Edhe 4 vota për të hyrë në BERZH
Republikës së Kosovës i duhen vetëm edhe 4 vota deri tek anëtarësimi i plotë në Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, e njohur si BERZH. Zëdhënësi i MEF-it,Muharrem Shahini dhe sekretari i Odës Ekonomike,Berat Rukiqi, thonë se anëtarësimi i Kosovës në BERZH do të konsiderohet edhe një arritje e madhe e institucioneve shtetërore. Sipas tyre, përmes anëtarësimit Kosova do të ketë mundësi marrjen e fondeve për financimin e projekteve madhore në infrastrukturë, që do të ndihmojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. “Ne kemi qenë të angazhuar në vazhdimësi dhe jemi në kontakt të përhershëm me këtë institucion për të gjetur format më të mira që sa më shpejt të bëhemi pjesë e këtij institucioni", ka thënë zëdhënësi i MEF-it.
Zëdhënësi Shahini dhe sekretari i OE-së,Rukiqi,duke folur për kriteret kyçe për anëtarësim në BERZH, thanë se janë tri sish. Kriteri i parë është që një vend së pari duhet të jetë anëtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN), si dhe Bankës Botërore(BB).
Sipas tyre, të dyja këto kushte tanimë janë plotësuar kur dihet se ne tanimë më shumë se një vit jemi anëtar me të drejta të plota në këto dy institucione. Ndërsa kriteri i dytë është sigurimi i përkrahjes nga vendet që kanë në pronësi 2/3 e aksioneve në këtë bankë dhe ky kriter tanimë është plotësuar. Shtetet më të fuqishme në botë të cilat e kanë njohur Kosovën e kanë edhe pjesën më të madhe të aksioneve në këtë bankë, sqaruan dy ekspertët e ekonomisë. Por, sipas tyre kriteri i tretë përcakton se duhet siguruar 2/3 e votave (42 vota) të anëtarëve në këtë institucion. Vendet të cilat e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe të cilat janë anëtarë në këtë bankë janë 38, që nënkupton se duhet siguruar votat edhe të 4 anëtarëve të tjerë, në mënyrë që edhe ky kusht të plotësohet.
Lobim intensiv
Anëtarë në këtë institucion janë edhe Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane për Investime, të cilët tanimë kanë deklaruar se do të votojnë pro anëtarësimit tonë në këtë institucion. Ata kanë thënë: "Gjatë gjithë kohës e sidomos pas anëtarësimit tonë në FMN dhe BB kemi punuar intensivisht në sigurimin e përkrahjes edhe nga vendet e tjera, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën". Sipas Shahinit e Rukiqit, pas vendimit të GJND-së një numër i konsiderueshëm i këtyre vendeve duket të jenë të gatshme të votojnë pro anëtarësimit tonë në këtë institucion, që nënkupton se edhe ky kriter shumë shpejt do të plotësohet, në mënyrë që edhe formalisht të paraqesim kërkesën për anëtarësim, e cila do të pasohet edhe me votimin formal të kësaj kërkese.
Ministri nga Ministria për Integrime Evropiane,Besim Beqaj, lidhur me anëtarësimin në BERZH tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë. “Kam informata se jemi shumë afër sigurimit të votave të fundit, të cilat janë të nevojshme për të hyrë në BERZH”, tha ai. Sipas Beqajt, hyrja në këtë bankë, që mund të bëhet sivjet, është çështje shumë e rëndësishme për zhvillim tonë, sepse ndihmon që projektet të cilat janë të orientuara nga kapitali privat mund të hyjnë në faza më afatgjata të projekteve zhvillimore, pastaj që jashtëzakonisht do ta ndihmojnë zhvillimin e Kosovës.
Dy kriteret e plotësuara
Kriteri i parë është që një vend së pari duhet të jetë anëtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN) dhe Bankës Botërore(BB). Sipas tyre, të dyja këto kushte tanimë janë plotësuar kur dihet se ne tanimë më shumë se një vit jemi anëtar me të drejta të plota në këto dy institucione. Ndërsa kriteri i dytë është sigurimi i përkrahjes nga vendet që kanë në pronësi 2/3 e aksioneve në këtë bankë dhe ky kriter tanimë është plotësuar.
- Subvencione për kamatat e kredive bujqësore
- Urgjencë për vende të reja pune
- Jahjaga: Kosova ka resurse të rëndësishme
- 181 milionë euro mallra u importuan nga Shqipëria
- KEK-u në hall
- Zv.kryeministri Pacolli negocion blerjen e hotelit “Grand”
- Ulen pagat në PTK, 7 milionë euro kursim
- AAK-ja mirëpret shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë
- Kosova mbërthehet nga bora dhe moti i lig
- Më 10 shkurt shpallet kompania likuiduese
- Kilovatët në Kosovë, më të shtrenjtit në rajon
- Vështirësohet qarkullimi, shumë aksidente në trafik
- Dy aeroplanë nga Kosova bëjnë ulje të detyruar në Shqipëri
- KEK-u shpall gjendje të jashtëzakonshme
- Të rehabilitohet TEC B, të ndërtohet “Kosova e Re”
- Menxhiqi e padit sërish Komunën e Prishtinës
- Dell: Kosova të punojë për përmirësimin e imazhit
- USAID-i mbështet 18 ndërmarrës të rinj
- Posta lanson “Flakadanët e lirisë”
- Pensionistët kosovarë nuk do t’i humbin kontributet nga Zvicra



ad_d.jpg)


Komente