8 milionë euro, për mirëmbajtjen e rrugëve
Bllokada pothuajse totale e shumicës së rrugëve të Kosovës sikur i ka zgjuar nga gjumi qytetarët dhe njohësit e fushës së mirëmbajtjes së rrugëve. Madje, sipas tyre, miliona euro që po shpenzohen nga kompanitë private për mirëmbajtjen e rrugëve pastrimi i tyre nuk kënaq. Ndërsa, si zgjedhje që ata ofrojnë në mënyrë që një dukuri e tillë negative mund të ndërpriten kjo mund të bëhet vetëm nëse në të ardhmen pastrimi i rrugëve magjistrale dhe rajonale do të bëhej vetëm përmes partneritetit publiko-privat. Këshilltari i ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Lah Nitaj, ka thënë se në kapitalizëm shteti nuk është institucioni që e bënë themelimin e kompanive, por janë bizneset private ato që i themelojnë dhe përkujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve nëpërmes të tenderëve të ofruar nga Qeveria Qendrore dhe lokale. Sipas këshilltarit, Nitaj, vetëm sivjet për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe regjionale të Kosovës janë shpenzuar hiq më pak se 8 milionë euro, mirëpo, e veçanta është se kjo shumë është për 2 milionë euro më e vogël se në vitin 2010. Nitaj ka njoftuar se me gjithë reshjet pandërprera të gjitha rrugët magjistrale - rajonale të Kosovës kanë qenë të qarkullueshme.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente