20 VITE ME PARE – 28 Shkurt 1998/ Mbrëmë mbledhje e gjatë e PS. Dalin në shesh kontradiktat e vjetra

  • 28 February 2018 - 10:10
20 VITE ME PARE – 28 Shkurt 1998/ Mbrëmë mbledhje e gjatë e PS. Dalin në shesh kontradiktat e vjetra

Kontrabanda çan socialistët

Mbrëmë mbledhje e gjatë e PS. Dalin në shesh kontradiktat e vjetra

Kritika të ashpra ndaj Malajt e Finos

Dokle dhe të tjerët shigjeton ‘të vetët”: Ç’po bëni?

Pesë orë të tensionuara në mbledhjen e Kryesisë së PS. Si shpjegohen akuzat ndaj ministrave tanë? Shpejt do të shikojmë qëndrimin ndaj tyre. Sulme edhe ndaj PD e Berishës. “Ky i fundit e ka mbushur kupën. Tani le të veprojë ligji me të gjithë forcën e tij”.

Tiranë – PS godet ashpërsisht të sajët “ku po shkohet me këta ministra”. Bateritë janë drejtuar drejt ministrit të Financave Malaj, por edhe dyfishit të ekzekutivit Fino. Nga goditja e krerëve të PS nuk jane kursyer edhe ministra të tjerë e dikastere që drejtohen nga socialistët. Në të pesë orët e takimit maratonë kryesia e PS është ndalur gjatë zhvillimeve me të fundit në vend, në efikasitetin e ministrave dhe në raportet kaluese qeveri parlament e bazë socialiste. Burime brenda takimit bëjnë  të ditur se krerët socialistë nuk i kanë kursyer dje edhe te tyret duke sjellë fakte e argumente që vërtetonin se edhe ministrat socialistë nuk kane shpëtuar nga virusi i kontrabandës. Shpejt ndryshime në qeveri. Kjo ka qenë një nga drejtimet e tjera të takimit i cili ka qenë i tensionuar dhe me goditje nga të gjitha krahët.

Image

 

(Kosova Sot)