“Ish-shefi i sigurimit përdhunoi vajzën nga Gjirokastra”, del dokumenti i 1958-ës
Përmbajtja e një dokumenti sekret të Degës së Punëve të Brendshme të qarkut të Elbasanit, që i përket vitit 1958 publokohet për herë të parë. Publikimi i këtij dokumenti zbulon një ngjarje të pazakontë për efektivët e Sigurimit të Shtetit, ku vetë shefi i Degës Qatip L. rezulton të ketë përdhunuar një vajzë nga Gjirokastra.
Bëhet fjalë për një histori perverse, me një mori ndodhish e episodesh, të cilat fillojnë e mbarojnë me skena përndjekjesh e përdhunimesh, me skenarë të ideuar nga shefi i degës.
Relacioni mban firmën e kreut të institucionit, Gani Goxhi, “Mbi veprimtarinë e imoralitetit të organizuar në grup nga shefi i Degës Qatip L.”.
Ja çfarë shkruhet në dokumet:
“Në muajin korrik 1957, kapiten Qatipi ka marrë një vajzë imorale (minoritare) e quajtur Fotini nga Gjirokastra, me të cilën ka pasur lidhje edhe më përpara dhe së bashku me kushëririn e tij, Nevruz B., e çojnë nga rruga e trenit dhe aty bëjnë aktin.
Një herë tjetër po këtë femër e kanë thirrur në zyrë me pretekstin për t’i kontrolluar dokumentet, ku kanë mbajtur gjoja njëfarë procesverbali dhe pastaj e kanë nxjerrë jashtë dhe në afërsi të Degës së Brendshme, Qatipi dhe Nevruzi kanë kryer marrëdhënie seksuale me të”.
(Kosova Sot)