description

Barna me afat të skaduar, në Shtëpinë e Pensionistëve

Publikuar: E mërkure 15 Shkurt 2012, 11:00 0 Komente

Dollapë të mbushur përplot me barna me afat të skaduar tash e dy muaj janë duke qëndruar në zyrën e referentes në Shtëpinë e Pensionisteve në Prishtinë. Ato janë akumuluar aty me vite të tëra, duke filluar nga periudha e pasluftës kur ato janë dhuruar si donacione, por edhe barna, të cilat sillen nga Ministria e Shëndetësisë pak para se t’u dalë afati, ka thënë koordinatori i organizatës komunale të pensionisteve dhe invalidëve të punës në Prishtinë, Asllan Asllani. “Janë mbledhur më shumë se një furgon barna me afate të skaduar. Fillimisht këto barna kanë qenë nga periudha e pasluftës kur janë dhuruar si donacione nga organizata të ndryshme, e pastaj ato janë akumuluar aty dhe nga furnizimi i MSH-së me barna që sillën një muaj ose edhe më shumë para se t’u skadojë afati. Mirëpo, këtu kemi edhe barna, të cilat vijnë si zëvendësime nga MSH-ja dhe të cilat refuzohen nga pensionistët, të cilët mendojnë se nuk janë të njëjta me paketimet”, ka shpjeguar ai. Asllani në vazhdim ka thënë se për asgjësimin e tyre kanë kërkuar ndihmë nga MSH-ja dhe se kërkesa e fundit ka qenë shtatori i vitit të kaluar. “Ne nuk jemi në dijeni se çfarë të bëjnë me to. Jemi të vetëdijshëm se hedhja e tyre në deponi mbeturinash është e rrezikshme për shëndetin e popullatës”, ka thënë ai. . “Barna të kësi lloji kemi edhe në barnatore. Edhe aty nuk ka hapësirë të mjaftueshme, mungojnë edhe kushte të tjera në barnatore për të cilat e kemi ngritur disa herë zërin, por të gjitha këto kanë shkuar në vesh të shurdhur”, ka nënvizuar ai. Përveç këtij problemi, Asllani ka njoftuar se edhe furnizimi me barna, i cili bëhet nga MSH-ja nuk është në nivelin e dëshiruar. Ai ka thënë se edhe pse është bërë kërkesa për furnizim me kohë, gjatë këtij muaji ende nuk janë furnizuar me barna. “P.sh. gjatë këtij muaji kemi kërkuar 10 paketime të barnave dhe ende nuk janë sjellë. Pensionistët vijnë dhe i kërkojnë, por nuk kemi çfarë t’u bëjmë”, thotë Asllani.(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e të mërkurës të “Kosova Sot”)

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve