description

AKP-ja hap valë speciale privatizimi

Publikuar: E hëne 6 Shtator 2010, 23:20 1 Komente

Gjatë kësaj jave, AKP-do të hapë valën e veçantë të privatizimit në të cilën do të përfshihen disa ndërmarrje të mëdha që kanë mbetur pa u privatizuar, raporton “Kosova Sot”. “Pritet që gjatë kësaj jave të hapet valë speciale e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, ku parashihet të dalin në tender disa nga ndërmarrje të mëdha të mbetura shoqërore pa u privatizuar deri më tani”, tha Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së. Sipas tij, disa nga ndërmarrjet të cilat do të privatizohen janë ‘Amortizatorët’, disa ndërmarrje të Gjakovës, ndërtesa ku është Avokati i Popullit etj. Ndërkohë, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka bërë hapa të rëndësishëm në përshpejtimin e shpërndarjes së shumës 20 për qind që u takojnë punëtorëve të ligjshëm prej të hyrave nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore. Bazuar në strategjinë për përshpejtimin e ndarjes së 20 përqindëshit, të miratuar më parë nga ana e Bordit të AKP-së, në mbledhjen e fundit, Bordi ka aprovuar listat e punëtorëve të 20 ndërmarrjeve shoqërore dhe ka konfirmuar përkushtimin se shpërndarja e 20 për qindëshit të mjeteve do të vazhdojë me intensitet të shtuar në muaj që vijnë. AKP-ja ka publikuar shumicën e listave të punëtorëve të aprovuar dhe është në proces të publikimit edhe të listave të tjera të miratuara në Bord. Nga 20 listat e aprovuara nga ana e Bordit, janë publikuar 15 sosh, ndërsa 2 lista të punëtorëve janë dërguar për publikim sot (për ndërmarrjen shoqërore Engineering”, nga Prishtina dhe për ndërmarrjen shoqërore “Qarkullimi” nga Gjilani.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • rabit bislimi 14.09.2010 - 20:03

    a jam ne list per 20%

arkivi i lajmeve