description

PTK-ja, 70 milionë të hyra

Publikuar: E premte 27 Gusht 2010, 20:41 2 Komente

Në konferencën e djeshme me gazetarë, kryeshefi i PTK-së dr. Shyqyri Haxha, ka prezantuar raportin gjashtëmujor të korporatës më profitabile të vendit. Ai tha se të gjitha njësitë e biznesit të PTK-së, telefonia mobile “Vala”, ajo fikse Telekomi i Kosovës dhe Posta e Kosovës, kanë bërë që kjo kompani, përgjithësisht të ketë zhvillim pozitiv. Të hyrat e përgjithshme në periudhën janar-qershor 2010 janë më të larta 6 për qind në krahasim me vitin 2009, në një vlerë mbi 70 milionë euro. “Realizimi i planit të biznesit për periudhën gjashtëmujore për vitin 2010 është tejkaluar, sikurse edhe realizimi i projekteve të parapara ka ecur me ritmin e përcaktua. Rol të veçantë ka luajtur edhe realizimi në inkasimin e borxheve, që d.m.th., se PTK-së nuk i janë krijuar borxhe të reja. Janë adaptuar strategji të caktuara, përmes të cilave nuk krijohen borxhe të reja, ndërkohë që janë inkasuar mbi 3 milionë euro nga borxhet e vjetra”, ka thënë Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së në prezantimin e bërë e bërë dje para medieve.

 

Vala me mbi 1.1 milionë konsumatorë

 

Në raportin e gjashtëmujorit, kryeshefit Haxha, ka bërë evidente rezultate të larta të operatorit mobil “Vala”, i cili tashmë numëron mbi 1.1 milionë konsumatorë dhe ka të instaluara 397 BTS (stacione bazë), anë e kënd Kosovës, gjë që sipas tij, ka një mbulueshmëri maksimale prej 98.8 për qind të territorit të Kosovës, apo mbi 7 për qind më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. “Operatori mobil “Vala”, gjatë viteve 2009 – 2010, ka lansuar një mori shërbimesh dhe produktesh për konsumatorët e saj, duke u bërë edhe më atraktive dhe e kapshme për të gjithë. Gjithashtu, “Vala” ka dalë me disa oferta të veçanta gjatë festave të ndryshme. Ndërkohë për konsumatorët nëpër enklava, operatori publik mobil ka ofruar SIM kartela falas”, ka vazhduar dr. Haxha. Ai tha po ashtu se trende pozitive të rritjes, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2010 ka shënuar edhe njësia e Telekomit të Kosovës, ku në këtë periudhë, ka patur një shtim të konsumatorëve prej 22 për qind për shërbimet e kombinuara, ndërkohë që 118 për qind shtim për shërbimet e internetit.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • erza 03.09.2010 - 10:23

    te lumte shef ,je njeriu nder ma te mirte qe punon per kosoven veq vazhdo qishtu se je i mrekullushem ,hallall a

  • erza 03.09.2010 - 10:23

    te lumte shef ,je njeriu nder ma te mirte qe punon per kosoven veq vazhdo qishtu se je i mrekullushem ,hallall a

arkivi i lajmeve