Kush do ta helmonte Enverin? Mjeku i njohur ‘zbulon’ sekretet, tregon protokollin - Dossier - Kosova Sot
Kush do ta helmonte Enverin? Mjeku i njohur ‘zbulon’ sekretet, tregon protokollin

Kush do ta helmonte Enverin? Mjeku i njohur ‘zbulon’ sekretet, tregon protokollin

ARISTIR LUMEZI/ Mjeku Sabit Brokaj, pjesë e ekipit që kujdesej për shëndetin e Enver Hoxhës perjahston çdo mundesi per helmin te ish-diktatorit permes mjekimit apo ilaçeve.

enveri-(1)

Në një intervistë dhënë për “Panorama”, ai thotë se protokolli i blerjes, marrjes, transportimit dhe dhënies së ilaçeve të Enver Hoxhës ka qenë aq strikt dhe i mirëstudiuar sa nuk linte asnjë hapësirë që dikush të tentonte helmimin e tij.

“Nuk flitet për helmim kur ai kishte filluar të bënte dioctophyme renale, me azotemi, kreatemi, bënte insulinë, pasi kishte bërë dhe infarkt, pra është në ecurinë e njohur të një të sëmuri me diabet dhe me shumë faktorë të rrezikuar që do të sillnin këto pasoja. Ndaj, vetë rruga e patologjisë dhe ndërlikimeve është nga më të njohurat për ne, prandaj me këto faktorë riskantë, pacientëve u ndodhin pasoja të rënda edhe më shpejt, por Enver Hoxha ka qenë një pacient që ndiqej në mënyrë shumë rigoroze, plotësisht shkencore, me një kujdes maksimal, absolutisht me të gjitha”- thote ai.

Sabit Brokaj
Sabit Brokaj

Sipas mjekut Brokaj, “Nëse do të diskutosh nëse u helmua apo jo, me procedurat që ndiqeshin nuk gjeje njeri se kush do ta helmonte: Mjeku?! Infermieri?! Të cilit medikamentet ia sillnin të tjerët?! Oficeri nuk i prekte fare medikamentet?!”.

Ai thekson më tej se ‘Po të shikoje mënyrën se si ishte ndërthurur i gjithë protokolli i punës, ishte i tillë që as bëhej fjalë të të shkonte mendja në një marrëzi të tillë. Personeli ka qenë shumë, shumë i kontrolluar, shumë i besuar politikisht, prandaj më duket një debat shumë abuziv’.

(Kosova Sot)

9 orë e 41 minuta më parë
21/07/18