Dëshmia e anglezit/ Dashuroi një napolitan, si u vra me gurë gruaja më e bukur e Jugut

  • 28 August 2015 - 09:55
Dëshmia e anglezit/ Dashuroi një napolitan, si u vra me gurë gruaja më e bukur e Jugut

Speciale/Dëshmia e anglezit Smart Hughes mbi një rast unik në Shqipëri

 Historia unike e shqiptares më të bukur e sjellë nga dëshmitë e një udhëtari anglez në Shqipëri, si u vra me gurë sipas zakonit të evrenjve dhe të myslimanëve, nga shkaku pse ishte mike e një napolitani, në shërbim të Ali Pashës

Smart Hughes, një tjetër udhëtar i rëndësishëm anglez që kaloi nëpër Shqipëri në një moment të rëndësishëm, duke dëshmuar e rrëfyer një pjesë të mistereve mbi personazhet historikë po ashtu edhe ngjarjeve. Përveç natyrës përshkruese me vlerë etnografike e kulturore, edhe Hughesi bën një skanim antropologjik të pashait të famshëm shqiptar, Ali Pashë Tepelenës, duke “sanksionuar” bëmat e tij të egra. Por ndër të tjera, vjen si rast unik rrëfimi mbi një vrasje dramatike që i ka qëlluar të jetë dëshmitar, nga historitë shqiptare. Është historia unike e shqiptares më të bukur tëJugut e sjellë nga dëshmitë e një udhëtari anglez në Shqipëri, si u vra me gurë sipas zakonit të evrenjve dhe të myslimanëve, nga shkaku pse ishte mike e një napolitani, në shërbim të Ali Pashës

Libri i Mit’hat Frashërit alias Lumo Skendo është një përmbledhje rigoroze e shumë udhëtarëve që shkelën në Shqipëri në vitet ‘800, duke pasuruar e ndriçuar histori të panjohur për shqiptarët, ndonëse shumë prej tyre nuk njohin botimin edhe në shqip.

 ***

Travels in Sicily, Greece and Albania, (Udhëtime në Siçili, në Greqi dhe në Shqipëri) prej Rev.Thos. Smart Hughes, London, 1820.

Vepra e Hughes ka dy botime, atë të motit 1820 dhe një të dytë më 1830, të dyja në dy vëllime, me ndryshimin e dimensioneve të tomeve (vëllimeve- red); édita e parë i ka ma të mëdha dhe pothua të katërçipta.

Në parathënie të shtypit të pastajmë, autori na lajmëron se nuk është kursyer prej ndonjë mundimi për të bërë këtë editë më interesante se nga e para; duke hequr disa teprica në lëndë dhe në stil ka shtuar informata të shumta të nxjerra nga gazeta e tij si edhe nga shkrimtarët klasikë dhe moderne. “Duke zmadhuar vëllimin e dytë munda të paraqit përpara lëçitësve një histori komplete të jetës dhe vdekjes së atij njeriu të çuditshëm, Ali pashë Janinës, bashkë me një rrëfim të shkurtërtë revolucionit në të cilët ai luajti një roi të shquar dhe që i dha pavarësinë Greqisë….”

Autori u nis nga Anglia në fund të motit 1812 bashkë me mikun e tij Robert Townley Parker dhe viziton Siçilinë, qytete të ndryshme, të cilëve u konsakron katër kaptina të mëdha. Në Mesinë sheh një regjiment shqiptarësh, (që i ngatërron me grekë), dhe i vizaton si njerëz të egër, të pabindur, të stërvitur ne luftë prapa një shkëmbi dhe kështu, të pazotë të qëndrojnë kundër zjarrit sheshazi.

Nga Siçilia vete në Zantë; së këtejmi në Moré, Patrë, Argos, Korint. Pastaj Athinës, Parmasit, Thebës, Delfit u dedikon faqe me përshkrime udhëtimi. Në piqinjtë (prehrin-red) e Parmasit dhe në Livadhi gjen katunde shqiptare të varier dhe në një rrojtje fort të thjeshtë, që klima dhe temperàtura e butë i ndalon të vdesin. Në Salona piqen me vojvodën, si me thanë krahinarin ose nënprefektin e qytetit, një shqiptar, shok i vjetër dhe mik,i Ali Pashës, me të cilin të dy udhëtarët këshillohen mbi mënyrën e udhëtimit: një murtajë e madhe atë mot kishte shkretuar jugën e Thesalisë dhe rethinat e Zejtunit, kështu që, Ali pasha kishte vënë një karantinë të shtrënguar në mes të kësaj krahine dhe të vendit që sundonte vetë. Sa për udhëtimin nga Etolia-Akamania, plaku shqiptar u dëften që është fort i rrezikshëm nga shkaku se udhët janë plot hajdutë. Edhe autori bashkë me mikun vendosin të venë në Janine me anë të detit, Prevezës.

Pa arritur në këtë qytet, pa shkelur në tokën shqiptare dhe pa hyrë në vendet e sunduara prej Ali pashës, të dy udhëtarët dëgjojnë në Aja Mavra histori të tmerrshme mbi keqësitë e tij. Në Prevezë arrijnë më 27 dhjetor 1813 dhe piqen me vojvodën, të cilin, si gjithë shokët e tij vojvodë, e gjejnë tek pi çibukun dhe të rrethuar me një tok njerëz të rreckosur: Zyrtari u bën një pritje me nderime të mëdha dhe vë kuaj në dispozitë të tyre. Duke dalë nga sarai shkrimtari ynë vë re një xhami të re dhe elegante, mbi njërën prej shtyllave të saja ishin gdhendur figura shqiponje në vend të akantheve që është zakon.

Pas një vizite të shkurtër nëNikopoli, prej ku njerëzite Ali pashës qitin mermer dhe gurë për sarain e tij në Prevezë dhe në Nartë, udhëtarët nisen për ne Janine: qytetin së largu, me minaret e tij, që pasqyrohen në liqen dhe me malet rreth e përqark të mbuluara me dëborë, e gjejnë fort të bukur dhe të kandshëm, në erë të ngrirë dhe të kthjelltë të këtij kryemoti.

Me të filluartë na flasë për Shqipërinë, autori përmend padrejtësinë, me të cilën Ali pasha shkëputi një pjesë të madhe të pasurisë së Nikoloit, birit të Anastas Argjir Vretos, që pashai e kishte pasur mik personal. Bashkë me kolonelin Church, një oficer englez, komandant i një regjimenti shqiptar në shërbim të Anglisë në të Shtatë Nisitë dhe që sapo kishte arritur edhe ay në Janinë me anë të Vlorës, autori vete t’i bëjë vizitë pashait në sarajet e Litharicës, ku Aliu drejton gjithë degët eadministratës së tij. “Në Angli jurisprudencaka për maksim më mire té shpëtojnë nëntë fajtorë sesa të dënohet një i pafajshëm, kurse ketu, përkundrazi, varin nëntë të pafajshëm sesa të shpëtojë një fajtor”. Megjithëqë për Ali pashën reverendi Hughes ka mendimin më të keq, në pjekjet që pat me të kërkonte të zbulojë njollat e karakterit të këtij njeriu nën pamjen simpatike, fisnike dhe të ëmbël. Autori vëren se, Ali pasha buzëqeshjen e kishte sarkastike dhe qeshjen të tmerrshme.

Pashai i priti fort mirë, sipas zakonit të tij, sadoqë kundër kolonelit Church kishte një shkak për mosbesim dhe zemërim, meqënëse Anglia po mblidhte ushtarë grekë për regjimentin e saj, ushtarë prej të cilëve një pjesë e madhe ishin nënshtetas të Aliut ose dhe kriminelë të shpëtuar nga dora e tij. Duke na rrëfyer më poshtë vizitën që i bënë Muhtar pashës, birit të madh të Aliut, thotë se, Muhtari ka gjithë veset e tet, pa asnjë nga virtytet, përveçse trimërisë; Muhtari qenka dhe fort neqez dhe më pak dorëdhanë dhe bujar se i ati. Pjekja e Muhamet pashës, birit të Veli pashës, i konvikton (bind-red) se lord Byroni në notât e tij te Child Harold s’ka ekzagjeruar gjë, kaq ky djalosh mezi pesëmbëdhjetë vjeç u duket i mendshëm, i mirë dhe i zgjuar’: sjelljet, hollësia e mënyrave, ëmbëlsia e zërit u bëjnë të huajve një përshtypje të madhe.

Miqtë e Aliut kanë pjekur në Janine Psalidhën, një vendas i dëgjuar si dijetar dhe profesor i shkollës. Hughes thotë se Psalidha qe një dijetar gjysmak, me më pak dituri se famë. Në shtëpi e shoqjae profesorit u nxorri kafe mysafirëve pa ndejnjur me ta dhe mbi vërejtjen që bëjnë të huajt, duke regretuar (shprehur keqardhjen-red) ndarjene grave nga shoqëria, drejtori i shkollës përgjigjet se gruaja është e djallit dhe, në iu dhëntë liri, do të abuzojë soje. Mbi këtë autori i thotë se asgjë në botë nuk zgjon nderin dhe sinqeritetin e gruas sa besimi që i rrëfejnë njerëzit.

Në një audiencë tjetër’që patën zotërinjtë Hughes dhe Parker me vezirin të dy të huajtë vërejnë bukurinë e salloneve dhe politesën, me të cilën i prêt Aliu; i pyet me diskretëri mbi rrojtjen e tyre dhe çuditet duke mësuar se z. Parker, djalë i vetëm i familjes, s’kapasurfrikënga rreziqet e udhëtimeve. “Tyrqit (domethënë myslimanët) shton autori, s’kuptojnë dot ç’fitime mund të ketë njeriu për zhvillimin e mendjes nga të parët e vendeve të huaja’”.

Pas afër dy javë pushimi në Janinë, të dy miqtë nisen për të shëtitur vendin në stinëdimri, mezi i janarit 1814; qëllimi i tyre është të shohin Thesprotinë (Çamërinë) dhe fillojnë me një vizitë në gërmadhat pranë katundit Dramishos, pa i njohur se janë mbeturinat e Dodonës; në katundet ku flenë bëjnë njohje me shtazët e vogla, me këta insekte “që Perëndia ka krijuar për të dënuar njerinë prej ndyrësisë dhe përtimit”. Në Derviçan, në skaj të Sulit, shiu që bie pa prerë i bën të regretojnë më të varfrën shtëpi e më të fundit englez, kurse pikat bien nga çdo çip i pullazit të mbuluar me thupra. Natën udhëtarët tanë ngrehin ombrellat e tyre mbi kryet që të mbrohen prej ujit. Pak më parë kishte shkruar: “Koha i ka degjeneruar njerëzit e kësaj krahine. Vetëm qentë e barinjve, molosët, kanë ruajtur fisnikërinë e moçme”.

Në këtë shtëpi me pika, ku edhe zjarri i oxhakut mezi ndizesh nga shiu që binte mbi vatrën, të dy udhëtarët shtrëngohen të rrinë disa dite duke gjetur dy zbavitje të vogla: fyelli i bërë prej një pende shqiponje, që i binte një djalë i shtëpisë, një bari i vogël duke ruajtur dhentë në mal, shqiponja i kishtë rrëmbyerdisa shqerra dhe djaloshi kishte hipur në shkrepat dhe kishte vrarë me një thikë shpendin grabitës. Melodia që nxirrte çobani i vogël nga fyelli i tij rustik (fshatarak-red) e mbush me admirim shkrimtarin. Pas fyellit vinin bisedimet e Lambroit, që kishte luftuar në Sul, ishte ndodhur dhe në masakrën e Kardhiqit;

Lambrua rrëfente për Sulin, po nuk fliste gjë për Kardhiqin dhe z.Hughes dëften se, do i krishterë, do mysliman, sa u ndodhën në ngjarjen e zezë të asaj therjeje, askush prej dëshmitarëve ose aktorëve tëtragjedisë nuk bënte fjalë soje, kaq pendimi qe i thellë ndërta dhe remordi (brerje ndërgjegje-red) i gjallë.

Ujët e tepërt (dmth shiu- red) i ndaloi të vazhdojnë udhëtimin se lumi Aheron (Gliqi) s’kapërxehesh dot.Kthehen prapë në Janine.

Vëllimi i dytë i librit fillon me historinë e Janinës dhe të Epirit. Autorit i kishin thënë se, në Janinë gjendeshin një tok dorëshkrime historike të vjetra, relativ me kronikat e vendit, dokumente mbi ngjarje të moçme, ose mbi ndodhina lokale; këto dorëshkrime qenkan distruktuar (shkatërruar-red) prej Mehmed efendiut, kryeministri i Aliut, dhe, megjithëqë u drejtua në të dy këta njerëz, autori s’gjeti dot gjë prej orgigjinaleve, veçse disa kopje të ngritura prej një vendasi dijetar para vandalizmës së Mehmed efendiut. Pastaj englezi na dëften historinë e Frosinës dhe vrasjen dramatike të një shqiptarke fort të bukur, vrasje me gurë – rexhm – sipas zakonit të evrenjve dhe të myslimanëve nga shkaku pse ishte mike e një napolitani në shërbim të Aliut: çupa e varfër ishte me barrë dhe dashnori i saj donte të martohesh me të. Zemrimi dhe keqësia e popullit nuk u zbut dhe napolitani u dëbua në Gjirokastër ku mbretëronte një murtajë e madhe. Hughes ia shkron Gelisem emrin e kësaj çupe, padyshim Gjylsym dhe ngjarjen e dëften sipas zhumalit dorëshkrim të englezit Jones, që ishte ndodhur në Janinë ditën e tragjedisë.

Si për të zhdukur pikëllimin e kësaj historié, autori, sakaqë nadëften një drekë, ku u fituan të dy englezët nga ana e vezirit në shtëpi të zotit Alessio, drekë, në të cilën vetëm shtatë veta hëngrën në tryezë me Aline, midis tyreve englezët dhe një farë Mazut efendi (padyshim Maksud efendi) një tyrk plak, që vinte shpesh nga Stambolli në Janine: vera i ndezi keq kryet Mazutit, sa filloi të kërcejë dhe t’i bjerë défit, pastaj të thyejë xhamet e penxhereve, një bakanal i gjëmshëm ku gjithë të ftuarit e tjerë morën pjesë. Autori ka kujdes të na shënojë se Ali pasha vetë pinte fort pak. Ditën e dytë “milordët” sikundërqë quanin atëhere në lindje englezët e shquar-emër, që u japin edhe sot në Greqi -vanë dhe i bënë (Ali pashës-red) një vizitë në Litharicë dhe e gjetën në odën e tij të vogël, shtruar në mënyrë shqiptare. Me këtë rast, shkronjësi vëren se Aliu kishte merak të madh për xhevahire: disa kohë para se të vijnë udhëtarët tanë në Janine kishte blerë gjashtë margaritarë, që pandehen më të mëdhenjtë e Evropës dhe ca më vonë një brilant të madh të ish-mbretit të Suedisë për 13.000 lira engleze.

Zoti Hughes me shokun e tij Parker, kishin vendosur të shkojnë të tërë dimrin në’Janinë. Venë dhe piqen shpesh me vezirin, me Muhtar pashën, me konsullin e Francës, Pouqueville, dhe me një kënaqësi dhe pëlqim çdo ditë të re me birin e Veliut, Mehmed pashën e ri, që e gjejnë kurdoherë interesant dhe të këndshëm. Pjekja dhe bisedimet e shumta, njohja e gjuhës greke dhe informatat e dhëna prej janiniotëve, me të cilët gjendet çdo ditë në prekje, e bëjnë autorin tonë të jetë në korrent të punëve të Shqipërisë jugore dhe kapituj të gjatë i janë kushtuar ngjarjeve të Sulit, lufitës në Prevezë, politikës për të shtatë Nisitë e Francës, Anglisë dhe Rusisë.

Nga fundi i marsit, kur arrin pranvera e lajmëruar – shënon shkrimtari-me ardhjen e një shumice fajkonjsh të vegjël, të dy miqtë nisen për një udhëtim në veri: pas Zicës dhe Delvinaqit bien në luginë të Dropullit, të cilën edhe këta, si udhëtarët që zumë në gojë në një artikull tonë më të parë, e admirojnë si për bukurinë e saj të natyrës, si edhe për popullsinë e shumtë: afer njëqind qytete dhe katunde ushqejnë nja 80.000 frymë dhe asnjë kënd i Shqipërisë s’është sa gjysma kaq i populluar. Autori vëren se, kur të vijë një ditë lirie, kjo krahinë është me fat të bëhet më e bukura dhe më e begatshmja e botës.

Prodhimi kryesor i kësaj toke është grurët, orizi, duhani, pasuni mbi të cilën do shtuar edhe tufat e dhenve dhe të dhive të ndera në maie. Mjerisht shumë katunde janë çiflig, një sistem, thotë, që e faros populisme dhe nuk e le të shtohet.

Kalaja e Gjirokastrës

Gjinokastra kishte hyrë fishtaz në sundim të Aliut; qytetin e evaluon (vlerëson- red) me 15.000 banorë dhe me një tok militarë ku ushtari nuk dallon nga oficeri. Para se të bjerë në duart e Aliut, Gjinokastra paska qenë një qendër e rëndësishme tregtie për Shqipërinë me tregtarë të mëdhenj. Vizita e kështjellës i intereson: atje gjejnë dyzet topa dhe dyzetepesë të tjerë pritet të vendosen. Në kështjellë prapë i dëftejnë një mulli që punon pa ujë, pa erë, pa avull, po me një maqinë si të sahatit, të ngrehur më njëzete katër orë një herë: në kaq kohë, gurët bëjnë 42.000 rrotullime dhe bluajnë 1.400 okë miell; shpikësi i kësaj maqine qënka një ortodoks që ka punuar me disa francezë në Tajgan, në Krime.

Qyteti kishte për qeveritar Salih bejnë, birin më të vogël të Aliut dhe favorit të tij. Në Janinë, autori kishte dëgjuar se i ati mejtonte ta lerë trashëgimtar të pushtetit. Ky djalosh u rrëfye te udhëtarët i pajisur me cilësi të mira, sadoqë jo aq tërheqës sa Mehmedi, nipi i tij me të cilin dukeshin të kishin një moshë.

Ditët e para të prillit, zotërinjtë Hughes dhe Parker vizitojnë gërmadhat e Kardhiqit pastaj venë në Tepelenë, mysafirë në saraj të pashit, ku e shoqja, mëma e Salih beut, u nxjerr darkë nga haremllëku dhe shtresa për të fjetur. “Mezi ishim bërë gati për gjumë kur qeveritari i qytetit erdhi sikur të na thotë natën e mirë, por, në të vërtetë, për të parë qysh flenë englezët. Mënyra jonë pak si e femërsuar do t’i jetë dukur e çuditshme, meqenëse shqiptarët kanë zakon të nxjerrin vetëm petkat e sipërme dhe të shtrihen mbi minder, me një jorgan mbi trupin kur është ftohtë. Ky zakon dhe urrejtja që kanë për të ndërruar të linjtat i bën shqiptarët që t’u vijë era e keqe”.

 Nga Tepelena më një dite arrijnë në Berat.

“Bukuri e pamjes, qyteti, lumi, Tomorri, është kaq e madhe, sa kjo vetëm vlen mundimin të vijë njeriu gjer këtu nga Janina”. Në mëhallën

Goricë të dy miqtë bien mysafirë në një shtëpi që konsiderohesh si nga të parat e qytetit, por e ndyrë, me pleshta dhe morra, edhe oda plottym se nuk kishte oxhak vatra. “Por zakoni është gjc e çuditshme sa, kuru qa zoti Parker nga tymi (sic-red). – Është nga zjarri, u përgjigj i zoti i shtëpisë!” Udhëtarët tanë pazarin e Beratit e përshkruajnë si fort të bukur dhe të pëlqyeshëm.

Nga Berati kthehen drejtjugës, në Këlcyrë dhe Permet. Qytetine parë e dëftejnë fort mizerabël, njerëzinë e saj në shkallë të fundittë varferisë dhe fëlliqësisë, gjysëm lakuriq; pranë tyre ishte dhe një koloni jevgjish, akoma më të ndÿrë dhe më të rreckosur. Duke vajtur në breg për të parë një fortesë të ngrehur prej Ali pashës, autori vëren njatre e katërqind shtëpi të prishura si edhe vorrezat e mëdha pranë teqes: ka mësuar se popullsia e këtij qyteti që ka qenë i madh (kur shkron zoti Hughes Këlcyra kishte dyqind shtëpi) kanë ikur dhe vajtur në Kolonjë pesëdhjetë vjet më parë.

Në Permet lëvdon bukurinë sarajit ku rrinte Salih beu para se të vejë në Gjinokastër. Nga Përmeti, me anë të Ostanicës, venë në Konicë “një nga më të, mirët spesimen të qyteteve shqiptare që kemi parë gjermë sot” me 5.000 banorë, dy të tretat e të cilëve myslimanë me një pazar të pastër dhe shtëpi fort të bukura bërë prej guri dhe me pullaz të pjerrët.

Si u çlodh ca ditë në Janine, ku u poq prapë me Ali pashën – që këtë radhë e pyet mbi sundimin e mbretit të Anglisë, mbi drejtësinë dhe financat – autori del për të bërë udhëtimin e mbetur përgjysëm herën e parë, atë të Çamërisë: Paramithi, Sul, Laka e Sulit, Pargë dhe, së këtejmi, hidhet në Itali për t’u kthyer në Angli.

Kështu merr fund vepra e reverendit Hughes, libër në të cilin gjejmë më tepër një histori udhëtimi, një rrëfim të gjërave të takuara mbi udhët, sesa një studim: këndonjësi do të shohë se nuk ka ndonjë pretendim në erudicion, veçse këtu-atje do nota të pakta me citime të autorëve klasikë. Por, nga pikëpamja e vërejtjes dhe si narative, libri na jep një lëndë të çmueshme, aq më tepër akoma për heroin e Epirit të asaj kohe, Ali pashën: këtë e përshkron, padyshim, të keq, të pamëshirshëm, të zotin për të fshehur mendimet dhe qëllimet e tij, që të përkëdhel kur të përgatit varrin; në anë tjatër e dëften të shkathët në të njohur natyrën dhe vetijën e njerëzve, di të zgjedhë atë, që është më i shënuar për të mbushur shërbimin dhe detyrën e duhur; është

shumë neqez, kërkon të mbledhë begati dhe autori pyet në dëshira e madhe e tij për të zgjeruar rrethin e sundimit nuk rrjedh prej etjes që ka për flori; megjithëkëtë është trim, s’i trembet vdekjes, dilte shumë herë me një të vetëm njeri pranë tij dhe pranonte në audience çdo njeri, me armë ose pa arme, duke mos pasur as më të voglën ndrojtje dhe duke u ekspozuar kurdoherë.

I rritur pa arslm, pa ide të gjera, padyshim që edhe ambicioni i Aliut s’kishte fletët e idealit, një pamje të gjerë dhe të naltë. Madhërinë e kërkonte te kënaqja e p^sionit dhe e kotësisë së tij, pa pasur nevojë një shesh të gjerë për këtë madhëri. Por, duke marrë në konsideratë hallin e atëhershëm të vendit tonë, edhe zoti Hughes bën atë vërejtje si edhe paranikët e tij udhëtarë. Duke vajtur në Këlcyrë na kujton gjendjen poshtërore të njerëzisë në ato qafa dhe shton: “Disa kohë më parë njeriu s’dilte dot i gjallë nga këto gryka, kaq sot sundimi i Aliut në këta vende ka qenë mirëbërës”.

Edhe shkrimtari që analizojmë s’najep ndonjë njohje mbi ambicionet intime të pashait të Janinës, mbi planet e tij të pritmit. Vetëm kur gjendet në Berat na thotë që Aliu meresh në atë period me të mejtuar si të shtjerë në dorë Shkodrën, të ndjejë mbretërinë e tij gjer në skajat veriore të tokës arbërore. S’ka dyshim që, në kondita të tjera, me ndihmën e një tradite, në qarkrrethime më të favorshme, Aliu do të kishte lojtur rolin e një Louis të XI, do të kishte bërë njësinë e Shqipërisë. Dy pengime kishin qenë: ndenja e tij në jugë gjer në Moré, duke marrë në

rrjetat e urdhërit një element të huaj në sasi të shumtë; veprimi i një feje që e ndalonte të ketë marrëdhënie të sinqerta me pushtetet e krishteratë jashtme, megjithëqë praktikisht ishte në armiqësi të çiltë me sulltanin Stambollit.

Ndënjtja e tij pesëmujore në Janinë dhe pjekjet e shpeshta me vezirin e bëjnë të ketë një njohje për jetën e këtij njeriu që “s’ka shkallën e një mbreti, po (që është-red) më i madh se një mbret nga fuqia”. Autori kujton se Aliu ka 500 gra në haremet e tij dhe në kuzhinë të sarait gatuhet gellë për 1.500 veta, çdo i huaj, çdokush, meqenëse gjen një tryezë të çelur dhe të gatijtë. Në kohën që të dy miqtë gjendeshin në Janinë, edhe një Han nga Persia ndodhesh mysafïr i pashait. Njerëzit e pashait janë të shumtë:

Mohamed efendiu, Shehri efendiu dhe Divan efendiu, sekretarë për tyrqishten; Mantho dhe Kosta dhe dy të tjerë sekretarë për provincat; Kolovo dhe Bejzadeu, drogmanë; Meço Bono, Dervish Hasani, Ago Myhyrdari dhe Thanas Vaja si kryeushtarë. Pastaj vijnë Seliktar agaj, Bajraktar agaj, Divitxhi agaj, Myhyrdaragaj, Kapixhi Bylykbashi, Imrohoragaj, Kapixhilar agaj, Kaftan agaj, Raktivan agaj, Shatir agaj, Buhurdan aga(dy), Shamdan agaj, Sofraxhi bashi, Ibriktar agaj, Mahramaxhi bashi, Peshqiragaj, Kafexhi bashi, dy Mehter bashi, Taar agaj, dhe ndo njëqind tartar ndo njëzet çaushë dhe aq kavasë.

Për financat, ose më mire shpenzimet e pashait, është kqyrëtar veqilharxhi. Pasurinë, që ka mbështjellë Aliu në kullë të Tepelenës, autori e vlerëson më dy milionë lira engleze, sipas fjalëve që thuheshin në atë kohë. Englezi udhëtar revoltohet kundër zakonit të pashait, që rrëmbente ose gjysmonte pasuninë e një djali të vogël kur vdiste i ati; po nga gjithë mjetet e përdorura ay më i keqi i duket mënyra, me të cilën Aliu i bënte çiflik tokat dhe katundet e lirë, duke mërzitur popullsine e tyre me kanosje ose me ndjenjtje të gjatë të ushtarëve gjersa të shtrëngohen dhe të deklarohen çiflik.