description

14 milionë euro deficiti tregtar me Serbinë

Publikuar: E marte 21 Shkurt 2012, 12:02 0 Komente

Bilanci tregtar mes Kosovës dhe Serbisë gjatë dy muajve të parë të këtij viti mbetet negativ për Kosovën. Prej 1 janari të këtij viti e deri më 13 shkurt, Serbia ka importuar mallra në Kosovë në vlerë prej 14.9 milionë euro, kurse gjatë kësaj periudhe janë eksportuar mallra në vlerë 400 mijë euro. “Gjatë kësaj periudhe të fillimvitit janë importuar 14.9 milionë euro mallra nga Serbia, kurse janë eksportuar 441,531.43 euro vlerë e mallrave “, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës.Alban Hashani, ekspert nga instituti “Riinvest”, beson se institucionet kosovare duhet çdo marrëdhënie të vet qoftë politike dhe ekonomike të ndërtojnë mbi bazën e reciprocitetit. “Ky është një parim që e mbështesin të gjitha vendet në botë si vende demokratike, dhe si i tillë ai është edhe në përputhshmëri me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe me rregullativat e Organizatës botërore të tregtisë”, tha Hashani. Ai mendon se Kosova nuk duhet të ndihet e ndrojtur për t’i aplikuar këto masa dhe së dyti sa i përket situatës aktuale ne shohim se kemi një asimetri në këtë reciprocitet. “Është e vërtetë se ka njëfarë relaksimi të marrëdhënieve me Serbinë, megjithatë është një asimetri sepse bizneseve kosovare u krijohen shumë më shumë barriera përderisa bizneset serbe ose importuesit kosovarë munden shumë lehët të sjellin mallra prej Serbisë pa pasur problem”, tha Hashani. Në anën tjetër zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë janë të vetëdijshëm për ekzistimin e deficitit tregtar, i cili sipas tyre është edhe jo i favorshëm për ekonominë tonë. Bernard Nikaj, këshilltar i zëvendëskryeministres Mimoza Kusari-Lila, thotë se të dhënat e përgjithshme për importin dhe eksportin tregojnë megjithatë një lëvizje të lehtë përpara. “Mirëpo kjo është në kontekstin më të gjerë të indikatorëve ekonomikë një tregues mbi gjendjen tonë ekonomike. Por ajo që na jep neve pak shpresë është se ky bilanc ka pasur një rritje të vogël të eksporteve nga ana jonë”, thotë Nikaj.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve