‘Me urdhër nga lart’, mjeku i Enverit zbulon prapaskenat: Si i mori postet Isuf Kalo - Dossier - Kosova Sot
‘Me urdhėr nga lart’, mjeku i Enverit zbulon prapaskenat: Si i mori postet Isuf Kalo

‘Me urdhėr nga lart’, mjeku i Enverit zbulon prapaskenat: Si i mori postet Isuf Kalo

AFRIM IMAJ/ Duke folur gjatë për pasardhësin e tij si mjek i Enver Hoxhës, profesor Hektor Peçi ekskluzivisht për “Panorama” tregon se se ka qenë ai, që e ka propozuar Isuf Kalon te Hysni Kapo për ta marrë me vete për specializim për një vit në Kinë.

Ai tregon se si pas vdekjes së Enver Hoxhës, duke abuzuar me emrin e tij, Isuf Kalo trokiste në çdo ministri dhe kërkonte favore për emërime të larta duke përdorur klishenë “me urdhër nga lart”, ndërkohë që nuk kishte asnjë urdhër për ato që ai kërkonte.

“Isuf Kalo ka historira të shumta dhe të gjitha do dalin në një botim te libri im “Të pathënat”. Isufi është specie e veçantë. Ka ardhur, ka marrë shefllëkun tim, merrte pushtet dhe gjithmonë thoshte “me urdhër nga lart”. Se nga kush e kishte urdhrin, as e merrja vesh”- thote mjeku Peçi në “Panorama”.

Pyetur nga “Panorama” se Isuf Kalo e zëvendësoi edhe në fakultetin e Mjekësisë pas vdekjes së Enverit, mjeku pergjigjet: “Po, po, është e vërtetë. Të gjitha postet i mori “me urdhër nga lart”. Më vonë e nxori profesor Hoxha se nuk ishte asnjë urdhër nga lart, por ishte zhgënjimi që pësoi profesori, që i kishte shërbyer për të marrë gjithë ato vende. Në librin e saj, Liliana ka botuar letrën për Isuf Kalon, ku shpjegon se si ai ka ecur në karrierë”.

Ai tregon se Isufi shpërdoronte emrin si mjek i Enver Hoxhës. “Isufi merrte profesor Fejziun dhe ndonjëherë dhe Sulo Gradecin dhe shkonte ministri më ministri, më hiqte mua dhe emëronte veten. Por nuk kishte asnjë urdhër. Unë nuk e dija nga dilte ai urdhër, por të gjitha u sqaruan në atë letër që ka bërë profesori. Isuf Kalo shpërdoronte emrin si mjek i Enver Hoxhës, të familjes Hoxha për të rregulluar veten”- tregon ai.

(Kosova Sot)

3 orë e 52 minuta më parë
22/01/18
aaaaaaaa