Bastisjet zbehin PTK-në
Bastisja në kompaninë publike në Postë - Telekomin e Kosovës (PTK), nga ligjvënësit vlerësohet si shenjë jo e mirë, pasi që PTK0-ja është në prag të privatizimit. Bastisjet sipas deklaratave të mëhershme të shefit të PTK-së, Shyqri Haxha, janë bërë me qëllim të uljes së vlerës së PTK-së. “Është një grup i caktuar i njerëzve që kanë iniciuar bastisjet dhe këto bastisje janë tendencioze me qëllim të uljes së vlerës së kompanisë”, kështu ka thënë Haxha në deklaratë pas bastisjes. Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës, në një deklaratë për “Kosova Sot”, ka thënë se nuk është shenjë e mirë që i është bërë kompanisë, kur dihet se është para privatizimit. “Nuk e di raportin ekonomik, por mund të them se nuk është shenjë e mirë bastisja e fundit që ju ka bërë kësaj ndërmarrjeje para privatizimit”, tha Kuçi. Ai po ashtu ka thënë se karshi investitorëve do duhej të jepet imazhi që është ndërmarrje profitabile dhe do të ketë fitueshmëri ekonomike që në kohën e privatizimit të ketë çmimin adekuat. Ndërsa opozita është në dilemë se a është gjetur koha e përshtatshme për privatizimin e PTK-së. Bastisja e fundit që i është bërë kompanisë ka krijuar një imazh të keq dhe të frikshëm tek investitorët e huaj. Ethem Çeku, deputet nga AAK-ja, tha se procesi i privatizimit të ‘Valës’ është një proces mjaft i diskutueshëm në komisionin parlamentar dhe ka pasur shumë diskutime që ka të bëjë me atë se a është koha e duhur për privatizim. “Janë shumë dilema të cilat janë hapur se efektshmëria e privatizimit të PTK-së dhe problemi i madh janë fondet e privatizimin në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit tonë”, tha Çeku. Ai shtoi se po të njëjtën kohë janë hapur edhe shumë çështje që kanë të bëjnë me marrëveshjet mes ‘Valës’ dhe institucioneve të tjera të cilat janë shenduar në pjesë të ‘Valës’. Ndërsa problemi më i ri, sipas Çekut, është forma e kontrollit dhe bastisjes që iu kanë bërë ‘Valës’ . “Është krijuar një opinion se një formë e tillë për investitorët e jashtëm është mesazhi më i keq, i cili e frikëson investitorin për të hyrë në investime në ‘Vala’ ”, tha Çeku.
Pozita mendon se bastisja nuk mundet të ndikojë në çmimin e PTK-së, dhe se bastisja që është bërë për shkak të kontratës së ‘Zmobile’ nuk është e kundërligjshme. Kështu është shprehur Naser Osmani, deputet në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja. “Për arsye se ‘Zmobile’ disponon me një kontingjent të numrave të cilët i ka lëshuar PTK, dhe për të cilat ka përfituar PTK-ja, fjala është për 200 mijë numra. Ndërsa kapacitetet e ‘Valës’ nuk kufizohen as 1 milion, mund të shkojnë edhe më tepër kështu që nuk është dëmi i cili është prezantuar në medie”, tha Osmani. Ai mendon se nuk duhet të shitet ndërmarrja publike PTK, në mënyrë të shpejtuar për arsye se të dhënat të cilat janë dhënë nga menaxhmenti i PTK-së tregojnë që për 4 vitet e ardhshme PTK-ja mund të ketë një fitim mbi 500 milionë euro. “Kjo do të thotë që nëse shitet PTK-ja tani në shpejtësi në këtë procedurë do të jetë vlera përafërsisht kaq ose më e vogël, që vetëm me fitim për 5 vite do t’i mbulojë të gjitha të hyrat. Pritjet të cilat mendon Qeveria t’i ketë tash dhe t’i shfrytëzojë në infrastrukturë rrugore, tha Osmani. ‘Bastisjet të cilat kanë ndodhur, nuk besoj që ia humbin vlerën e PTK-së për arsye se kanë të bëjnë vetëm me një segment të një karakteri tjetër që nuk ka të bëjë me asetet e PTK-së me vlerën që në përgjithësi e ka PTK-ja. Pra, PTK-ja do të shitet me vlerën e saj me asete e jo me menaxhment”, tha Osmani. Ndërsa Ethem Çeku për vlerën e PTK-së tha se kanë kërkuar nga MFE-ja që para se të dalë në shitje PTK-ja, të bëhet vlerësimi i brendshëm i aseteve të PTK-së. Sipas tij, ‘Vala’ mund të kapë një shifër rreth 1 miliard euro.
- Subvencione për kamatat e kredive bujqësore
- Urgjencë për vende të reja pune
- Jahjaga: Kosova ka resurse të rëndësishme
- 181 milionë euro mallra u importuan nga Shqipëria
- KEK-u në hall
- Zv.kryeministri Pacolli negocion blerjen e hotelit “Grand”
- Ulen pagat në PTK, 7 milionë euro kursim
- AAK-ja mirëpret shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë
- Kosova mbërthehet nga bora dhe moti i lig
- Më 10 shkurt shpallet kompania likuiduese
- Kilovatët në Kosovë, më të shtrenjtit në rajon
- Vështirësohet qarkullimi, shumë aksidente në trafik
- Dy aeroplanë nga Kosova bëjnë ulje të detyruar në Shqipëri
- KEK-u shpall gjendje të jashtëzakonshme
- Të rehabilitohet TEC B, të ndërtohet “Kosova e Re”
- Menxhiqi e padit sërish Komunën e Prishtinës
- Dell: Kosova të punojë për përmirësimin e imazhit
- USAID-i mbështet 18 ndërmarrës të rinj
- Posta lanson “Flakadanët e lirisë”
- Pensionistët kosovarë nuk do t’i humbin kontributet nga Zvicra



ad_d.jpg)


Komente