description

“Bild”, dëbojeni Greqinë nga euroja

Publikuar: E shtune 18 Shkurt 2012, 20:08 0 Komente

“Dëbojini më në fund grekët nga euroja!”. Revista prestigjioze gjermane “Bild” e ka sulmuar kështu Athinën dhe në versionin e saj online ka publikuar fotot që qarkullojnë në Greqi, me kancelaren Merkel dhe ministrin Shauble me uniformë naziste. “Edhe pak duhet që ekonomia e shkatërruar greke të eksportohet jashtë shtetit. Por, në një fushë grekët janë kampionë të eksporteve: fyerjet, ofendimet dhe dhuna verbale që përdorin”, shkruan tabloidi gjerman. “Bild” replikon ndaj fjalëve të përdorura nga presidenti grek, Karolos Papoulias, që në ditët e fundit ka sulmuar Uolgang Shaublen, si dhe akuzon Greqinë për mosmirënjohje. Përfundimi i artikullit të ashpër është: “Greqia, vjen koha për t’i thënë lamtumirë euros”. “Gjermania u ka dhënë mbi 20 miliardë euro ndihmë grekëve nga viti 2010 dhe për 30 miliardë të tjerë duhet të vendoset të hënën”, shkruan tabloidi. “Bild” kujton se kancelarja Merkel dhe ministri i Financave, Shauble, kanë negociuar për një kohë të gjatë dhe, sipas saj, falënderimi i presidentit grek nuk ishte ai që pritej.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve