description

BSPK-së i merren dy vende në Këshill

Publikuar: E premte 19 Mars 2010, 2:37 0 Komente

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në një konference me gazetarë, ka njoftuar rreth procesit të rivlerësimit të anëtarëve të Këshillit ekonomiko-social, dhe në bazë të rivlerësimit të bërë, BSPK-ja përfaqësohet me 3 anëtarë, OEK-u me 4 anëtarë, KSLK 2 dhe AKB me 1 anëtar. Por, një gjë të tillë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), e kundërshton dhe këtë rivlerësime quan “një lojë të atyre që dëshirojnë ta mbajnë të bllokuar dialogun social”. Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, përmes telefonit ka deklaruar se në bazë të vendimit të Qeverisë, BSPK-ja i plotëson të gjitha kriteret, dhe se në KES duhet të përfaqësohet me pesë anëtarë dhe jo sipas rivlerësimit të Ministrisë së Punës me tre anëtarë. “Komisioni i ka verifikuar që BSKP-ja dhe kam informatat që edhe Oda Ekonomike gjithashtu i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe palët e tjera në bazë të vendimit të Qeverisë nuk i plotësojnë kriteret që të jenë anëtarë të Këshillit ekonomiko-social, as KSLK-ja, as AKB-ja. Kështu që kjo është bërë më herët dhe është një lojë të cilën ata e kanë pranuar. Por, përfundimisht BSPK-ja kriteret i ka plotësuar dhe merr pjesë në Këshillin ekonomiko-social me pesë anëtarë në bazë të vendimit të Qeverisë për Këshillin ekonomiko-social”, është shprehur kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi. Sipas tij, komisioni i cili është caktuar nga partnerët, e ka shqyrtuar gjithë dokumentacionin në bazë të vendimit të Qeverisë në të gjitha pikat në bazë, të të cilave përcaktohet se kush mund të përfaqësohet në Këshillin ekonomiko-social dhe BSPK-ja i ka plotësuar të gjitha kriteret qind për qind.

Papunësi e lartë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rashiq, ka thënë se papunësia në Kosovë është në nivel shumë të lartë, dhe se duhet që të ketë përmirësim në të gjithë sektorët. “Besoj që kemi gjetur një marrëveshje ndërmjet përfaqësuesit, punëdhënësit, sepse besoj edhe unë që ata kanë një rol shumë të veçantë në këto momente, duke pasur parasysh që papunësia në Kosovë është në nivelin shumë të lartë dhe të gjithë sektorëve u duhet një përmirësim i gjendjes ekonomike dhe besoj që me një dialog kemi gjetur mundësi që përfaqësim i punëdhënësit të jetë në nivel që është krijuar me dialog”, ka thënë ai. Kurse, Behxhet Gagjiqi, këshilltar i ministrit të MPMS-së për çështje sociale, ka thënë se komisioni për rivlerësimin e dokumentacionit të organizatave të punëdhënësve dhe të punëmarrësve ka mbajtur gjithsej 6 takime, duke bërë rivlerësimin e tërë dokumentacionit të ofruar dhe duke u bazuar në kriteret për përfaqësim në KES, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës. Sipas këshilltarit Gagjiqi, komisioni ka shqyrtuar tërë dokumentacionin e ofruar sipas kritereve me radhë dhe për secilin kriter ka dalë me konkluzione të qarta se a është plotësuar apo nuk është plotësuar, të cilën gjë e dëshmon edhe procesverbali e takime të nënshkruara nga anëtarët e komisionit. Ndërkaq, numri një i BSPK-së, Haxhi Arifi, thekson se kjo është bërë më herët dhe dikujt i konvenon që Këshilli ekonomiko-social të mos jetë funksional dhe në këtë mënyrë të zhagiten punët, edhe pse në bazë të vendimit të Qeverisë BSPK-ja i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe palët e tjera nuk i plotësojnë këto kritere. N. Krasniqi

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve