Arkat mund të faleshin
Projekti i Qeverisë për implementimin e arkave fiskale është duke vazhduar, edhe pse ky proces ka marrë një goditje të fortë nga Komisioni i Konkurrencës, duke gjobitur kompanitë e licencuara për shpërndarjen e pajisjeve fiskale. Ekspertët e ekonomisë thonë se për ta implementuar këtë projekt Qeveria është dashur të jetë më atraktive, qoftë duke i falur ato, “sepse edhe atëherë nuk do të ishte humbësi. Por me këtë mënyrë siç ka filluar ajo rrezikon dështimin e procesit”. Institucionet u kanë dalë në mbrojtje kompanive ‘Gekos’ dhe ‘Dukagjini’, të cilat u dënuan për monopol dhe cilësi të dobët të arkave fiskale nga Komisioni për Konkurrencë. Në vend të dënimit, ATK-ja dhe MEF-i kanë deklaruar se këto kompani mund të vazhdojnë me vendosjen e arkave fiskale.
Ndërkaq zyrtarët e ATK-së, duke iu shmangur esencës së këtij ndëshkimi, thonë se në shtator këtyre kompanive do t’u bashkohen edhe operatorë të tjerë ekonomikë. Për më tepër, këto deklarime drejtuesit e ATK-së i bëjnë ende pa vendosur gjykata se a është i drejtë apo jo vendimi i Komisionit për Konkurrencë. Me këto deklarime, kuptohet se pavarësisht vendimit të gjykatës, këto kompani do të vazhdojnë të operojnë me arka fiskale. Në anën tjetër, edhe Ligji për konkurrencën tregon qartë se kur një apo dy kompani krijojnë marrëveshje apo pozitë dominuese në treg, atëherë e njëjta hidhet poshtë si e pavlerë dhe shqiptohet dënimi prej 100 mijë eurosh.
Monopolizimi i tregut
Eksperti i ekonomisë, dr. Berim Ramosaj ka potencuar se nëse një Qeveri dëshiron të stimulojë një normë siç janë arkat fiskale, është dashur të gjejnë forma stimuluese, që bizneset vetë t’i instalojnë ato. “Unë nuk jam teknicient i asaj fushe, por është dashur të gjenden forma të cilat i stimulojnë bizneset për implementimin e arkës fiskale. Tek e fundit implementimi i tyre është ndihmesë për qytetarin, për biznesin, por pa dyshim edhe për Administratën Tatimore”, tha Ramosaj. Mirëpo ky variant i përdorur sipas Ramosajt ka qenë tërësisht i papërgatitur. “Vetë fati që janë marrë vetëm dy kompani, fakti që është bërë monopolizimi i tregut, pastaj kur kësaj i shtojmë atë që nuk është bërë fushatë e mirëfilltë për implementimin e arkave fiskale, tregon se Ministria e Financave nuk ka përdorur metodat adekuate për implementimin e këtij procesi të domosdoshëm dhe të nevojshme për shtetin e Kosovës”, tha eksperti i ekonomisë, dr. Berim Ramosaj. Sipas deputetit Driton Tali, që ky proces të vazhdojë drejt një suksesi nuk do të ishte keq edhe dhënia falas e pajisjeve elektronike fiskale. “Kjo do t’i ndihmonte shumë bizneset, sidomos bizneset e vogla. Mirëpo, që arkat fiskale të jenë disa herë më të shtrenjta se në vendet e tjera, ky për mua është krim i organizuar. Unë nuk dyshoj se dikush nga Qeveria është i involvuar në këtë matrapazllëk, mirëpo mënyra se si e kanë filluar këtë proces dhe mënyra se si e ka vlerësuar Komisioni i Konkurrencës, tregon qartë se këta më shumë kanë si qëllim t’i shesin këto pajisje, sesa funksionalizimin e tyre”, tha deputeti i pavarur Dritan Tali.(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të “Kosova Sot”)
Komente
- Subvencione për kamatat e kredive bujqësore
- Urgjencë për vende të reja pune
- Jahjaga: Kosova ka resurse të rëndësishme
- 181 milionë euro mallra u importuan nga Shqipëria
- KEK-u në hall
- Zv.kryeministri Pacolli negocion blerjen e hotelit “Grand”
- Ulen pagat në PTK, 7 milionë euro kursim
- AAK-ja mirëpret shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë
- Kosova mbërthehet nga bora dhe moti i lig
- Më 10 shkurt shpallet kompania likuiduese
- Kilovatët në Kosovë, më të shtrenjtit në rajon
- Vështirësohet qarkullimi, shumë aksidente në trafik
- Dy aeroplanë nga Kosova bëjnë ulje të detyruar në Shqipëri
- KEK-u shpall gjendje të jashtëzakonshme
- Të rehabilitohet TEC B, të ndërtohet “Kosova e Re”
- Menxhiqi e padit sërish Komunën e Prishtinës
- Dell: Kosova të punojë për përmirësimin e imazhit
- USAID-i mbështet 18 ndërmarrës të rinj
- Posta lanson “Flakadanët e lirisë”
- Pensionistët kosovarë nuk do t’i humbin kontributet nga Zvicra



ad_d.jpg)


O zotrin qeveris nuk i intereson populli se si ti lehtesohet jeta.Per Qeverin(Thaqi,Sejdiu e klani i tyre) eshte me rendesi se a po ju mbushet arka e tyre e jo arka e Kosoves.Edhe perpara kam then se ato arka ka qen dasht te jen falas se ato do paguheshin nga tatimi i bizneseve,mirpo ato tatime duhej te derhen drejt ne arken e Kosoves e ktyre spo ju konvenon me mir ne gjepin e HAJNAVE.A e dini se qfar ligje ka Kosova dmth as Somalia nuk ka kso ligje.E disa ligje te EU jan bere mbrapsht se e kan kuptuar apo fare nuk kan dit ti perkthejn ne gjuhen shqipe.Komplet Kosova eshte ka punon me ligj mbretrie edhe ate te shekullit 18.
Pronari i Gekos-it eshte importuesi kryesor i Cigareve, kafes dhe pijeve alkoolike ne Kosove. Eshte nga Maqedonia dhe eshte i lidhur ngushte me Hashim Thaqin.Deren e Kryeminstrise e ka qel - lavdohet ne Maqedoni. Tenderin e arkave fiskale e ka fitue para se te shpallet tenderi. Kushtet e tenderit i jane pershtatur 100% kesaj kompanie. Eshte pritur se do te jete fitim i madhe ( blej 100 e shit 800 euro), por siq po duket do t'i has sharra ne gozhde. Edhe pse kjo kompani eshte denuar per kualitet te dobet dhe monopol, shihet qe ata te ATK-se as qe guxojne qe te mirren me kete kompani. Ky eshte vetem nje element i krimit te organizuar.
Eshte mendim i qelluar kur thot Z.Ramosaj se qeveria eshte dhe duhet te jet ne anen e qytetareve.Po ti furnizoje qeveria arkat fiskale , eshte zhvillim ekonomik ,gjdo dite stangimi, eshte deficit buxhetore. Merre me mende vetem mbrenda dites po ti istalojke qeveria arkat se sa do te ishte fitimi ne arken e shtetit, Duke llogaritur ne numrin e tyre plus duke shumezuar me ditet e muajit , do te ishte per 29 here ne muj fitim me ate se qka do te hubte qeveria per nje dite . Do te thote per momentin jane per 1 te humben 29 . Prandaj duhet qe sa me shpejte te aktualizohet qe arkat te fiksohen nga qeveria , nga difernca ne mes te asaj qka eshte humbe dhe do te humbe qeverise do ti paraqet nje mega deficit.Me mire vone se sa hiq..... Respekt.......
Kjo puna e kacav nuk don koment kjo ësht turpi i qeveris me keta dy operator te cilet jan dal e po e plaqkitin biznesi e sterlodhur , tash dohet atk_ja me e ndal procesin deri sa te rregullohen qmimet e kacave.