Dy aeroplanë nga Kosova bëjnë ulje të detyruar në Shqipëri
Tiranë, 2 shkurt - Moti i keq shënon dhe rastet e para të jashtëzakonshme në vendin tonë. Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë veriun e Shqipërisë dhe Kosovën kanë shkaktuar avari në linjat ajrore. Burime aeroportuale thanë për NOA.al se pak orë më parë dy aeroplanë kanë bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit. Që të dy aeroplanët i përkasin linjave ajrore që lidhin kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën me qytete të tjera. Mësohet se aeroplani i parë që ka bërë ulje të detyrueshme për shkak të rrymave ajrore jo të favorshme ishte ai i linjës Lubjanë-Prishtinë dhe i dyti ishte nisur nga Prishtina në drejtim të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup. Aeroplanët kanë kërkuar leje për t’u ulur në Rinas, pasi udhëtimi ishte i pamundur në të tilla kushte atmosferike. Pilotët kanë arritur të ulin aeroplanët e linjës së pasagjerëve njëri pas tjetrit, të asistuar nga kulla e kontrollit të Rinasit. Sipas të njëjtave burime, pasagjerët që udhëtonin në këta aeroplanë janë përballur disa minuta me tmerrin në lartësi. Por, pasi kanë zbritur në tokë, janë vizituar dhe rezulton që fatmirësisht janë në gjendje të mirë dhe kanë kaluar pak kohë në ambientet e tranzitit. Pasagjerët janë larguar me të njëjtët aeroplanë, pasi është marrë sinjalizimi për përmirësimin e kushteve klimaterike në aeroportet e Prishtinës në Kosovë dhe Shkupit në Maqedoni. Në aeroportin Nënë Tereza, fluturimet kanë vijuar normalisht gjatë ditës së sotme. Burimet sqaruan se autoritet aeroportuale po mbajnë kontakte me kolegët e aeroporteve të rajonit dhe më gjerë për informacionet rreth kushteve klimaterike.
- Tenderi për likuidimin, “Roland Berger” e tërheq ankesën
- Prodhuesit kosovarë përmbushin vetëm 40 për qind të tregut
- KEK: Të hënën dorëzohen ofertat për KEDS
- Vendoset reciprociteti me Malin e Zi në transportin rrugor
- Përfundon BETA, nis “Relap”-i 12 milionë dollarë
- Autoriteti i Konkurrencës abuzon me veturat
- “Termokos”, lider i mossuksesit
- 284 biznese u shuan sivjet
- Tender për riaktivizimin e Bllokut A2
- Bullgarët ia mësyjnë Fabrikës së Baterive
- Në Merdar ndërpritet qarkullimi i kamionëve
- AKP-ja bllokon fermën e pulave
- Kosova përfiton 36.5 milionë euro
- Mbi 2 miliardë euro depozita
- Gallup: Korrupsioni në biznese në Kosovë, 83 për qind
- Në maj, konferenca për shitjen e PTK-së
- FMN-ja ia jep Kosovës këstin e parë, 5 milionë euro
- Panairi i Punës, premtohen 130 punësime
- “Ferronikeli” nuk e di kur licencohet
- 14 maji, afati për Federatën e Sindikatave të Elektrokosovës




ad_d.jpg)


Komente