‘Kasapi i Shqipërisë’, shkrimi në ‘Time’ i 1950. Si nisi plani për shpalljen e Mehmet Shehut, armik i popullit - Dossier - Kosova Sot
‘Kasapi i Shqipërisë’, shkrimi në ‘Time’ i 1950. Si nisi plani për shpalljen e Mehmet Shehut, armik i popullit

‘Kasapi i Shqipërisë’, shkrimi në ‘Time’ i 1950. Si nisi plani për shpalljen e Mehmet Shehut, armik i popullit

“Ajo që po ndodhte me Mehmet Shehun u kuptua publikisht gjatë punimeve në kongresin e PPSH, nga 1 deri më 8 nëntor 1981”. Keshtu shkruan ne librin e tij  “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku, teksa zbulon te pathena nga ngjarja qe mori vemendje te madhe, edhe pertej kufijve te Shqiperise.

Teksa i referohet kesaj periudhe, ai shkruan: Kamera nuk e fokusonte fare, nuk ishte pranë Enver Hoxhës, pamja e tij ishte e zymtë dhe emri i tij në kongres nuk zinte vendin e një kryeministri që kishte 27 vjet në detyrë.

Krahu i armatosur i Enver Hoxhës dhe njeriu që mbante mbi shpinë sa e sa krime, papritur po vendosej në radhët e armiqve. Në vitin 1950, revista amerikane “Time” e përshkruante kështu politikanin shqiptar që po ngjiste shkallët e karrierës.

“Përtej fjalimeve të tij të buta dhe kujdesit që shfaq në dukje, Shehu njihet ndryshe si “kasapi i Shqipërisë” për shtypjen gjakatare që u ka bërë antikomunistëve. Karriera e tij politike kryesisht u ndikua nga papajtueshmëria e ashpër ndaj Jugosllavisë”. Gjithnjë e më shumë Enver Hoxha po plakej dhe nuk po shpëtonte dot nga sindroma e diktatorit se kë do të kishte pasardhës.

E mundonte shumë fakti që kur të mos ishte në këtë botë, vendin e tij do ta zinte Mehmet Shehu. A mund të linte një kasap? A mund të linte një dorë të hekurt që mund t’ia kalonte edhe atij vetë? Llogaritë duhet t’i kenë dalë të tilla që të ketë qenë i bindur që Mehmet Shehu nuk mund të ishte kurrë njeriu që do ta zëvendësonte.

Kështu në vjeshtën e vitit 1981 nisi zbatimin e planit për ta shpallur armik dhe për këtë po gjendeshin provat. E madhe dhe më e pakundërshtueshmja ishte zbulimi që në fakt nuk ishte afër zbulimit se djali i Mehmet Shehu, Skënder Shehu, ishte fejuar me Silva Turdiun, mbesën e një të arratisuri dhe armik të betuar të regjimit të Hoxhës.

Ky u cilësua një gabim i rëndë nga Hoxha dhe më 17 dhjetor, pasi ia vuri në dukje, i kërkoi Mehmetit që ditën tjetër, pra më 18 dhjetor, të bënte një autokritikë në Byronë Politike. Por, paralelisht, të gjitha strukturat e shtetit rreth Hoxhës, brenda dhe jashtë Shqipërisë, po punonin për të gjetur prova të tjera që Mehmet Shehu të shpallej armik.

(Kosova Sot)

15 orë e 3 minuta më parë
18/10/18