description

700 miliardë dollarë borxhe

Publikuar: E premte 19 Mars 2010, 2:33 1 Komente

Kur Majat parashikuan fundin e botës në 2012-n, së paku sipas filmit imagjinar të Hollivudit – askush nuk kishte idenë se rreziqet për Apokalips po krijohen edhe nga një sasi e stërmadhe borxhesh prej 700 miliardë dollarësh, të cilat janë marrë nga kompani të cilësisë së ulët, afati për pagesën e të cilave skadon mes viteve 2012 dhe 2015. Sipas disa ekspertëve, një situatë e tillë mund të shkaktojë një katastrofë mbarëbotërore. Borxhet në fjalë janë tërhequr nga kompani të ndryshme dhe kanë rrezik të lartë, rrjedhimisht edhe interesa të larta. Bëhet fjalë veçanërisht për bonde korporatash. Problemi është se në këtë periudhë, pritet të ketë edhe kërkesë veçanërisht të lartë nga qeveritë e vendeve të zhvilluara për borxhe, gjë që mund të sjellë pamundësi për rishitjen e borxheve dhe falimentime në shkallë të gjerë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhet të tërheqin borxhe me vlerë 2 trilionë më 2012, pjesërisht për të financiar deficitin dhe pjesërisht për të zëvendësuar borxhet e mëparshme.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Xun çetta 20.10.2010 - 22:20

    Sa borxhet u jan dhënë politikave të gabuara dhe shteteve pa bazë të qendrueshme shtetërore ,sa investimi është bërë në këto politika dhe shtete të krijuara artificialisht të cilat tani në një mënyrë a tjetër janë ish shtete pa adresë. Kjo nuk është për të u quditur se çfarë e pret botënë. U dhanë ndihma e pastaj borxhe për të u forcuar këto politika të këtyre shteteve dhe më në fund po aq para u dhanë për të u shkatërruar hegjemonia e po atyre shteteve. Rasti më i mirë për ta kuptuar këtë fakt është ish shteti Jugosllav. E them këtë ngase edhe sot po joshet dhe tolerohet Serbia në po këto politika. Xun çetta

arkivi i lajmeve