Bujqit edhe sivjet të pafavorizuar nga bankat
Përgjegjës të MBPZHR-së kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të negociuar me institucionet financiare në kërkim të mundësive për dhënien e kredive me kamata më të volitshme për bujqit. Mirëpo Ministria nuk mund të caktojë normat e kredive Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Bujqësisë Adil Behramaj, kreditë e lëshuara për sektorin e bujqësisë vazhdojnë të përfaqësojnë një pjesë të vogël të kredive të përgjithshme. Pjesëmarrja e kredive të lëshuara nga të gjitha bankat për sektorin e bujqësisë në vitin 2010 ka qenë rreth 4 % e vlerës së përgjithshme të kredive. Në vitin 2011 ka qenë edhe më e vogël pjesëmarrje e tyre, me vetëm 3.6 %. “Nëse bankat vazhdojnë të praktikojnë kritere të rrepta si deri më tani dhe norma të larta të interesit, e cila arrin edhe deri në 25 %, atëherë kjo pjesëmarrje do të jetë edhe më e vogël në këtë vit. E, kjo përveç që po ndikon në kufizimin e potencialeve investuese në këtë sektor, po ndikon edhe në dekurajimin e fermerëve për të aplikuar për kredi”, u shpreh ai. Behramaj tha se në takimet që kemi mbajtur me institucionet mikro dhe makro financiare në të kaluarën, është thënë se risku i kthimit të mjeteve është shumë i madh në kredi bujqësore, prandaj edhe praktikojnë kritere dhe norma të tilla, por kjo nuk është shumë e qëndrueshme, sepse performanca e kthimit të mjeteve në kreditë bujqësore ka qenë më e mirë sesa në të gjitha kategoritë e tjera të kredive, me vetëm 3.3 % kredi joperformuese. “Por, duhet të pranojmë se edhe specifikat që e karakterizojnë bujqësinë kosovare, si kontestet mbi të drejtat pronësore dhe mos organizimet e fermave si formë e bizneseve të rregullta me llogari-mbajtje, kanë përkeqësuar rrethanat e kreditimit dhe kanë rezultuar me kritere më të rrepta të kreditimit”nënvizoi Behramaj.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente