Festivali i 1987/ Kur Shqipëria dhe SHBA-të ishin bashkë në një skenë

  • 09 August 2018 - 09:23
Festivali i 1987/ Kur Shqipëria dhe SHBA-të ishin bashkë në një skenë

Endri Fifo ka shpërndarë në rrjetin e tij social, disa fotografi të vjetra, ku tregohen arritjet dhe sukseset e Asamblit Kombëtar në arenën ndërkombëtare.

Në këto foto, që shikoni më poshtë, tregojnë Asamblin Folklorik të Korçës në Festivalin Ndërkombëtar të Samsunit në Turqi.

Sipas tij, kjo ishte hera e parë që Shqipëria dhe SHBA-të ishin bashkë në një skenë.

Postimi i plotë:

Korrik 1987 Ansambli Folklorik “Skenderbeu” i Korces ne Festivalin Nderkombetar te Samsunit ne Turqi Drejtues muzike prof Josif Minga, koreograf Ali Beli, Soliste Nevruz Nure(Lulushi), Aferdita Zonja dhe Endri Fifo

Ky festival ishte i vecante per ne sepse Shqiperia mori pjese per here te pare ne konkurim ne te jejten skene me SHBA, Rusine dhe Izraelin. E gjithe trupa tregoi nje nivel te larte artistik duke narre vleresimin maksimal te publikut.