18 milionë euro ndëshkime për spinofet
Bordi i drejtorëve të AKP-së ka shqyrtuar të enjtën një varg çështjesh, sidomos atë të spinofeve speciale dhe përshpejtimin e shpërndarjes së 20 përqindëshit. Bordi ka konstatuar edhe njëherë, se gjendja e katër ndërmarrjeve të privatizuara me spinof special, si: Hoteli “Grand”, IDGJ “Tobaco”, “XIM” Strezovc dhe “XIM” Golesh, nuk ka ndryshuar. Ato edhe më tutje nuk i kanë përmbushur zotimet sipas kontratës së nënshkruar. Agjencia, meqë ka konstatuar mospërmirësim të situatës në këto ndërmarrje, do të vazhdojë me aplikimin e ndëshkimeve për mospërmbushje, e që deri më datën 31. 5. 2010 kapin shumën totale 18,550,773€.
Agjencia do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, në mënyrë që të inkasojë ndëshkimet financiare në baza mujore për diferencën e papërmbushur të zotimeve.
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), gjatë mbledhjes së radhës, ka bërë një hap të rëndësishëm në përshpejtimin e shpërndarjes së shumës 20 për qind, që u takojnë punëtorëve të ligjshëm prej të hyrave nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore.
Bazuar në strategjinë për përshpejtimin e ndarjes së 20 përqindëshit, të miratuar më parë nga ana e Bordit të AKP-së, në këtë mbledhje, Bordi aprovoi listat e punëtorëve të 20 ndërmarrjeve shoqërore dhe konfirmoi përkushtimin se shpërndarja e 20 përqindëshit të mjeteve do të vazhdojë me intensitet të shtuar në muaj që vijnë.
Komente
- Subvencione për kamatat e kredive bujqësore
- Urgjencë për vende të reja pune
- Jahjaga: Kosova ka resurse të rëndësishme
- 181 milionë euro mallra u importuan nga Shqipëria
- KEK-u në hall
- Zv.kryeministri Pacolli negocion blerjen e hotelit “Grand”
- Ulen pagat në PTK, 7 milionë euro kursim
- AAK-ja mirëpret shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë
- Kosova mbërthehet nga bora dhe moti i lig
- Më 10 shkurt shpallet kompania likuiduese
- Kilovatët në Kosovë, më të shtrenjtit në rajon
- Vështirësohet qarkullimi, shumë aksidente në trafik
- Dy aeroplanë nga Kosova bëjnë ulje të detyruar në Shqipëri
- KEK-u shpall gjendje të jashtëzakonshme
- Të rehabilitohet TEC B, të ndërtohet “Kosova e Re”
- Menxhiqi e padit sërish Komunën e Prishtinës
- Dell: Kosova të punojë për përmirësimin e imazhit
- USAID-i mbështet 18 ndërmarrës të rinj
- Posta lanson “Flakadanët e lirisë”
- Pensionistët kosovarë nuk do t’i humbin kontributet nga Zvicra



ad_d.jpg)


jo jo nuk ban me ju permen emrat e ndermarrjeve se asht sekret sikur gjithmon edhe tani duhet ma se pari per veti e nese jet diq puntorve te shkret tju ndahet por sipas te gjitha gjasave prap puntoret me gishta ne goj si gjith ishalla jau qon zoti durimin e presin puntoret se jan msue me prit kot
Ata nuk po munden ti paguajne obligimet kryesore te marra sipas kontrates, e tash po ju shqiptohen edhe denime plotesuese.E denimet kush do ti paguan....privatizimi ka deshtuar dhe e ka demtuar Kosoven shume....
Pershendetje per gjithe redaksine e gazetes Kosova Sot dhe une e kam nje lutje nese eshte e mundeur me i publiku emrat e atyre 20 ndermarrjeve qe u jan aprovuar listat e puntorve , Pershendetje dhe pune te mbar qao qao
O Zotrinje te Redaksise pse nuk po i publikoni emrat e atyre Ndermarjeve qe do tu shperndahet 20% nga privatizimi, sepse Puntoret jan ne Mjegull te plot nga mungesa e Informatave, se kujt dhe kur po i shperndahet 20%. Ju faleminderit per mirkuptim.