Dy konsorciume dhe një kompani interesohen për HC ?ZHURI?
Të mërkurën, në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave janë pranuar shprehjet e interesit nga investitorët për ndërtimin me koncesion të hidrocentralit të Zhurit. Interesin për projektin e HC të Zhurit e kanë shprehur dy konsorciume dhe një kompani, kanë bërë të ditur zyrtarë të MEM-it, përmes një njoftimi të lëshuar për medie. Sipas këtij njoftimi, kompanitë e paraqitura janë: Konsorciumi: KI – Kelag International GmbH (Austri) & Strabag (Austri); Konsorciumi: Palet Inşaat (Turqi) & Union D Energy System Development Corporation (Angli); Kompania: Limak Group (Turqi). Në njoftim më tej thuhet: “MEM-i mirëpret paraqitjen e investitorëve potencialë për hidrocentralin e Zhurit dhe shpreh kënaqësinë që kompanitë e paraqitura janë kompani shumë serioze nga shtetet mike të Kosovës”. Nga ana tjetër, pas informacioneve të publikuara për ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit në Kosovë, në kufi me Shqipërinë, një hidrocentral që sipas ekspertëve nuk duhet të lejohet pasi shkatërron florën dhe faunën përreth, por edhe devijon lumenjtë që kalojnë nëpër Shqipëri, ministri shqiptar i Ekonomisë, Dritan Prifti, ka thënë në një konferencë për shtyp se Qeveria shqiptare është duke negociuar me Qeverinë e Kosovës lidhur me këtë. Ministri Prifti ka theksuar se për këtë projekt të nisur nga Qeveria e Kosovës është krijuar një grup i përbashkët ndërqeveritar, me përfaqësues të dy qeverive, për të diskutuar në lidhje me vazhdimësinë e projektit të hidrocentralit të Zhurit, i paraparë të ndërtohet në Kosovë. “E vërteta është se, në qoftë se ai hidrocentral ndërtohet në Kosovë, në pjesën e kufirit të Republikës së Shqipërisë dëmtohen rreth 18 koncesione të dhëna në vazhdimësinë e basenit ujor”, ka pohuar ministri Prifti. Ai ka garantuar se qeveria e Shqipërisë do të mbrojë koncesionet e dhëna dhe investimet e bëra në kufirin e Republikës së Shqipërisë. Ftesa për shprehjen e interesit për HC e Zhurit është bërë më 15 qershor 2010, ndërsa afati i fundit për shprehjen e interesit nga investitorët privatë ishte sot më 25 gusht 2010 në orën 11:00.
- Gjobitet “Sharrcem” me 15 mijë euro
- BB, 32 milionë dollarë për energjetikën
- Në “Llamkos” investohen edhe 30 milionë euro
- BSPK-ja kundër shtrenjtimit të rrymës
- Vetëm dy ofertues për likuidimin e NSH-ve
- Rikthehet orari i rregull i fluturimeve
- FMN-ja nuk është njoftuar për pakon e re fiskale
- Master-plani për Brezovicën, me 3000 vende pune
- Ushqimi i sigurt
- Kosova, model i keq i menaxhimit të tokës
- Kundërshtohet shtrenjtimi i energjisë elektrike
- Garanci për ushqimet “Made in Kosova”
- Qeveria ndan 1 milion euro për reklamë në CNN
- Qeveria josh bizneset e diasporës
- Raporti për tokën e alarmon OEK-un
- 478 të akuzuar për korrupsion
- Moti i keq, vështirësohet qarkullimi
- Kryeqyteti pa ngrohje, vonohet mazuti
- Reagime pas njoftimeve për raportin e tokës
- Konkursi për kryeshef të PTK-së drejt anulimit




ad_d.jpg)


Komente