Doganat fshehin informacionin për kontrabandistët
“Jemi të hapur për çdo të dhënë, por nuk mund t’ju vëmë në dispozicion asnjë lloj dokumentacioni. Kjo pasi ligji na detyron të ruajmë konfidencialitetin e të dhënave të subjekteve që ushtrojnë aktivitete tregtare e bisnesore”. Ishte ky thelbi i përgjigjes standard, të cilën e adresoi për gazetën “Kosova Sot” jo vetëm drejtori i Zbatimit të ligjit pranë Drejtorisë së Doganave të Kosovës, Bahri Berisha, por edhe të tjerë kolegë të tij homologë, të cilët ishin të gatshëm të deklaronin për gazetën gojarisht rreth sukseseve të arritura ndër vite nga dogana, por që përpiqeshin të dredhonin, apo të nxirrnin si justifikim ndalesën ligjore, kur fjala shkonte tek qasjet në dokumentet zyrtare, që i vërtetonte thëniet e tyre. Në të vërtetë, Berisha ishte zyrtari i fundit që aplikoi të njëjtën strategji informimi gjysmak, pra mospranimin e qasjes në listën e subjekteve të cilat deklarohen nga doganat se janë kapur në ushtrim të kontrabandimit të mallrave. Sepse të njëjtën sjellje e ndeshëm, më së pari, në nisje të aksionit të investigimit gazetaresk, gjatë kontaktit me drejtuesin e pikës doganore të Hanit të Elezit, Naser Sherifit. Takim që u arrit të realizohej mbasi humbëm një ditë, ngaqë, sikurse na u tha prej përgjegjësit të administratës së kësaj pike doganore, Besnik Paçarada, nuk kishim marrë leje prej zëdhënësit të shtypit, Adriatik Stavileci. Në vajtjen tonë të dytë, kuptohet të pajisur me lejen Stavileci, arritëm ta kontaktonim z. Sherifi, i cili na informoi për çka na interesonte gojarisht, por duke na rekomanduar sërish zëdhënësin e shtypit, z. Stavileci, për të realizuar qasjen në dokumentet zyrtare. Konkretisht, qasje në listën e subjekteve të kapura prej doganierëve të kësaj pike në ushtrimin e kontrabandës. ”Faktikisht, mua më keni zënë në pozitë shumë të keqe, sepse që dy vjet nuk kam punuar këtu. Sot e kam ditën e parë të punës si drejtues i pikës doganore të Hanit të Elezit. Dokumentacionin do ta gjeni në qendër. Kontaktoni zëdhënësin Adriatik Stavileci dhe besoj se puna do të kryhet”, ishte përmbajtja e bisedës së zgjatur me shefin e pikës doganore të Hanit të Elezit, Naser Sherifin, i cili pranoi të na lejonte të vizitonim territorin e doganës, por jo qasjen në dokumentet zyrtare, që vërtetonin deklarimet e tij për ekzistencën e subjekteve të kapura prej oficerëve të doganës në përpjekje të kontrabandimit të mallrave.
Box: Barrikada e parë
Pika e Hanit të Elezit ishte barrikada e parë e ngritur në thithjen e informacionit rreth ecurisë së punëve në Doganat e Kosovës, një rubrikë kjo të cilën gazeta “Kosova Sot” ka planifikuar ta mbajë gjallë në obligim të më shumë se 70 për qind të lexuesve të saj të përditshëm, të cilët janë të interesuar të dinë më shumë ,si për subjektet që janë të rregullta në shlyerjen e detyrimeve doganore, ashtu edhe të atyre që abuzojnë, që nëpërmjet kontrabandimit nuk i derdhin detyrimet doganore në buxhetin e varfër të shtetit të ri të Kosovës, e që nga ushtrimi i të tilla kontrabandimeve humbet për çdo vit gjysmën e shumës së tij.
Embargoja informative nr. 2
Me objektivin e qasjes në listën e kompanive, të cilat importojnë nga shtetet aziatike, si dhe në atë të bizneseve të gjobitura nga Dogana për ushtrim kontrabandimi, kontaktuam për të dytën herë me zëdhënësin e shtypit, z. Stavileci, të rekomanduar për të na mundësuar qasjen në dokumentet zyrtare, pa hamendësuar se do të ndeshnim embargon e dytë informative. Besonim në qasjen e dokumenteve, pasi nëpërmjet kontakteve të gazetës me drejtorin e përgjithshëm të doganave, z. Naim Huruglica, na ishte garantuar transparenca për gjithçka interesoheshim. Gjë që fatkeqësisht nuk ndodhi, pasi qasjen në dokumente si z. Stavileci ashtu dhe drejtori i zbatimit të ligjit, Bahri Berisha, e klasifikuan si “konfidencial” dhe që cenonte interesin e subjekteve të kapura në kontrabandim. Si barrierë ligjore të këtij kundërshtimi dy zyrtarët e Drejtorisë së Doganave cituan nenin 14 të Ligjit Nr.2003/12, për qasje në dokumentet zyrtare, që vërtet në përmbajtje të disa pikave të tij e ndalon këtë qasje, por që në pikën 4.2(c) e quan të lejueshme qasjen e dokumenteve zyrtare, nëse për të dhënat që ato përmbajnë, citoj: “... ka interes qenësor publik për bërjen publike.” Sa i përket listës së bizneseve, të cilat janë gjobitur nga Dogana e Kosovës për shkak se janë kapur duke kontrabanduar, unë nuk mund t’ua japë atë listë, për shkak se na ndalon Ligji për qasjen në dokumentet zyrtare. Sepse cenohet e drejta e privatësisë, andaj ne nuk ua japim asnjë institucioni ato lista. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të “Kosova Sot”)
Komente
- Gjobitet “Sharrcem” me 15 mijë euro
- BB, 32 milionë dollarë për energjetikën
- Në “Llamkos” investohen edhe 30 milionë euro
- BSPK-ja kundër shtrenjtimit të rrymës
- Vetëm dy ofertues për likuidimin e NSH-ve
- Rikthehet orari i rregull i fluturimeve
- FMN-ja nuk është njoftuar për pakon e re fiskale
- Master-plani për Brezovicën, me 3000 vende pune
- Ushqimi i sigurt
- Kosova, model i keq i menaxhimit të tokës
- Kundërshtohet shtrenjtimi i energjisë elektrike
- Garanci për ushqimet “Made in Kosova”
- Qeveria ndan 1 milion euro për reklamë në CNN
- Qeveria josh bizneset e diasporës
- Raporti për tokën e alarmon OEK-un
- 478 të akuzuar për korrupsion
- Moti i keq, vështirësohet qarkullimi
- Kryeqyteti pa ngrohje, vonohet mazuti
- Reagime pas njoftimeve për raportin e tokës
- Konkursi për kryeshef të PTK-së drejt anulimit




ad_d.jpg)


I always motivated by you, your views and attitude, again, appreciate for this nice post. - Norman
hahaahahah sa qesharake edhe fmit po dijin se jan tu bashkpunu me mafijashat doganjert te gjith jan pasunu