Armët sekrete të ‘James Bond’, janë përdorur në Shqipëri në Luftën e Dytë Botërore - Dossier - Kosova Sot
Armët sekrete të ‘James Bond’, janë përdorur në Shqipëri në Luftën e Dytë Botërore

Armët sekrete të ‘James Bond’, janë përdorur në Shqipëri në Luftën e Dytë Botërore

Nga Erald Kapri 

Studiuesi Erald Kapri, kohët e fundit është bërë shumë i njohur për shkak të dokumenteve të nxjerra nga arkivat Britanike dhe ka nxjerr shumë sekrete që deri sot nuk njiheshin. Ai së fundmi ka botuar dhe librin e tij “Sekretet e luftës”, por sërish ka publikuar disa foto të disa armëve. Në një shkrim për neësbomb.al, Kapri shkruan se armët e James Bond janë përdorur në Shqipëri që në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Seriali Agjenti 007 është nga më të ndjekurit dhe më të dashurit e të apasionuarve pas shërbimeve sekrete dhe aventurave. Shkruesi i novelave të James Bond, Ian Fleming, punoi në shërbimet sekrete britanike dhe amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Agjenti 007 nuk do të kishte këtë famë pa armët dhe pajisjet e rralla që ai përdor për të shpëtuar shpesh nga situata të vështira.

Gjatë luftës u prodhuan në fshehtësi shumë armë sekrete nga britanikët dhe amerikanët që kryesisht u përdorën për luftën guerrile dhe në prapavijë kundër gjermanëve. Këto armë sekrete ishin frymëzimi që Fleming të shkruante novelat për agjentin 007.

Porshumë prej këtyre armëve janë përdorur edhe në Shqipëri, madje disa prej tyre u janë falur prijësve lokalë shqiptarë. Në librin “Sekretet e Luftës” gjenden detajet e plota të shumë prej aksioneve ushtarake dhe të spiunazhit që britanikët ndërmorë në Shqipëri në vitet 1943 dhe 1944.

Shumë prejkëtyre armëve gjenden sot në muzeun perandorak të luftës në Londër dhe publiku i gjerë mund të njihet me armët sekrete të luftës.

Ky është një automatik amerikan i prodhuar në vitin 1942, Njihet si prototipi UD M42. Shumë pak armë të tilla u prodhuan dhe kjo armë nuk u bë standarde për ushtrinë amerikane. Po ashtu por dizajni i saj nuk iu dha hua askujt. Kjo armë përdorej nga oficerët britanikë në Shqipëri e cila të jepte siguri në luftimet ndaj armikut.

Një armë të tillë, oficeri britanik Dejvid Smajli ia dhuroi Baba Faja Martaneshit, një nga prijësit kryesorë të partizanëve në tetor 1943. Ai fotografoi Baba Fajën, i cili pas kësaj dhurate nuk e fshihte dot gëzimin.ek 11

Sten Gun ishte një automatik i lehtë që përdorej me mjaft lehtësi me karikator anash. Ai u dizenjua nga disa inxhinjerë polakë në Britani dhe filloi të përdorej gjatë luftës nga agjentët britanikë në terren. Një prej këtyre armëve ata ia falën në Shqipëri Dule Bej Alimanit, nga Lura i cili po ashtu ka pozuar për aparatin e Dejvit Smajlit.eralr kapri4erald kapri8

Agjentët britanikë gjatë luftës në Shqipëri mbanin me vetë gjithnjë një valixhe dore, që në pamje të parë duket si valixhe për mjete pune apo për rroba. Por në fakt ajo valixhe mbante pajisjen e radios që ata komunikonin përtej detit me komandën e tyre. Kjo shpikje, nga më interesantet, ishte tepër e përdorur në Shqipëri.erald kapri 7

Këtu është oficeri britanik Devis që po raporton me radio nga fshati Mukje në gusht të vitit 1943. Ai përdor të njëjtën valixhe sekret me radion speciale.

erald kapri6

Lapsi vrasës ishte një tjetër gjetje e shërbimeve sekrete.  Brenda një lapsi të vogël gjendej një thikë vdekjeprurëse, e cila në rast rreziku mund të të shpëtonte jetën. Me dorë thyhej maja e lapsi e më pas ai kthehej në një armë të vërtetë.erald kaprit5

Pistoleta e heshur u prodhua për shërbimet sekrete për të kryer vrasje në distantë të ulët pa zhurmë.eralr kapri4

Pistoleta sinjalizuese ishte një tjetër shpikje gjatë luftës që agjentët e përdornin për të sinjalizuar pozicionin e tyre në terren, veçanërisht kur prisni furnizimi nga ajri. Këtu është fotografuar oficeri britanik Bishop në Shqipëri në vitin 1944 i cili ka bërë gati këtë pistoletë për ta përdorur.erald kapri3

Stilolapsi tymues ishte një tjetër armë që u përdor në Shqipëri. Në pamje të parë dukej si një stilolaps i zakonshëm por nëse shtypej nga sipër, ai lëshonte një sasi të madhe tymi duke u kthyer në një bombë tymuese të vërtetë.erald kapri2

Pistoleta vrasëse Uelrod u prodhua për të kryer vrasje pa u ndier. Ajo është tepër e vogël dhe duket si një tub, që ka një buton sipër për një plumb të vetëm.

erald kapri1

Pistoleta Ualther PKK ishte e preferuara e James Bondit, kjo për shkak se është tepër efektive, e vogël dhe nuk bllokohet. Por kjo pistoletë ishte mjaft e përdor nga agjentët sekret të ushtrisë britanike gjatë luftës.

erald kapri

(Kosova Sot)

4 orë e 25 minuta më parë
18/06/18