description

ATK-ja nuk aktivizon raportimin online

Publikuar: E enjte 26 Gusht 2010, 21:43 0 Komente

Ministria e Ekonomisë dhe e Financave (MEF) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) i kanë hyrë të papërgatitura si duhet projektit për instalimin e arkave fiskale. MEF-i dhe ATK-ja kanë filluar këtë projekt, ndonëse e kanë ditur se me vetëm dy kompani të licencuara për të implementuar këtë projekt nuk mund t`i dilet në fund me afatet që vetë i kanë caktuar. Ata kanë filluar me vetëm dy kompani, derisa procedurat për përzgjedhjen e kompanisë së tretë me apo pa qëllim tash disa muaj po zvarriten nëpër komisionin për përzgjedhjen e kompanive, që do të bëjnë instalimin e arkave fiskale. Në anën tjetër, edhe pse afatet për instalimin e arkave fiskale të caktuara nga vetë ATK-ja tashmë kanë skaduar, numri i bizneseve që kanë instaluar arkat fiskale është shumë i vogël, nuk përfshin as 20 për qind të bizneseve sa janë të regjistruara në Agjencinë për regjistrimin e bizneseve, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI).

 

Raportimi si më parë

 

Edhe ato pak biznese të cilat tashmë kanë instaluar arkat fiskale, prapë se prapë mënyrën e raportimit në ATK e vazhdojnë në mënyrën e njëjtë sikurse para instalimit të arkave fiskale, për shkak se ATK-ja nuk ka arritur ende të bëjë aktivizimin e sistemit online të raportimit. Pa aktivizimin e sistemit online të bartjes së të dhënave nga arka fiskale, e cila është e vendosur në cilindo biznes, direkt në serverin e të dhënave në ATK, arkat fiskale mbeten të njëjta me arkat e thjeshta, pasi mënyra e raportimit në ATK nga ana e bizneseve vazhdon të jetë njësoj sikurse para instalimit të arkave fiskale. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e së premtës të “Kosova Sot”)

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve