Dell: Kosova të punojë për përmirësimin e imazhit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), mbajti punimet e Kuvendit të Tëtë të Përgjithshëm, me ç’rast zgjodhi anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve të OEAK-ut. Në punimet e Kuvendit, përveç anëtarëve të OEAK-ut, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Kristofer Dell përgëzoi Qeverinë që ka marrë kaq seriozisht rritjen ekonomike. Kjo Qeveri sipas tij është e vendosur të ketë në qendër një treg të lirë, duke u përqendruar në tërheqjen e investimeve të jashtme. Por megjithatë Dell tha se duhet punuar ende shumë për përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe klima afariste, ai po ashtu kërkoi nga bizneset që ta mbajnë Qeverinë përgjegjëse për premtimet e dhëna.
“Megjithëse ka pasur disa zhvillime, mbetet ende shumë për t’u bërë. Qeveria dhe bizneset duhet të bashkëpunojnë me njëra tjetrën, në mënyrë që të krijojnë vende të reja pune. Duhet të punohet për përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe se bizneset së bashku me Qeverinë, duhet ta përmirësojnë klimën afariste në Kosovë si dhe përmirësimin e rendit dhe ligjit”, pohoi Dell. Dell po ashtu tha se ka një hezitim nga investitorët, pasi që tek ata është krijuar përshtypja se në Kosovë ka pasiguri për investime, një korrupsion të lartë dhe sundim të dobët të ligjit, dhe sfidë sipas tij mbetet tërheqja e investimeve nga jashtë. “Nuk ka ndonjë formulë magjike që të gjitha këto të zhduken, mirëpo qeveria dhe bizneset duhet të bashkëpunojnë që t’i zhdukin këto gjëra”, tha Dell.
Dell po ashtu tha se Kosova duhet të bashkëpunojë me fqinjët e saj dhe se përpara se t’i mohojë mallrat serbe, duhet të shohin se çfarë na sjellin ato. Dell tha se nuk mund të ndërtohet një Kosovë demokratike duke u bazuar në urrejtje nder etnike. Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe njëherësh ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila tha se përkundër të arriturave që janë bërë, Kosova ka edhe shumë sfida para vetës, për të cilat po punohet të tejkalohen. Ajo po ashtu pohoi se Qeveria po punon që ta ndryshojë perceptimin që kanë investitorët nga jashtë për Kosovën. Ndërsa Safet Gerxhaliu, kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës, tha se të gjithë kanë një vizion për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Presidenti i sapo zgjedhur i Bordit të Drejtorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Erolld Belegu falënderoi anëtarët për besimin e dhënë. Ai premtoi se do të punoi me bizneset, për të treguar se ky ambient është i mirë për investime. (KP)
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente