description

BB, 32 milionë dollarë për energjetikën

Publikuar: E premte 10 Shkurt 2012, 19:24 0 Komente

Të premten u debatua në Prishtinë për energjetikën, ndërsa drejtuesit e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë e kanë prezantuar raportin, “Zhvillimi dhe vlerësimi i opsioneve të furnizimit me energji elektrike për Kosovën”. Zyrtarët e BB-së kanë thënë se janë duke punuar që furnizimi me energji elektrike në Kosovë të stabilizohet dhe po ashtu të gjenden mundësi alternative të prodhimit të saj. Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, tha se raporti i Bankës Botërore mbi mundësitë e reja të prodhimit të energjisë në Kosovë është i pavarur dhe reflekton qartë mbi gjendjen aktuale të energjinë në vend. Raporti i Zyrës së BB-së në Kosovë nxjerr në pah gjendjen kaotike energjetike në vend. Ministri Besim Beqaj i ka pranuar vlerësimet e raportit të Bankës Botërore për gjendjen energjetike në vend dhe ka thënë se ky raport tregon në mënyrë krahasuese mundësitë e gjenerimit të energjisë elektrike që ka kosto më të ulët, përfshirë këtu edhe koston ambientale.

Laszlo Lovei, drejtor i Sektorit për zhvillimit të qëndrueshëm nga Banka Botërore, ka thënë se Banka Botërore ka punuar me Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që t’i adresojnë nevojat konkrete të energjisë. “Duke lëvizur përpara, në strategjinë e re, të propozuar për partneritet me shtete, ne do të përkrahim një varg iniciativash të sektorit të energjisë, të bazuara në përvojën e kaluar të punës sonë dhe këto do t’i përfshijnë projektet e energjisë efiçiente dhe të rinovueshme, që shpresojmë se do të lansohen në vitin 2013, për t’i përkrahur me financimin e rreth 32 milionë dollarëve”, ka thënë ai. Në anën tjetër, Mohinder Gulati, koordinator i sektorëve për Zhvillimin e Qëndrueshëm në BB, ka thënë se Qeveria ka bërë kërkesë për ta ndihmuar planin e saj në zhvillimin e energjisë në vend dhe ka shtuar se komisionet e BB-së janë duke bërë analiza për t’i gjetur opsionet e mundshme në këtë drejtim.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve