pa hedhur ndo një pushkë, por në qoftë se ay e donte Shqipërinë dhe u përvëlua për këtë popull si thotë trakti ay duhet të kish ardhur dhe të luftonte këtu dhe jo të bënte qejf jashtë. Sa për luftën e Bazit të Canës që ka bënë në Durës, ne do të flasim edhe sikur Bazi i Canës të tradhëtojë Shqipërinë pse ajo s'ishte lufta e Bazit, por lufta e popullit t'onë dhe Bazi ishte vetëm një faktor. Por duhet të kemi kurdoherë kujdes që gjithë kujdesi dhe lufta e popullit të mos drejtohet në një polemikë ose luftë idesh, por objektivi më kryesor të jetë lufta kundër okupatorit dhe dyke pasur këtë parim ne ta goditim këtë propagandë të Zogistëve dhe nga ana tjetër të grumbullojmë reth frontit nacional Çlirimtar të gjith ata elementa të cilët do të jenë të shumtë që nga frika e Zogut do vinë të mbështeten tek ne. Po në këtë kohë ne duhet të goditim radhët e Ballit pse hedhja e këtij trakti do ti lëkundij Ballistat dhe ata elementa që deri dje po shisnin mend në emër të demokracis, do të shikojnë se qëndrimi i tyre në ball do të jetë një humbje për çështjen dhe një fitim për çështjen e Zogut nga e cila ata tmerohen pse e gjykojnë me mendjen e tyre si një forcë të madhe. Momenti është i përshtatshëm që me e shpartallue formimin e reaksionit që po grumbullohej reth Ballit. Pre dy punë paraqiten përpara nesh, me vazhdue e me godit Ballin, duke e demaskue deri në rënjë, me demaskue partinë Zogiste dhe të gjithë ata persona që e nënëshkruanin atë trakt dhe për mbi të gjitha me vazhdue luftën të ashpër kundra Gjermanëve, kundra intrigave të tyre zyrtare, si kongresin dhe lidhjen e Prizrenit, dhe formimin e ndonjë qeverije nënë drejtimin e Gestapos. Njëkohësisht me forcue Partinë, me forcue frontin nacional çlirimtar dyke përfituar nga të gjitha kontradiktat e këtyre rrymave. Së shpejti Zëri I Popullit dhe Bashkimi do të kenë nga një artikull për këtë çështje dhe atje do të shikoni ma kiartë qëndrimin t'onë. Nashti veproni si pas udhëzimeve të mësipërme.
Letrat të shqyrtohen me shokët Besojmë se do të keç qenë më i përpikshmi nga të gjithë në dërgimin e kontingjentit për Brigadën e dytë. Në rast se ke ndo një sasi armësh të tepërta e sidomos mitralioza të rëndë, ço disa në Elbasan. Haxhi duhet të mendoç seriozisht që tash fër mundësin e krijimit të një Brigade në Dibër. Jemi dyke bënë pllanet por ma dërgo edhe ty perspektivat e tua. Që të mundim ta zotojmë situatën si duhet, lypset me do e mos të tilla formacione. Eksperienca nër terene të ndryshme na mëson se pos patëm elementa të disiplinuar dhe të stërvitur në një shpirt më të lartë se në çetat e deri tash nuk mund të korim ato suksese që dëshërojmë. Këtu në Pezë jemi duke formuar Brigadën e tretë dhe sot duhet të kenë mbritur në Elbasan Partizanët nga ç'do anë që i kemi thirur për të formuar Brigadën e dytë. Kemi në Projekt formimin e tre brigadave të tjera, dy në jugë Gjirokastrë dhe Vlorë dhe një atje tek ty. Prandaj, i dashuri haxhi, duhet të mendoheç për këtë. Në rast se Inglezi ka hudh diç'ka prej qielli (gjë që se besojmë pse në vendet e tjera janë qesharake ato që kanë hedhur) këto armë i ruaj për brigadën e vendit tënd ose i jep nër batalione por me kondita që të meren kur të kërkohen. Mund të filloç agitationin që tash në gjithë krahinën e jote dhe në ushtërin e asaj zone për formimin e asaj Brigade, kështu që kur të japim urdhërin të kemi të paktën 150-200 Dibranë ashtu si e di ty që të bëjnë thelbin e Brigadës dhe restin e sjedhim nga krahinat e tjera. Këtu brenda po të vë disa lajme të brendëshme. Lidhjet me ty janë në rregull dëshërojmë që ti mbani kurdoherë kësisoj, të na vini kurdoherë në korent të situatës së atjeshme edhe ne t'ju vëmë në korent të çështjeve dhe mundësisht t'ju ndihmojmë. Këto letra që po i çojmë i punoni mirë tok me shokët drejtusa të atjeshmë dhe passi ti keni rrahur në ç'do anë dhe me i vu për një herësh në zbatim dyke i applikue si mbas rethanave që paraqiten në vëndit tuaj.

Shumë të fala

Për Komitetin Qendror të Partisë

(Kosova Sot)