Biseda e fundit me Mehmet Shehun, vëllai: Nuk pranoi të…

  • 28 December 2017 - 09:47
Biseda e fundit me Mehmet Shehun, vëllai: Nuk pranoi të…

Duro Shehu, vëllai i ish-kryeministrit të vetëvrarë në rrethana të dyshimta, jeton prej vitesh në Kanada.

Qysh nga koha kur është sistemuar aty, çdo 18 dhjetor pret vizita në nderim të vëllait, që ndërroi jetë në dhjetorin e largët të vitit 1981. Pavarësisht se atje larg janë të paktë në numër miqtë dhe shokët e tij, ai ndihet mirë që bashkë me ta risjellin detaje të ndryshme nga historia e Mehmetit dhe tragjedisë së tij.

 I telefonuam nga “Panorama” dhe ndamë me të, për disa çaste, përjetimet e trishta nga dita e mortit të të vëllait, vdekja e të cilit vijon të mbetet një nga ngjarjet më misterioze të regjimit komunist. Duro Shehu shprehet se e ka peng të madh që nuk mori pjesë në varrimin e tij, i detyruar me urdhër të formës së prerë nga ish-ministri i Mbrojtjes, Kadri Hazbiu. Ai nuk e harron për asnjë moment takimin me këtë të fundit, natën e mortit në zyrën e tij.

U takuat me Mehmetin atë natë?

Mehmeti, që e ndiqte nga afër gjendjen time shëndetësore, më telefonoi sa u futa në shtëpi. Bile nuk kisha hequr akoma pallton. Më pyeti si isha me shëndet, si kishte kaluar udhëtimi. E sqarova për çdo gjë dhe i thashë se të nesërmen do të shkoja ta takoja. Jo, më tha aty për aty, dhe më sqaroi se do të vinin tek unë në shtëpi Fiqreti dhe fëmijët për të më takuar.

Kjo ishte telefonata e fundit me të? Dallove gjë në zërin e tij?

Kjo ishte telefonata e fundit. Nuk më shkonte mendja se nuk do ta dëgjoja më. Nga zëri m’u duk i qetë. Bile-bile më la të kuptoja se nuk përjetonte ndonjë shqetësim nga ato që flisnim ne në rrethe të ngushta të besuarish për fatin e tij.

(Kosova Sot)