description

ATK-ja inkason 48,5 milionë euro

Publikuar: E mërkure 22 Shkurt 2012, 18:32 0 Komente

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka vazhduar me trendin e mirë të të hyrave për periudhën janar-shkurt 2012, duke vjelë të hyra për buxhetin e Republikës së Kosovës. Ajo nga 1 janari deri më 22 shkurt 2012 ka vjelë të hyra në vlerë 48,5 milionë euro. Sipas një komunikate për media të ATK-së, me këtë trend të të hyrave është realizuar 17 për qind nga totali i planit vjetor, i cili është 287,8 milionë euro, apo rreth 6 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, shuma më e lartë e vjelë gjatë tre vjetëve të fundit për të njëjtën periudhë. “Ky trend është arritur falë punës së palodhshme të stafit të ATK-së, të cilët gjatë gjithë vitit paraprak kanë punuar në ngritjen e kapaciteteve vepruese, zhvillimin e projekteve të reja, grumbullimin dhe përpunimin e informatave, rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, si dhe ofrimin e lehtësirave tjera për kryerjen e obligimeve tatimore në mënyrë vullnetare”, thuhet në një njoftim të ATK-së. Përkundër inkasimit, borxhi mbetet i madh, ndërsa evazioni fiskal i lartë.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve