description

BSPK-ja kundër shtrenjtimit të rrymës

Publikuar: E premte 10 Shkurt 2012, 19:13 0 Komente

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) fuqimisht e kundërshton kërkesën e KEK-ut për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Sipas BSPK-së, ky vendim do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe të punëtorëve të Kosovës, ku edhe ashtu po ballafaqohen me inflacion të dukshëm dhe gjendje të rëndë sociale. Zyrtarët e BSPK-së kanë thënë nëpërmjet komunikatës se me këtë kërkesë të KEK-ut do të dëmtohet rëndë popullata, punëtoria, si dhe ekonomia e Kosovës, e cila edhe ashtu ka pësuar dëme të mëdha financiare si pasojë e reduktimeve të mëdha të energjisë elektrike.

“Kjo ngritje e çmimeve nuk do t’i zgjidhë problemet në KEK, por vetëm se do t’i ripërtërijë ato dhe do t’i rrisë ato probleme. BSPK-ja kërkon nga KEK-u që ta rishikojnë edhe një herë këtë vendim dhe ta rikthejë në vendimin e mëparshëm. BSPK-ja përkrah të gjitha shoqatat joqeveritare që e kundërshtojnë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike”, thekson BSPK-ja.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve