Dokumenti i fshehtë i CIA-s dhe shërbimit sekret gjerman, për rindarjen e tokave të Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare - Dossier - Kosova Sot
Dokumenti i fshehtė i CIA-s dhe shėrbimit sekret gjerman, pėr rindarjen e tokave tė Jugosllavisė dhe trojeve shqiptare

Dokumenti i fshehtė i CIA-s dhe shėrbimit sekret gjerman, pėr rindarjen e tokave tė Jugosllavisė dhe trojeve shqiptare

Dokumenti i fshehtë i CIA-s i cilësuar “CONFIDENTIAL”, që është hartuar në Mynih në vitin 1977 ndërmjet agjentëve të agjencive CIA-s amerikane dhe BND-së gjermane parashikonte ndarjen e Jugosllavisë në dy blloqe: bllokun që do të kalonte në inuencën gjermane dhe bllokun që do të kalonte nën inuencën e SHBA-së. Dhe po ta shohësh situatën aktuale, del e qartë se gjithçka ka ecur sipas atij plani. Dokumenti që u botua edhe nga gazeta britanike Telegraf tregon se marrëveshja e CIA-s amerikane dhe Shërbimit Federal i Inteligjencës, BND të Gjermanisë e ndan Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë në tre “koloni”, d.m.th sferat e interesit. Një model i ngjashëm i ndarjes u bë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas këtij dokumenti, fuqitë e mëdha do të ndanin Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë në këtë mënyrë: Sllovenia, Kroacia kontinentale, Istria, si dhe Bosnja dhe Hercegovina perëndimore dhe veriore do të bëheshin pjesë e inuencës gjermane; Jugu i Kroacisë, Dalmacisë, Malit të Zi, Kosovës, pjesë e rajonit të Rashkës; jugu i Serbisë (Lugina e Presheves) dhe Maqedonia do t’I takonte Shteteve të Bashkuara dhe do të ishte zona e influencës së saj;Vojvodina pa Banat jugore do t’i përkiste Hungarisë dhe do të ishte nën pushtetin e saj.

Serbia e pavarur do të merrte territorin që ka praktikisht sot, domethënë Serbinë qendrore pa Serbinë jugore dhe një pjesë të Vojvodinës rreth Pançevës dhe Vrçeskut. CIA kishte plan shpërbërjen e Jugosllavisë që në llim të viteve 1970, pra 10 vjet para vdekjes së udhëheqësit të fuqishëm të RSFJ – Josip Broz Tito

CIA që prej vitit të kaluar ka hapur për publikun disa nga dokumentet e vjetra dhe sot shumë plane dhe skenare janë të hapura për publikun por edhe për analizën e historianëve, gazetarëve etj. Raporti intrigues  i sulmit të Luftës së Ftohtë et për forcimin e decentralizimit në Jugosllavinë e Titos dhe parashikon që “stabiliteti në epokën post-sovjetike nuk është i sigurt”. Jemi 3 vjet pas miratimit të Kushtetutës së Jugosllavisë ku Kosova u shpall Krahinë Autonome dhe 3 vjet përpara demostratave të vitit 1981 ku nisi lëvizja “Kosova Republikë”.

Realisht, hartat e RSFJ-së kanë qarkulluar nga shërbimet sekrete që nga viti 1981, pas vdekjes së Titos, sepse CIA e dinte që në vitin 1970 se Jugosllavia do të shembet. Ndarja e Jugosllavisë në sfera të interesit tashmë është bërë një fakt i kryer. Ndarja e Jugosllavisë në Luftën e Dytë Botërore (1941) u krye nga forcat pushtuese gjermane, italiane, bullgare dhe hungareze. Në përputhje me politikën e forcave të Boshtit, Jugosllavia u likuidua si shtet.

Gjermanët e italianët, formuan tre protektorate shtetërore: Shtetin e Pavarur të Kroacisë, Serbisë së Nedicit dhe Shtetit të Pavarur të Malit të zi,  në të cilin popujt jugosllavë mbajtën një formë kuazi-shtetësie në rendin e ri të Hitlerit, ndërsa pjejsë periferike të Jugosllavisë thjesht u aneksuan nga shtetet fqinje: Gjermania, Italia, Hungaria, Bullgaria dhe Shqipëria.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini, Churchilli dhe Ruszvelti e ndanë Jugosllavinë 50% me 50%. Pra veriu i takonte perëndimit dhe jugu Bashkimit Sovjetik. Por Stalini nuk e lejoi Titon që ta kthente Shqipërinë një protektorat serb, çka e tregoi në letrën e Politbyrosë së vitit 1947, e cila shpëtoi Enver Hoxhën nga puçi që kishin përgatitur Koçi Xoxe me njerëzit projugosllavë. Dalja e këtyre dokumenteve hedh dritë për një plan, i cili duket që ka pasur referencat e saj në terrenin konkret dhe asgjë nuk ka qenë rastësi; pra që nga grupet guerile, deri tek lëvizja politike në Kosovë e udhëhequr nga i ndjeri Ibrahim Rugova. Historianëve u takon që të bëjnë qëmtimin e ftohtë dhe të paanshëm të këtyre fakteve për të analizuar sa më qartë dhe mirë zhvillimet e atyre viteve. Pa pasur nevojë që dikush të marrë merita që nuk i ka pasur apo të shpikim tradhëtarë. Arkivat janë hapur tashmë; cdo ditë dalin thagma që zbulojnë gjithçka.

(Kosova Sot)

17 orë e 45 minuta më parë
21/02/18