Nga helmimi te mungesa e autopsisë, dëshmia e ish-sekretarit personal: Mehmet Shehun e vranë

  • 20 January 2018 - 11:26
Nga helmimi te mungesa e autopsisë, dëshmia e ish-sekretarit personal: Mehmet Shehun e vranë

Përse shkoi Kadri Hazbiu në shtëpinë e Mehmetit pas mesnate? Përse nuk u lejua mjeku ligjor, Fatos Harito, të bënte autopsinë e kufomës së Mehmet Shehut? Përse nuk i janë bërë analizat lëngut në filxhanin e çajit të gjetur në komodinë? Përse nuk iu nënshtrua asnjëherë analizës kaligrafike letra e Mehmetit për Enverin?

[mehmet-shehu]

Këto dhe shumë pyetje të tjera rreth vetëvrasjes së Mehmet Shehut, ish-kryeministrit më jetëgjatë në Shqipëri, numri 2 i diktaturës komuniste, kanë mbetur pa përgjigje edhe sot. Të shumtë janë ata që mendojnë se nuk ka qenë një vetëvrasje, por një eliminim i pastër nga ana e Enver Hoxhës, një vrasje që i faturohet Enver Hoxhës dhe bashkëshortes së tij, por që nuk dihet se kush ishte ai që shkrepi këmbëzën e pistoletës.

Në librin e tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku përpiqet të vizatojë skenën e krimit dhe përmes një sërë argumentesh të hedhë poshtë variantin zyrtar të vetëvrasjes se Mehmet Shehut. Copëza dëshmish, raporte dhe të tjera veprime që forcojnë idenë e vrasjes.

ROLAND QAFOKU

Që nga momenti kur u gjet pa jetë atë 18 dhjetor të vitit 1981 e deri sot, vdekja e kryeministrit Mehmet Shehu është e mbytur nga dyshimet. Edhe pse zyrtarisht është deklaruar vetëvrasje, të gjitha të dhënat, faktet, kundërfaktet, dëshmitë, ekspertizat dhe mungesa e ekspertizave, e përmbysin aq lehtë versionin zyrtar duke na dhënë një panoramë të qartë të një vrasjeje, pa dyshim më bujshmja e ndodhur në historinë e shtetit shqiptar.

SKENA E KRIMIT

Është një skenë e krijuar dhe e ndërtuar mbi bazën e të dhënave, fakteve, dyshimeve dhe versioneve që kanë dhënë ata që kanë hetuar ngjarjen. Gjasat janë që autori ka arritur të jetë futur fshehtas në ambientet e vilës së kryeministrit, nëpërmjet kalimit të nëndheshëm dhe ka mbërritur deri te dhoma e tij, në katin e sipërm.

Nuk mund të thuhet me saktësi se çfarë veprimesh ka bërë ky person, por Mehmet Shehu duhet të jetë vënë në gjumë të thellë, ose është helmuar nëpërmjet çajit të kamomilit në filxhanin që ka pirë. Më pas autori e ka qëlluar në zemër me pistoletë dhe ka manipuluar gjithçka, që të dukej si vetëvrasje.

Më pas autori i vrasjes është larguar. Natyrisht, është një skenë krimi e hamendësuar mbi bazën e të dhënave dhe numri i tyre në këtë skenë duhet të ketë qenë më shumë se një person. Çdo gjë është e mbështjellë me një mister, por misteri i parë që të bën përshtypje është dëshmia e dhënë nga bashkëshortja e Mehmet Shehut për natën e vdekjes së burrit të saj. A mund të ishte kaq e qetë situata siç e përshkruan Fiqret Shehu?

“Mbrëmjen e datës 17 dhjetor Mehmeti erdhi në shtëpi. Dukej i mërzitur. Më foli shkurt për mbledhjen e Byrosë. Nuk hëngri darkë dhe tha se do të shkonte lart në studio e do të përgatitej për mbledhjen e Byrosë që do të mblidhej prapë të nesërmen. I thashë që të ûinte se të nesërmen kishte kohë për t’u përgatitur, por ai nuk deshi. Shkoi lart në studio, që ishte ngjitur me dhomën e fjetjes”.

PROVAT QË VËRTETOJNË VRASJEN

Ngjarja e 17 duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981 në të cilën mbeti i vdekur kryeministri ka 10 fakte të forta që vërtetojnë se ishte vrasje. 433, 434, 435, 436: 433-Proces-verbal i këqyrjes së vendit të ngjarjes, 5 fletë. 434-Akt mjeko-ligjor nr. 133 mbi ekzaminimin e kufomës së qytetarit Mehmet Shehu, 6 fletë. 435- Arkivi personal, vendim mbi ekspertimin tekniko-balistik dhe daktiloskopik, 2 fletë. 436-Vendim mbi ekzaminimin mjekoligjor. 2 fletë.

1. Urdhri për të mos kryer autopsinë e kufomës. Sekretet në “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” Eliminimi i Mehmet Shehut, si u helmua e më pas u vra kryeministri “Pse nuk u lejua autopsia; ekspertët kriminalistikë, përplasje: U qëllua me të majtën apo me të djathtën”

2. Mungesa e sasisë së madhe të gjakut në kufomë kur dihet se kishte një plagë hyrëse dhe një dalëse.

3. Përplasja e konkluzioneve të ekspertëve kriminalistë, të cilët kanë shkruar në procesverbal se qitja është bërë me dorën e majtë, ndërsa ekspertët mjekoligjorë se qitja është bërë me dorën e djathtë.

4. Ekzistenca e gjurmëve të pistoletës vetëm në gisht dhe jo në pëllëmbën e dorës

5. Përmbajtja e lëngut të verdhë në filxhanin e çajit që ishte në komodinë dhe që nuk ka një procesverbal nga këqyrja e vendit të ngjarjes se çfarë kishte në të.

6. Zhurma e të shtënës së pistoletës nuk u dëgjua nga askush.

7. Sipas raportit të mjekut ligjor, Mehmeti ishte i ushqyer mirë kur u gjet i vdekur. Një person që mendon vetëvrasjen nuk mendon njëkohësisht të ushqehet mirë.

8. Zhdukja e infermieres personale të Mehmet Shehut. Që nga dita kur ai u gjet i vdekur, ajo nuk ekziston më.

9. Veshja e çuditshme me pizhame dhe me këmishë kostumi lë shumë dyshime për dikë që mendon të vetëvritet.

10. Syzet e vëna e shtojnë dyshimin, sepse një person që vret veten nuk mund të vërë syzet.

Një nga dëshmitë më të forta është ajo e mjekut ligjor, Fatos Harito, që për ironi do të kryente edhe autopsinë e vetë Enver Hoxhës 4 vjet më vonë, por që për të kryer autopsinë e Mehmet Shehu mori këtë urdhër: “U bëra gati të nisja punën për të kryer autopsinë, një veprim më se normal. Por befas më erdhi urdhri nga lart që nuk duhet ta kryeja autopsinë. Nuk e kuptova asnjëherë këtë urdhër”.

ATA QË E MBËSHTESIN TEZËN E VRASJES

Personat që mbështesin versionin e vrasjes së Mehmet Shehut janë më të rëndësishëm sesa ata që mbështesin versionin zyrtar të vetëvrasjes.

I pari është vëllai i tij, Duro Shehu. Nëse bashkëshortja e Mehmetit, Fiqretja dhe tre djemtë Vladimiri, Bashkimi dhe Skënderi janë luhatur mes dyshimeve nëse ishte vrasje apo vetëvrasje dhe në fund kanë dhënë versionin e vetëvrasjes, Duro Shehu ka bindjen se vëllanë ia kanë vrarë. Në librin e tij “Mehmet Shehu”, im vëlla, Duro Shehu shkruan: “..Mehmet Shehun natën e 17 dhjetorit duke gdhirë 18 dhjetor 1981, e helmuan dhe mbasi e helmuan, e qëlluan dy herë me pistoletë në zemër dhe të nesërmen në mbledhjen e Byrosë, E. Hoxha e shpalli armik”.

Ndonëse nuk e ka mbështetur versionin e vrasjes, i biri, Skënder Shehu, ka dhënë një dëshmi që konfirmon vrasjen. “Aty nga marsi i vitit 1982, kur unë isha në hetuesi, vjen hetuesi im dhe më pyet: “Pa na trego edhe një herë ç’di ti për vrasjen e tyt eti!” Unë këtë e kisha treguar nja dy herë në fillim të hetuesisë, nja dy muaj më parë, por fillova ta tregoj prapë. “Jo more!” – më tha hetuesi, – “ku është parë një vetëvrasje e tillë? Historia e kriminalistikës nuk njeh vetëvrasje të tillë”, – insistoi ai në këtë pikë gjatë kësaj seance dhe pastaj kjo gjë u la.

Natyrisht që hetuesi nuk mund ta bënte këtë gjë në kokë të vet, se aty kishte një grup hetimi, i cili rregullisht raportonte te ministri i Brendshëm dhe mandej ky më lart. Unë mendoj se ky duhet të ishte ndonjë plan për të implikuar ndonjë tjetër, por që është lënë përgjysmë dhe copëza që mund të kenë rrjedhur nga ky plan, mund të përbëjnë njërin nga burimet e versionit të vrasjes.

Kuptohet që ata që e kishin nxjerrë këtë version për të cilin unë u pyeta, nuk e kishin nxjerrë këtë për të inkriminuar Enver Hoxhën. Përveç kësaj, që të vinte një pyetje e tillë tek unë duhej të kishte kaluar nëpër disa filtra dhe zor se grupi i hetimit do ma bënte këtë pyetje mua pa dijeninë e rangjeve më të larta të shtetit. Që të kthehem edhe një herë tek pyetja”. Një dëshmi e fortë e vrasjes vjen nga një personalitet i kohës, ministri i Shëndetësisë në detyrë, Llambi Ziçishti. Versioni i dhënë prej tij, ministrit i shkaktoi dënimin me vdekje. Ja si është shprehur: “Nuk jam dakord me aktin e vetëvrasjes, nuk ka mundësi asnjë zemër të mbajë dy plumba, një plumb në zemër i merr jetën në moment njeriut”. Një dëshmi tjetër e fortë është ajo e sekretarit personal të Mehmet Shehut, Vaskë Çiûikut. Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë për dekada dhe njeriu me të cilin Mehmeti kishte punuar deri pak momente se të shkonte në shtëpi atë mbrëmje, ka bindjen se ishte vrasje. Sekretari personal i Mehmet Shehut, në një intervistë në gazetën “Tirana Observer”: “Nga mënyra se si Mehmeti kishte rënë për të fjetur, si dhe nga fakti që ai ishte përgatitur për të diskutuar në mbledhjen e Byrosë Politike, mua më lindi një dyshim. Ky dyshim bazohej në radhë të parë se ai kishte përgatitur diskutimin e tij në mbledhjen e Byrosë, si dhe përgjigjet që do kthente akuzave të ngritura ndaj tij. Mua më lindi dyshimi se ai nuk mund të kishte vrarë veten. Pastaj kur e pashë edhe nga fotografitë të bëra nga ekspertët pashë që ai ishte me pizhame dhe një njeri që do të vrasë veten nuk mund të vishet, të shtrihet dhe pastaj të vetëqëllohet me pistoletë. Gjithashtu dyshimet m’u shtuan kur në atë kohë ûitej se midis ekspertëve kishte përplasje nëse ishte qëlluar me të majtën apo me të djathtën. Po kështu, unë e njihja mirë temperamentin e Mehmetit, i cili ishte shumë i guximshëm, pasi kisha punuar për një periudhë kohe si sekretar i tij”.

Duket sikur mes personazheve të diktaturës, i vë vulën ish-prokurori i përgjithshëm, Bedri Spahiu, në faljen e madhe që ai bëri pas daljes nga burgu. “Mehmet Shehu ishte një kriminel nga natyra, por të paktën ishte një njeri me taban. Mehmeti ishte një njeri me karakter të fortë dhe, sipas pas meje, nuk mund të vriste kurrë veten, por atë e kanë vrarë”. Por ata që mbështesin versionin e vrasjes janë edhe studiues të njohur dhe persona që janë njohur me ngjarjen.

I pari dhe më i qarti është akademiku Shaban Sinani, ish-drejtor i Arkivit Qendror të Shtetit. “Të rihetohet çështja, janë zhdukur gjurmët e çështjes së vdekjes së kryeministrit Mehmet Shehu”.

MEHMET SHEHU, ARMIKU I POPULLIT

Ajo që po ndodhte me Mehmet Shehun u kuptua publikisht gjatë punimeve në kongresin e PPSH, nga 1 deri më 8 nëntor 1981. Kamera nuk e fokusonte fare, nuk ishte pranë Enver Hoxhës, pamja e tij ishte e zymtë dhe emri i tij në kongres nuk zinte vendin e një kryeministri që kishte 27 vjet në detyrë.

Krahu i armatosur i Enver Hoxhës dhe njeriu që mbante mbi shpinë sa e sa krime, papritur po vendosej në radhët e armiqve. Në vitin 1950, revista amerikane “Time” e përshkruante kështu politikanin shqiptar që po ngjiste shkallët e karrierës.

“Përtej fjalimeve të tij të buta dhe kujdesit që shfaq në dukje, Shehu njihet ndryshe si “kasapi i Shqipërisë” për shtypjen gjakatare që u ka bërë antikomunistëve. Karriera e tij politike kryesisht u ndikua nga papajtueshmëria e ashpër ndaj Jugosllavisë”. Gjithnjë e më shumë Enver Hoxha po plakej dhe nuk po shpë- tonte dot nga sindroma e diktatorit se kë do të kishte pasardhës. E mundonte shumë fakti që kur të mos ishte në këtë botë, vendin e tij do ta zinte Mehmet Shehu. A mund të linte një kasap? A mund të linte një dorë të hekurt që mund t’ia kalonte edhe atij vetë? Llogaritë duhet t’i kenë dalë të tilla që të ketë qenë i bindur që Mehmet Shehu nuk mund të ishte kurrë njeriu që do ta zëvendësonte. Kështu në vjeshtën e vitit 1981 nisi zbatimin e planit për ta shpallur armik dhe për këtë po gjendeshin provat. E madhe dhe më e pakundërshtueshmja ishte zbulimi që në fakt nuk ishte afër zbulimit se djali i Mehmet Shehu, Skënder Shehu, ishte fejuar me Silva Turdiun, mbesën e një të arratisuri dhe armik të betuar të regjimit të Hoxhës.

Ky u cilësua një gabim i rëndë nga Hoxha dhe më 17 dhjetor, pasi ia vuri në dukje, i kërkoi Mehmetit që ditën tjetër, pra më 18 dhjetor, të bënte një autokritikë në Byronë Politike. Por, paralelisht, të gjitha strukturat e shtetit rreth Hoxhës, brenda dhe jashtë Shqipërisë, po punonin për të gjetur prova të tjera që Mehmet Shehu të shpallej armik.

Një prej tyre është pikërisht ky dokument i rrallë që vjen nga kontinenti i Amerikës Latine. “Ambasada amerikane në Buenos-Aires zotëronte një dokument i cili kishte rënë në dorë të një anëtari marksist të shoqatës së miqësisë Shqipëri-Argjentinë. Ky dokument ûiste për një takim të zhvilluar në Nju-Jork mes spiunazhit amerikan dhe një anëtari të lartë të qeverisë shqiptare, i cili i kishte premtuar helmimin e ngadaltë të Enver Hoxhës dhe marrjen e pushtetit prej tij. Agjenti quhej M008. Faktin që M008 mund të ketë qenë Mehmet Shehu e forcon e dhe gjendja e këtij dokumenti në një dosje armiqësore që PPSH ruante pas vdekjes së tij të dyshimtë”.

Kur të gjithë në Byronë Politike, por edhe rreth saj, ishin në pritje të fjalimit të Mehmetit ditën tjetër, ai u gjet i vdekur. Zyrtarisht kishte vrarë veten. Siç pritej, ai u shpall armik i popullit dhe i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ndërsa fakti që u demaskua si poliagjent i shërbimeve sekrete të SHBA-së, Britanisë, Jugosllavisë, Greqisë dhe Bashkimit Sovjetik, duke qenë bashkëpunëtori më i afërt i Enver Hoxhës dhe duke e mbajtur detyrën e kryeministrit për 27 vjet e 3 muaj, e bëri më qesharak se kurrë diktatorin komunist.

Në fakt, kryeministri i Shqipërisë u vra në një komplot të denjë për të gjithë situatën që u krijua duke shënuar krimin më të rëndë, më misterioz dhe më të kamuûuar në historinë e shtetit shqiptar. Ky ishte fundi i një kryeministri që u kishte shkaktuar shumë të tjerëve gati një fund të tillë, por edhe vetë përfundoi me të njëjtën metodë.

REAGIMET

Për nga rëndësia vrasja e Mehmet Shehut, kryeministrit në detyrë të Shqipërisë, mund të krahasohet vetëm më vrasjen e presidentëve të SHBA-së Abraham Linkoln, John Kenndy etj. Ajo solli reagime nga më të ndryshmet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Të gjitha pa dyshim tejet interesante.

E shokuar nga kjo ngjarje Shqipëria nuk po e merrte veten nga numri i atyre që po i quante armiq. Vetë Shehu kishte zbuluar dhjetëra grupe armiqësore dhe vetë befas një ditë edhe ai u shpall i tillë, vetëm me një ndryshim, pas vdekjes. I biri i Mehmet Shehut, Skënderi, tregon një episod interesant pas kësaj ngjarjeje.

“Një i njohuri im që kishte shkuar midis një grupi kuadrosh në Mallakastër, në verën e vitit 1982 për të shpjeguar veprimtarinë armiqësore të Mehmet Shehut, më ka treguar se kur kish mbetur vetëm, kokë më kokë, me një plak të asaj krahine, ky i ka thënë: “More, po ky vend edhe me farë tradhtie të kish qenë mbjellë, kaq tradhtarë nuk do kishte nxjerrë”. Por ndërsa Shqipëria dukej e çoroditur, e çoroditur dhe e lehtësuar dukej bota jashtë Shqipërisë.

Perëndimi e quante Mehmet Shehu kasapin e Shqipërisë, dhe për të nuk kishte vdekur thjesht kryeministri i një vendi komunist. Ndërsa në një raport të revistës amerikane “Time” shkruhej: “Si shef i policisë sekrete, në një mbledhje të kabinetit qeveritar të Shqipërisë, në vitin 1950, ai ka qëlluar disa herë me dorën e tij një koleg që e kundërshtonte duke e lënë të vdekur mbi tavolinën e mbledhjes”.

(Kosova Sot)