AAK-ja mirëpret shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë
Agjencia Kundër Korrupsionit ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për shkarkimin nga detyra të dy zyrtarëve, Elez Hajdari, anëtar i Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes Publike “Hidrodrini” në Pejë dhe Smajl Jonuzaj, anëtar i Bordit të drejtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për shkak të gjendjes së konfliktit të interesit. Ky vendim i Qeverisë ka ardhur pasi që AKK-ja kishte bërë kërkesë për shkarkimin e tyre, në ndërkohë që dy zyrtarët e lartë në asnjë mënyrë nuk i janë bindur kërkesave të agjencisë që të shmangen nga konflikti i interesit. Elez Hajdari, ushtronte postin e anëtarit të Bordit të drejtorëve ndërmarrjen “Hidrodrini” dhe ishte përgjegjës i sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizime, në njësinë operative në Istog. Smajl Jonuzaj, mbante postin e anëtarit të Bordit të drejtorëve dhe ishte person i autorizuar të bizneseve private, “Kabe Group” sh.p.k. dhe N.P.”Comel”.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente